14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Populli i Parisit në dritare mbështet revolucionin.

Betimi i lojës së tenisit. Historia e kësaj pikture lidhet me ngjarjet e revolucionit francez. Piktorit Zhak-Lui

David iu porosit kjo tablo që paraqet betimin e tenisit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1789, që

duhet të bëhej simbol i vetë revolucionit. Kur piktori i dha fund bocetit, 1793, Franca po përjetonte

periudhën e Terrorit: revolucionarët në pushtet kishin ide ekstremiste dhe shumë nga pjesëmarrësit në

betim konsideroheshin armiq të atdheut. Prandaj dhe tabloja mbeti e papërfunduar.

Tre rendet e shoqërisë.

Komento figurat dhe përgjigju pyetjeve:

Cili nga tre rendet është i shtypur?

Cilët janë rendet e privilegjuar?

Çfarë simbolizojnë zinxhirët e këputur?

A kishte drejtësi midis të tre rendeve?

1. Shoqëria franceze në prag të revolucionit

Privilegjet dhe pabarazia shoqërore. Nga fundi i viteve 1700, Franca kishte rreth 26 milion

banorë, të ndarë në tre shtresa tradicionale: kleri, fisnikëria dhe shtresa e tretë.

Kleri dhe fisnikëria, së bashku, përbënin më pak se 2 për qind të popullsisë, por zotëronin

shumicën e tokave, nuk paguanin taksa - ose paguanin shumë pak - dhe gëzonin privilegje të

ndryshme.

Edhe brenda secilës prej tre shtresave ekzistonin dallime të mëdha. Mes fisnikëve, kishte nga

ata që nuk ishin të pasur, madje mezi mbaheshin nga varfëria. Në shtresën e klerikëve, kleri i

lartë, që përbëhej nga peshkopët dhe abatët, shpesh me origjinë aristokrate, zotëronte shumë

pasuri, ndërsa kleri i ulët (priftërinjtë dhe murgjit e fshatrave) jetonte në varfëri. Por dallimet më

të mëdha se dy të parat gjendeshin në shtresën e tretë: në të bënin pjesë borgjezët e pasur

(gjykatës, avokatë, intelektualë...), banorët e qyteteve (artizanët, dyqanxhinjtë, çirakët e

dyqaneve, punëtorët...) dhe të gjithë banorët e fshatit (fshatarë, pronarë të vegjël, mëditës,

barinj), të cilët përbënin dhe masën më të madhe të popullsisë. Fshatarët jetonin në kushtet e

varfërisë. Paguanin shumë taksa - taksa për shtetin, të dhjetën për kishën, taksa të ndryshme për

zotërinjtë vendorë - u duhej të punonin falas për mirëmbajtjen e rrugëve si dhe rekrutoheshin

ushtarë për ushtrinë.

Franca përballet me krizën bujqësore dhe financiare. Nga viti 1786 deri më 1788, prodhimi

i drithit ishte shumë i ulët dhe çmimi i bukës, ushqimi kryesor për popullin, u rrit jashtëzakonisht.

Kështu që në fshat dhe në qytet u përhap pakënaqësia dhe plasën trazira të rënda. Edhe më e

rëndë qe, në ato vite, kriza financiare që përfshiu Francën. Shpenzimet e shtetit ishin rritur pa

ndërprerë që nga koha e Mbretit Diell për shkak të luftërave, luksit të oborrit dhe numrit gjithnjë

në rritje të funksionarëve shtetërorë. Ndihma që iu ishte dhënë kolonive angleze në luftë kundër

atdheut të tyre (10.2) i kishte shterur mundësitë financiare të vendit. Shteti ishte në deficit, pra

paratë që dilnin ishin më të shumta se ato që hynin: rreth 20 për qind në vitin 1788. Por taksat që

rëndonin më së shumti mbi shtresën e tretë nuk mund të shtoheshin më. Për të dalë nga deficiti

mbetej vetëm një rrugë: të paguanin taksa që të gjithë, edhe ata të privilegjuar që ishin përjashtuar

prej tyre, si fisnikët dhe kleri.

Luigji XVI mbledh Përfaqësitë e përgjithshme. Por fisnikët e mbrojtën me këmbëngulje

gjendjen e tyre të privilegjuar duke thënë se vetëm Përfaqësitë e përgjithshme, pra asambleja e

formuar nga përfaqësuesit e të tria shtresave, mund të miratonte vendosjen e taksave të reja. Për të

dalë nga kjo gjendje, mbreti Luigji XVI vendosi në fund të thërriste Rendin e përgjithshëm, që

sovranët në Francë nuk e kishin thirrur prej gati dy shekujsh.

Lajmi i kësaj mbledhjeje ngjalli interes në tërë Francën. Çdo grup shoqëror shpresonte që

asambleja të realizonte dëshirat e saj. fisnikët kërkonin të dobësonin absolutizmin e mbretit dhe

të forconin pushtetin e tyre; shumica e borgjezëve dëshironin të shfuqizonin privilegjet e

fisnikëve dhe t’i jepnin Francës një kushtetutë; fshatarët donin të çliroheshin nga shtypja

feudale e zotërinjve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!