14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Flamuri francez u ndryshua: të bardhës, që ishte ngjyra e monarkisë, iu shtuan e kuqja

dhe bluja e komunës së Parisit. Një distinktiv trengjyrësh i ngjitur nëpër kapele, u bë

shenja dalluese e revolucionarëve.

Revolucioni shtrihet në fshat. Nga Parisi, kryengritja u shtri në shumë qytete të tjera.

Ngado borgjezet formuan komitete revolucionare dhe ngritën reparte të gardës

kombëtare: kështu ushtarëve të mbretit iu bashkuan edhe qytetarë të armatosur.

Në fshat u përhapën zëra për një komplot të fisnikëve dhe për sulme të mundshme nga

banditë të paguar prej tyre. Fshatarët menduan se kishte ardhur koha të vendosnin drejtësi

kundër zotërinjve të urryer: sulmuan kështjella dhe abaci, dogjën regjistrat ku ishin

shënuar detyrimet e tyre feudale dhe kundërshtuan të paguanin taksa dhe të dhjeta për

prodhimet.

Fundi i regjimit feudal dhe Deklarata e të drejtave të njeriut. Asambleja

kushtetuese, e cila deri atëherë i kishte anashkaluar problemet e popullsisë fshatare, u

detyrua të ndërhynte nga rëndimi i gjendjes: natën e katër gushtit 1789 shpalli fundin e

regjimit feudal dhe shfuqizoi të dhjetat, punën angari dhe shërbimet e detyrueshme.

Pastaj, nën shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratoi një Deklaratë të

të drejtave të njeriut dhe të qytetarit (më 26 gusht), në të cilën shpallej se të gjithë

njerëzit janë të barabartë përpara ligjit (të gjithë paguajnë taksa, zyrat dhe postet janë të

hapura për të gjithë), kanë të drejtën e pronës private, të sigurisë, të lirisë së fjalës, të

shtypit dhe të opinionit.

Gratë marshojnë në Versajë. Por mbreti nuk pranoi t’i miratonte dekretet e

Asamblesë dhe mbante qëndrim armiqësor ndaj revolucionit.

Atëherë, gratë e Parisit u vunë në lëvizje dhe, mëngjesin e 5 tetorit 1789, marshuan

drejt Versajës dhe kërcënuan pallatin mbretëror. Pak orë më vonë ato u pasuan nga mijëra

roja kombëtare dhe një varg i gjatë njerëzish të armatosur. I zënë ngushtë, mbreti i

miratoi dekretet dhe u detyrua të zhvendosej në Paris, në kështjellën Tyilëri, ku populli

mund ta mbante lehtë nën vëzhgim. I shoqëruar me roje, ai mbërriti në Paris me karrocën

mbretërore, i ndjekur nga karroca me grurë dhe miell për popullatën e uritur, të cilat

mbikëqyreshin nga gra të armatosura më kazma, sfurqe dhe revole.

Pas ngjarjeve të tetorit, shumë aristokratë nuk ndiheshin më të sigurt, dhe vendosën të

largoheshin jashtë vendit, qoftë për të shpëtuar jetën, qoftë për të gjetur mbështetje në

monarkitë e huaja kundër Francës revolucionare.

Kushtetuta civile e klerit pranohet nga pakica e priftërinjve. Ndërkohë, gjendja

financiare e vendit ishte keqësuar më tej. Për të mbledhur të holla dhe për të dalë nga

kriza, Asambleja vendosi të shtetëzonte të gjitha pronat e Kishës, të cilat u konfiskuan

dhe u nxorën në shitje. Natyrisht që përfituesit ishin borgjezët e pasur, por edhe shumë

fshatarë arritën të blinin prona të vogla: kështu u krijua në Francë një klasë e madhe

pronarësh të vegjël tokash.

Klerikët, që tashmë nuk i merrnin më të dhjetat, po humbnin edhe tokat, prandaj ngritën

problemin e mbajtjes së priftërinjve dhe peshkopëve. Asambleja vendosi që atyre tu

lidhej një rrogë, me kusht që të shndërroheshin në funksionarë të shtetit dhe të betoheshin

për besnikëri. Por një kusht i tillë, i quajtur kushtetuta civile e klerit, do t’i shkëpuste

priftërinjtë nga autoriteti i Kishës së Romës. Prandaj vetëm shumë pak prej tyre pranuan

të betoheshin. Këta u quajtën “priftërinj të betuar”. Shumë të tjerë, të quajtur “priftërinj të

pabindur”, i mbetën besnik Papës dhe nuk pranuan të betoheshin. Franca e pa veten

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!