14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ushtri të vërtetë, efikase dhe fitimtare. Ndërsa Benxhamin Frenklini, shpikësi i rrufepritësit,

kishte ndërmarrë një udhëtim nëpër Evropë për të mbështetur kauzën e amerikanëve kundër

qeverisë angleze.

Në vitin 1777, kolonët korrën fitoren e parë të madhe në Saratoga. Atëherë, Franca dhe Spanja

e, më pas, edhe Holanda, i shpallën luftë Anglisë, me shpresën se do të merrnin territoret

amerikane që kishin humbur dikur dhe t’i jepnin një grusht vdekjeprurës tregtisë angleze.

Ndërhyrja e tyre qe e rëndësishme për fatet e luftës: anglezët u mundën përfundimisht në Jorktaun

(1781) nga një ushtri gjysmë amerikane e gjysmë franceze.

Lindin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me traktatin e Versajës, Britania e Madhe u detyrua

të njihte, më 1783, pavarësinë e kolonive dhe t’u jepte atyre një territor të gjerë përtej maleve

Apalashe.

Shteti i ri mori emrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (United States of America, shkurt USA).

Kongresi vendosi që flamuri i trembëdhjetë shteteve të kishte trembëdhjetë shirita të kombinuar

të bardhë e të kuq dhe që bashkimi të simbolizohej nga trembëdhjetë yje të bardha mbi një sfond

blu. Sot, flamuri përmban pesëdhjetë yje, sepse shtete të tjera iu shtuan bërthamës fillestare të

trembëdhjetë kolonive atlantike.

Xhorxh Uashingtoni kapton lumin Delaver në vitin 1776 me ushtrinë amerikane, në një pikturë të luftës

për pavarësinë amerikane të vitit 1851. E.G. Leutze.

Xhorxh Uashington në një pozë heroike, vendos t’i sulmojë anglezët në mes të dimrit duke shkuar ndesh

me mënyrat e luftimit të kohës.

Dy burra rreken të mbajnë flamurin me shirita dhe yje; tërë piktura synon të japë thelbin e misionit ku janë

përfshirë njerëzit.

3 Shtetet e Bashkuara shtrihen në perëndim: shfarosja e indianëve

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Tani mbetej të përcaktohej organizimi politik i shtetit të

ri. Vendimi mori shumë kohë sepse ish kolonitë i trembeshin një pushteti qendror të fortë, i cili

mund të dëmtonte interesat e tyre. Në fund, në vitin 1787, përfaqësuesit e trembëdhjetë shteteve u

mblodhën dhe ranë dakord për tekstin e një kushtetute që, pavarësisht disa ndryshimeve,

qëndron ende dhe sot në themelet e shtetit amerikan.

Shtetet e Bashkuara janë, që prej asaj kohe, një federatë, pra një bashkim shtetesh. Çdo shtet ka

ligjet dhe gjykatat e tij, por që të gjithë varen nga një qeveri qendrore të quajtur qeveria federale,

e cila merret me çështje të interesit të përgjithshëm: politikën e jashtme, mbrojtjen, tregtinë,

financat. Pushteti legjislativ iu besua kongresit; pushteti gjyqësor magjistraturës, në krye të së

cilës qëndron gjykata e lartë; pushteti ekzekutiv një presidenti, i cili zgjidhet çdo katër vjet dhe

ka pushtet të madh.

Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara ishte Xhorxh Uashingtoni. Prej tij e mori emrin

kryeqyteti i ri, i përuruar në vitin 1801.

Populli amerikan pushton perëndimin. Pas luftës fitimtare të pavarësisë, shtrirja e popullit

amerikan drejt perëndimit (West, në gjuhën angleze), rinisi me një vrull të ri. Anglia tani nuk i

kundërvihej dot më përparimit të kolonëve (10.2) dhe, shteti amerikan, me një nga ligjet e tij të

para, u lejonte të gjithëve të zotëronin tokat e reja pas pagesës së një shume të vogël të hollash.

Kështu, një lumë pionierësh u derdh drejt perëndimit, duke nisur kështu të ashtuquajturin pushtim

të perëndimit dhe i cili, brenda pak dhjetëvjeçarësh, i nxori amerikanët në brigjet e Paqësorit.

Formimi territorial i Shteteve të Bashkuara. Disa toka u morën nëpërmjet pagesës. Në vitin

1803, qeveria e Shteteve të Bashkuara mori nga Franca Luizianën, një territor me kufij të paqartë

që shtrihej në perëndim të Misisipit. Disa toka të reja u morën ën vitin 18019, kur Spanja i dha

SHBA-së Floridën dhe në vitin 1867, kur cari i Rusisë i shiti Shteteve të Bashkuara territorin e

Alaskës, pasuritë e së cilës në ar dhe naftë, nuk njiheshin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!