14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Flamujt në rrjedhën e kohës mund të këmbehen e të ndryshojnë.

1. Në flamurin e parë, sa shirita të bardhë dhe të kuq janë? Po yje sa janë? Pse?

2. Ballafaqoji të dy flamujt, çfarë ka ndryshuar? Përse?

1 Trembëdhjetë kolonitë angleze të Amerikës

Një luftë që zgjati gjashtë vjet për zotërimin e deteve dhe kolonive.

Në vitet që pasuan paqen e Akuisgranës, shpërtheu një luftë e re e quajtur lufta shtatëvjeçare,

sepse zgjati nga viti 1756 deri më 1763. Palët që luftonin ishin, nga njëra anë Anglia dhe Prusia,

dhe nga tjetra Franca, Austria, Rusia dhe, më vonë, Spanja.

Këtë radhë në lojë ishte zotërimi i deteve dhe i kolonive, nga ana e Anglisë dhe e Francës.

Prandaj lufta shtatëvjeçare u zhvillua si në Evropë, ashtu edhe në Inditë lindore dhe perëndimore,

duke marrë përmasa vërtet botërore.

Për Francën, konflikti përfundoi me disfatë. Nëpër koloni, ajo u mund nga anglezët dhe, me

paqen e nënshkruar në Paris, më 1763, ajo i dha fund luftës duke lënë në duart e Anglisë të gjithë

Kanadanë dhe gati të gjithë zotërimet e saj në Amerikën veriore. Anglia mori edhe Floridën

përkohësisht nga Spanja, e cila ishte futur në luftë përkrah Francës.

Perandoria koloniale britanike tani ishte më e gjerë dhe shtrihej në të gjithë kontinentet, edhe në

Australi, ku kolonia e parë angleze u vendos në 1788. Bëhej fjalë për një koloni me të dënuar me

punë të detyruar.

Si lindën kolonitë angleze të Amerikës.

Në Amerikën e veriut, Anglia zotëronte trembëdhjetë koloni, të gjitha nga ana e oqeanit

Atlantik, që i kishte zënë mes viteve 1607 dhe 1733. Rreth vitit 1775, këto trembëdhjetë koloni

numëronin rreth dy milion e gjysmë banorë dhe popullsia vazhdonte të rritej. Kolonët ishin, në

pjesën më të madhe, anglez, por nuk mungonin as irlandezët, suedezët, polakët dhe gjermanët.

Mes tyre kishte anglikanë, puritanë, luterianë, katolikë, hebrenj dhe përfaqësues të shumë sekteve

të tjera (grupime të vogla fetare).

Arsyet për të cilat shumë njerëz linin botën e vjetër dhe përballeshin me fatin në një kontinent

të panjohur ishin të shumta. Kolonët anglez që zbarkuan në Virxhinia në 1607 ishin, më së

shumti, aventurier që i tërhiqte ëndrra për arin. “Etërit pelegrinë” që u vendosën në Masaçusets

më 1620 ishin puritanë, të persekutuar në Angli nga Karli I për shkak të fesë. Xhorxhia u

popullua në fillim nga një grup të dënuarish për vjedhje dhe krime të tjera, të cilëve iu ofrua të

nisnin një jetë të re në botën e re.

Trembëdhjetë kolonitë ishin shumë të ndryshme mes tyre.

Mes pesë kolonive të jugut dhe atyre të qendrës e të veriut, ekzistonin dallime të mëdha

ekonomike dhe shoqërore. Në jug gjendeshin plantacione të pasura me duhan, kallamsheqeri

dhe pambuk. Latifondistët e mëdhenj ishin të pakët, jetonin në vila të bukura, të rrethuar nga

shërbëtorë të shumtë me ngjyrë dhe ruanin zakonet e fisnikërisë angleze të fshatit prej së cilës

rridhnin. Krahu i punës nëpër plantacione përbëhej nga skllevërit e zinj të cilët, në 1775, përbënin

më shumë se një të katërtën e të gjithë popullsisë, por nuk gëzonin asnjë të drejtë. Në qendër dhe

në veri mbizotëronte prona e vogël. Shumica e kolonëve bënte një jetë modeste, madje dhe të

varfër. Nëpër fermat e vogla, familjet e bujqve punonin shumë për të nxjerrë nga duart gjithçka që

ju duhej për të jetuar: jo vetëm prodhimet e tokës, por edhe shtëpinë, veshjet dhe mjetet e punës i

prodhonin vetë. Shumë prej tyre ishin peshkatarë, artizanë, tregtarë. Në qendër dhe në veri

ndodheshin qytetet më të populluara dhe më të gjalla (Filadelfia, Nju Jorku, Bostoni), ku ishin

ngritur industri të vogla dhe të cilët ishin qendra tregtare mes kolonive dhe me Anglinë.

Marrëdhëniet me indianët apo lëkurëkuqtë.

Me popullsitë indigjene, indianët apo lëkurëkuqtë, në fillim kolonët kishin marrëdhënie mjaft

miqësore. Por zhvillimi i shpejt i kolonive dhe përparimi i kolonëve drejt perëndimit, shkaktuan

një varg luftërash të pashmangshme që u mbyllën vetën në vitet 1800.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!