14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Hartë. Trembëdhjetë kolonitë. Kolonia e parë angleze e Amerikës veriore ishte Virxhinia, e themeluar në

vitin 1607; e fundit ishte Xhorxhia, e themeluar në vitin 1773.

Qyteti i Savanës, në Xhorxhia, fillimi shekullit XIX.

Baltimora, Merilend dhe fermat përreth në vitin 1752.

Nju Jorku u themelua në vitin 1626 nga holandezët me emrin Amsterdami i Ri; ndërroi emër në vitin 1664

kur kaloi në duart e anglezëve.

2 Kolonitë e Anglisë: Lufta amerikane e pavarësisë

Shkaqet e pakënaqësisë së kolonëve ndaj Anglisë. Ligji anglez i detyronte kolonët amerikanë

që prodhimet – lëkurë, drithëra, hekur, duhan, sheqer, pambuk – t’ia shisnin vetëm atdheut të

tyre, pra Britanisë, dhe u ndalonte të ngrinin ato lloj industrish që mund t’i bënin konkurrencë

Anglisë. Kështu, qe i ndaluar prodhimi vendas i copave të leshta e stofrave.

Këto ligje e ndihmonin mjaft Anglinë por kolonët kishin interes t’ua shisnin prodhimet e tyre

edhe vendeve të tjera (për të fituar më shumë) dhe t’i prodhonin vetë sendet e nevojshme (sepse

kushtonin më pak). Përveç kësaj, rritja e popullsisë i detyronte kolonët të shtriheshin drejt

perëndimit, por Britania e Madhe i trembej përplasjes me fiset indiane, të përhapur nëpër fushat

përtej maleve Apalashe, prandaj e frenonte këtë shtrirje të të bardhëve.

Kolonët rebelohen. Marrëdhëniet mes kolonëve dhe atdheut të tyre të origjinës u përkeqësuan

pas luftës shtatë vjeçare, kur Anglia u gjend para detyrës për të mbrojtur dhe administruar në

Amerikë një territor tepër të madh: trembëdhjetë kolonitë, Kanadanë dhe disa zotërime të tjera.

Qeveria britanike mendoi se do ishte më e drejtë që vetë kolonët të paguanin për shpenzimet e

qeverisjes dhe të mbrojtjes së tyre, duke paguar disa taksa. Kështu, më 1765, u imponoi atyre

zbatimin e një pulle-takse për të gjitha dokumentet, librat dhe gazetat. Ky ndryshim nuk u prit

mirë, sepse, deri atëherë, taksat vendoseshin nga asambletë vendore, jo nga Londra. Prandaj

kolonët nuk pranuan të bindeshin. Ata e dinin mirë se kushtetuta angleze e ndalonte vendosjen

e taksave mbi qytetarët, pa miratimin e përfaqësuesve të tyre në parlament. Meqë në parlamentin

e Londrës nuk kishte përfaqësues të tyre, atëherë taksa ishte e paligjshme, thanë ata. Kolonët jo

vetëm që vendosën të mos bindeshin, por edhe të bojkotonin, pra të mos pranonin të blinin

mallrat që silleshin nga Anglia, mbi të cilat qeveria angleze kishte vendosur taksa të reja. Në vitin

1773, disa qytetarë të Bostonit, të veshur si lëkurëkuqtë, e shprehën kundërshtimin e tyre kundër

atdheut duke hedhur në det të gjithë ngarkesën e tri anijeve angleze që kishin sjellë çaj.

Londra reagoi ashpër, duke mbyllur portin e Bostonit e duke dërguar në Amerikë trupa

ushtarake për të shtypur rebelët.

Trembëdhjetë kolonitë shpallin pavarësinë. Në këto kushte, përfaqësues të trembëdhjetë

kolonive u mblodhën në Filadelfia në një asamble, që u quajt kongres, dhe vendosën të

ndaheshin nga vend ii tyre i origjinës duke u bërë të pavarur. Deklarata e Pavarësisë, e shkruar

nga Tomas Xhefersoni, u miratua në kongresin e dytë, më 4 korrik 1776. Qysh atëherë, 4 korriku

është festa kombëtare e Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë përmbante tri pika kryesore: 1) të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë

dhe kanë të drejtë të jetojnë, të jenë të lirë dhe të kërkojnë lumturinë; 2) qeveritë vendosen për të

garantuar këto të drejta; 3) kur një qeveri vepron në kundërshtim me këto të drejta, është e drejta

e popullit ta shkarkojë dhe të vendosë një qeveri të re.

Këto ishin ide iluministe mbi të cilat po krijohej shteti i ri amerikan.

Në luftën e pavarësisë, kolonët sfidojnë atdheun e tyre. Deklaratën e Pavarësisë e pasoi

menjëherë lufta, e cila, në fillim, qe shkatërrimtare për kolonët. Anglezët zotëronin trupa të

stërvitura, mbështeteshin nga kolonët “besnikë” ndaj atdheut dhe nga disa fise indiane të cilët

shpresonin të ndalnin përparimin e të huajve në tokat e tyre. Kolonët e rebeluar luftonin me

guxim por nuk ishin mësuar as me fushata të gjata ushtarake dhe as me disiplinën e ushtrisë. I

takoi gjeneralit Xhorxh Uashington detyra për t’i shndërruar këto trupa të padisiplinuara në një

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!