14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tregimet mund të luajnë një sërë rolesh në kurrikulin e historisë:

• Tregimet historike mund të përdoren si burime historike gjatë orës së mesimit. Biografia e

shpjegimit të bekgraundeve të njerëzve do të jetë një komponent me shumë rëndësi në

programet e historisë të të gjitha niveleve. Kurrikuli vendos një stres të konsiderueshëm,

lidhur me nevojën për të përfunduar biografitë për figurat kombëtare dhe ndërkombëtare, si

dhe biografitë e njerëzve të cilat janë ilustrative në një shkallë të gjërë të eksperiencave

njerëzore. Shumë shpesh në të kaluarën liderat politik dhe ushtarak, shumica meshkuj , kanë

dominuar në koleksionin e njerëzve me famë. Historitë duhet të tregohen edhe mbi jetët e

grave dhe burrave që kanë bërë dhe janë duke bërë ose janë duke kontribuar në aspektet e

tjera të përpjekjeve njerëzore si në zhvillimin social, teknik, shkencor, kulturor dhe artistik.

• Një tregim historik mund të përdoret si një stimulues për prezantimin e një pjese të mësimit;

për shembull tek historia e besimeve fetare në Shqipëri, tregimi për ndërtimin e xhamisë së

Ethem Beut në Tiranë dhe më pas dikutimi që vijoi ishte një prezantim ideal për besimtarët

myslymanë.

• Tregimet historike mund të përdoren si materiale didaktike pjesë e një pune të gjërë mbi

temën historike. Veçanerisht në klasat tetë dhe nëntë të 9-vjeçares, studimi i një periudhe

mund të pasurohet shumë duke treguar dhe lexuar tregime të ndyshme për periudha të

caktuara historike. Shpjegimet e dëshmitarëve dhe historitë e trilluara e të thurura rreth

ngjarjeve historike dhe karaktereve (real ose imagjinar) mund të mdihmojë fëmijët të bëjnë

një kapërcim nga e tashmja në konteksin e periudhës në fjalë.

• Tregimet historike mund të rrisin zhvillimin e vlerave të rëndësishme dhe sjelljve dhe

qëndrimeve të nxënësve.Duke përmbledhur tregime historike në perspektivë, duke përfshirë

ato me fe të ndryshme dhe popujt etnikë, komunitetet dhe njerëzit me bekgraunde sociale të

ndryshme, etj, do të inkurajojnë vlerësimin e fëmijëve për këto ndryshime në jëtën e njerëzve

dhe do të rrisë sjelljen tolerante dhe respektin e gjithanshëm.

• Tregimet historike janë një mjet i rëndësishëm për transmetimin e trashëgimisë kulturore.

Mitet dhe legjendat mund të shfaqen jo të përshtatshme me shpjegimet e episodeve historike,

ato kanë ardhë tek ne nga historitë e thëna me gojë nga shoqëritë e lashta. Ndërkohë,

sigurisht, trillimi dhe alegoria shprehin të vërteta rreth vlerave dhe besimeve të këtyre

njerëzve. Për më shumë këto histori formojnë një pjesë të kulturës sonë të trashëguar dhe

ideve të ndryshme. Legjendat dhe mitet do të kenë rolin e tyre në programin e historisë dhe jo

vetëm për shkollën fillore por dhe atë 9-vjeçare.

Tregimet historike për nxënësit e shkollës fillore

Një tregim historik i shkurtër nga e kaluara i treguar mirë, është shumë efektiv dhe një nga

teknikat më të thjeshta të të mësuarit. Megjithatë, duke qënë një art kompleks,

duhen patur parasysh disa hapa.

• Hapi i parë. Parapregatitja e mësuesit

Parapregatitja është tërësisht e domosdoshme për të patur sukses gjatë përdorimit të

tregimeve historike. Duke zgjedhur ngjarjet dhe karakteret, të cilat do të jenë subjekti i

shpjegimit, tregimet historike duhet të paraqesin sa më shumë versione të historisë që të jetë e

mundur. Informacioni rreth periudhës, duke përfshirë detajet e thjeshta dhe praktike të jetës së

njerëzve, mund të mos duken mirë në versionin final të historisë por ato e ndihmojnë mësuesin e

historisë të imagjinojë dhe rikrijojë periudhën historike për nxënësit.

• Hapi dytë. Hartimi i një plani mësimor.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!