14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

quajtur si një shenjë prapambetjeje. Politika e tij ushtarake synoi t’iu merrte suedezëve kontrollin

e Baltikut dhe të fitonte një dalje në det. Pjetri e arriti këtë qëllim, duke mundur në vitin 1709

ushtrinë suedeze pranë Poltavës. Në brigjet e lumit Neva, në afërsi të Baltikut, Pjetri krijoi një

qytet të ri që u quajt Shën Peterburg: ai u bë kryeqyteti i ri i Rusisë, në vend të Moskës, që

konsiderohej shumë larg detit dhe shumë aziatike.

Në vitin 1725, Kur Pjetri vdiq, Rusia ishte tashmë një shtet i fuqishëm, që do të luante një rol të

dorës ssë parë në ngjarjet evropiane.

Një careshë “iluministe”, Katerina e Madhe. Në vitin 1762 u ngjit në fron Katerina II e Rusisë

(1762-96), që u bë careshë falë një komploti në dëm të carit Pjetri III, kushëri dhe i shoqi i saj.

Politika e tij e jashtme, tejet agresive, i zgjeroi kufijtë e shtetit dhe i dha titullin “Katerina e

Madhe”.

Pavarësisht ideve të saj iluministe dhe reformave që ndërmori gjatë mbretërimit të saj, u rritën

privilegjet e pronarëve të tokës në dëm të bujkrobërve. Jo më kot në periudhën e mbretërimit të

Katerinës shpërtheu një kryengritje e madhe e fshatarëve: prijësi i tyre, kozaku Pugaçov, bëri

emër dhe tërhoqi shumë njerëz pas, duke u premtuar heqjen e bujkrobërisë

(Hartë). Ekspansioni i Prusisë në vitet 700. Ne zonat lindore, Pomerania dhe Silezia, nisi një vepër e

vrullshme gjermanizimi me investime të industri, ekonomi, arsim dhe formimin e kuadrove burokratikë dhe

ushtarakë.

Pjetri i Madh po i pret mjekrën një bojari në një skicë popullore të shekullit XVIII.

Fjalët kyç: iluminizëm, enciklopedi, opinion publik, ndarje e pushteteve, sovranitet, despotizëm i

iluminuar, reformë.

Tryezë kronologjike: 1689-1725-mbretërimi i carit Pjetri i Madh; 1740-1780-mbretërimi i Maria Terezës

së Austrisë; 1740-1786-mbretërimi i Frederikut II të Prusisë; 1748-paqja e Akuisgranës; 1751-1772-botimi

i Enciklopedisë; 1762-1796-botimi i esesë I të drejtave dhe dënimeve, Cezare Bekaria; 1786-Pjetër

Leopoldi i Toskanës heq dënimin me vdekje.

Organizo informacionet

Cili ishte mendimi politik i Monteskjësë, Rusosë, Volterit? Vër një kryq në kutinë e duhur

Tre pushtetet (legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor)

Sovraniteti i përket popullit

Sovrani duhet të udhëhiqet nga arsyeja

Vetëm popullit i takon të votojë ligjet

Sovrani i iluminuar duhet të ndërmarrë reforma

Forma më e mirë e qeverisjes është monarkia e llojit anglez.

Tema 2

Krijimi i SHBA

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Përfaqësuesit e trembëdhjetë kolonive të mbledhur në Filadelfia në një kongres, 4 korrik 1776,

nënshkruajnë Deklaratën e pavarësisë. Pikturë e Xhon Trambullit.

Flamuri i SHBA

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!