14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Toka të tjera u morën me forcën e armëve. Ajo që humbi ishte republika e Meksikës, me të

cilën Shtetet e Bashkuara hynë në konflikt për çështjen e kufijve pasi kishin aneksuar Teksasin

(1845). Lufta zgjati për dy vjet (1846-48) dhe në fund, Shtetet e Bashkuara, fitimtare, pushtuan të

gjitha territoret meksikane në veri të Rio Grandes (mes të cilave edhe shtetet e Kalifornisë,

Nevadës dhe Arizonës).

Përparimi drejt perëndimit shkakton shfarosjen e indianëve. Me përparimin e vijës kufitare

– vijës ku të bardhët vendoseshin hap pas hapi – lëkurëkuqtë dëboheshin nga tokat e tyre dhe

shtyheshin përherë e më tepër drejt perëndimit.

Për të çliruar zotërimet e reja nga kërcënimi i tyre, fise të tëra indiane u dëbuan me mijëra

kilometra larg nga ngujimet e të bardhëve, në territoret në perëndim të Misisipit që ishin të

shkreta e pothuajse të pabanueshme. Përplasjet me indianët u bënë veçanërisht të dhunshme në

dhjetëvjeçarët e fundit të viteve 1800, sepse, gjatë atyre viteve, kolonizimi i perëndimit të largët

përfshiu një numër të madh njerëzish.

Lëkurëkuqtë iu kundërvunë me forcë pushtimit të tokave të tyre, por përplasjet me kolonët dhe

me ushtrinë amerikane, sëmundjet (shpesh të sjella nga të bardhët) dhe kasaphana e bizonëve –

kafshë nga të cilat varej ekzistenca e tyre dhe që gjuetarët e bardhë i vranë me mijëra – sollën në

fund shfarosjen gati të plotë të tyre.

Hartë. Vija territoriale e Shteteve të Bashkuara

Vija e kufirit u zhvendos me shpejtësi të madhe nga lindja deri në oqeanin Paqësor. Ideja e “kufirit” ka

mbetur e rëndësishme në historinë amerikane.

Territori i kolonive të origjinës 1776. territoret e dhëna Anglisë 1783. Territoret e Luizianës të fituara

Francës 1803. Territoret e Floridës të dhëna Spanjës 1819. Territoret e Teksasit të aneksuara në vitin 1845.

Territoret e dhëna Meksikës 1848-1853. Territoret e Oregonit 1846.

Fjalët kyç: Kolonitë angleze të Amerikës, Atdheu i origjinës, Kongres, Pushtimi i Perëndimit (Uestit);

Kufiri.

Tryeza kronologjike: 1607-1733- formimi i trembëdhjetë kolonive angleze të Amerikës; 1756-1763-lufta

e shtatë vjetëve; 1773-në Boston kolonët hedhin në det një ngarkesë angleze të çajit; 1775-1783- lufta

amerikane e pavarësisë; 1781-humbja e anglezëve në Jorktaun; 1783-Britania e Madhe njeh pavarësinë e

Shteteve të Bashkuara; 1787-Kushtetuta e SHBA, 1803-1819-1867- blerja e Luizianës, Floridës, Alaskës;

1846-1848-lufta ndërmjet SHBA dhe Meksikës për aneksimin e Teksasit.

Orientohu në hapësirë

Ngjyros hartën skicë të SHBA sipas treguesve të legjendës

Hartë. Shtrirja territoriale e SHBA

Shiko të dhënat e hartës së mësimit (më sipër).

Tema 3 - 4

Franca në prag të revolucionit.

Revolucioni francez. Përmbysja e regjimit absolut

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Era simbolizon erën e re të lirisë që po frynte në Francë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!