14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Asambleja e Shteteve të përgjithshme mblodhi një mijë deputet nga të cilët, pak më shumë se

gjysma, përfaqësonin shtresën e tretë. Të gjithë përfaqësuesit e shtresës së tretë ishin borgjezë,

kryesisht avokatë. Mes tyre nuk kishte asnjë fshatarë, asnjë artizanë.

Shoqëria franceze në prag të revolucionit

Shtresat e privilegjuara 2% (kleri 0,5% fisnikëria 1.50%); janë 2% e popullsisë; zotërojnë 40% të pronësisë

së tokës.

Shtresa e tretë 98% (borgjezia 3%, zejtarët, punëtorët 13%, fshatarët 82%; paguajnë taksat; nuk gëzojnë

privilegje; janë 98% i popullsisë; zotërojnë 60% të pronësisë së tokës (30% borgjezisë; 30% fshatarëve).

Hapja e Përfaqësive të Përgjithshme 5 maj 1789 në një pikturë të A. Kuderit. Mbreti, princat me gjak

mbretëror, fisnikëria, shumë gra mes publikut.

2. Bie Bastia, bien feudalizmi dhe absolutizmi i mbretit.

Përfaqësitë e përgjithshme nuk bjenë dakord për sistemin e votimit. Përfaqësitë e

përgjithshme u mblodhën solemnisht në maj të vitit 1789.

Menjëherë u shfaqën kontrastet lidhur me sistemin e votimit. Sipas zakonit mesjetar,

fisnikëria dhe kleri kërkonin që të votohej “sipas shtresës”, pra çdo shtresë të shprehte

mendimin kolektivisht vetëm me një votë. Në këtë mënyrë, duke zotëruar dy në tre votat,

do ta kishin nxjerrë në pakicë shtresën e tretë. Por kjo e fundit propozonte votën

“vetjake”, pra që çdo deputet të votonte individualisht. Diskutimet vazhduan gjatë dhe

pesë javë kaluan kot, kështu që përfaqësuesit e shtresës së tretë vendosën që të vazhdonin

për llogari të tyre. Ata e shpallën veten Asamble kombëtare dhe nisën të silleshin sikur

të ishin përfaqësuesit e të gjithë kombit.

Formohet Asambleja kombëtare kushtetuese. Mbreti dhe fisnikët kërkuan t’i

pengonin dhe u mbyllën portën e sallës së mbledhjeve. Por deputetët e shtresës së tretë u

zhvendosën në një mjedis tjetër, në të cilin më parë luhej balakorda (një lloj tenisi), dhe u

betuan të mos e shpërndanin asamblenë deri sa të votohej një kushtetutë e re për Francën.

Marrëveshja mori emrin Betimi i Balakordës. Më deputetët e shtresës së tretë u

bashkuan edhe disa përfaqësues të klerit, megjithëse ishin pak, si dhe rreth pesëdhjetë

fisnikë.

Në këtë kohë edhe përfaqësuesit më të vendosur të fisnikërisë dhe të klerit u mblodhën,

me ftesën e mbretit, në një asamble kombëtare, e cila u quajt Asambleja kushtetuese,

sepse duhej të përgatiste kushtetutën e re.

Marrja e Bastijës: bie burgu i shtetit. Ndërkohë mbreti, me pretekstin e ruajtjes së

qetësisë në kryeqytet, po përqendronte trupa të armatosura në Paris dhe në Versajë.

Parisienët ishin lodhur nga mungesa e ushqimeve dhe jeta e shtrenjtë. Për ta, mbërritja e

ushtarëve ishte prova se mbreti dhe fisnikët donin të godisnin me forcë Asamblenë dhe

qytetin. Kështu që menduan të mbroheshin dhe rrëmbyen armët, duke grabitur kazermat

dhe dyqanet e shitjes së armëve.

Më 14 korrik 1789, pikërisht ditën kur çmimi i bukës arriti nivelin më të lartë, një

turmë e përbërë nga dyqanxhinj, ushtarë, mëditës dhe shumë artizanë, sulmoi burgun e

Bastijës, i cili, për popullin, ishte simboli i pushtetit absolut, hyri aty me forcë, e

shkatërroi dhe liroi të burgosurit që u gjendën aty brenda (që në fakt ishin pak).

Një komitet revolucionar mori në zotërim komunën e Parisit dhe, për të mbrojtur

Asamblenë, u formua spontanisht një trupë ushtarake me qytetarë vullnetarë: garda

kombëtare.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!