14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Me Adam Smithin lind një doktrinë e re ekonomike që do të marrë përhapje të gjerë dhe për të

cilën do të flasim sërish: liberizmin.

NDARJA E PUSHTETEVE - MONTESKJË

Filozofi Volter në një figurë argjile e vitit 1733.

3. Idetë iluministe ndikojnë te shumë sovranë evropianë: reformat

Idetë e iluministëve u mirëpritën nga shumë sovranë evropianë, si Frederiku II i Prusisë, nxënës

dhe mik personal i Volterit, Maria Tereza e Austrisë dhe biri i saj Jozefi, caresha Katerina II e

Rusisë, që merrte këshilla nga Didëroi dhe në Itali, Leopoldi, grandukë i Toskanës dhe Karli III

i Burbonëve, mbret i Napolit.

Në gjysmën e dytë të viteve 700 këta “despotë të iluminuar” futën reformat, me një fjalë

ndryshime graduale që kishin për qëllim përmirësimin e shtetit, duke e bërë më efikas dhe

modern.

Në Toskanë, për shembull, granduka Pjetër Leopold, në vitin 1786 hoqi torturën dhe dënimin

me vdekje. Në Milano perandoresha Maria Tereza realizoi një kadastër, pra bëri një regjistrim të

përgjithshëm të shtëpive dhe truallit që u përkisnin shtetasve, që të mund të vinte taksa sa më me

drejtësi.

Disa sovranë u përpoqën të modernizojnë bujqësinë dhe të luftojnë analfabetizmin, duke

mbështetur ngritjen e shkollave publike laike: në gjysmën e dytë të viteve 700 arsimi publik pati

një zhvillim të madh.

Princat “e iluminuar” shpesh veprojnë në interes të tyre. “Despotët e iluminuar” nuk reshtën

së qeni sovranë absolutë dhe shpesh më shumë se për mirëqenien e shtetasve e vrisnin mendjen

për forcimin e pushtetit të tyre në dëm të fisnikërisë, klerit dhe “shtresave të privilegjuara” të

dikurshme.

Shumë prej tyre ua hoqën fisnikëve privilegjet feudale, i çliruan fshatarët nga bujkrobëria dhe

detyrimi i angarisë, por njëherësh forcuan pushtetin mbi fisnikërinë e dobësuar.

Ose dobësuan pushtetin ekonomik të Kishës dhe për këtë shtinë në dorë pasuritë e Kishës dhe

luftuan urdhrat fetarë që i gjykuan të padobishëm ose të dëmshëm për shoqërinë. Sidomos jezuitët

u përndoqën në shumë vende.

Idetë iluministe u përhapën edhe në Itali. Në Itali qendrat iluministe më aktive dhe të gjalla

ishin dy: Napoli dhe Milano.

Në Napoli vepronin juristë me famë, si Antonio Gjenovezi dhe Gaetano Filanxheri. Në Milano

mendimtarët iluministë. Në Milano mendimtarët iluministë, të mbledhur rreth figurës së Pietro

Verrit, shkencëtar, ekonomist dhe njeri i politikës, krijuan një shoqatë kulturore, që mori emrin

Akademia e Grushtave. Botuan edhe një gazetë që u titullua “Il caffe”, sepse donte të kishte mbi

shoqërinë të njëjtin efekt nxitës që kishte edhe kafeja në organizmin e njeriut.

Nga grupi milanez bënte pjesë Cezare Bekaria, që në vitin 1764 botoi esenë Për krimet dhe

vuajtjet, vepra më e shquar e iluminizmit italian, ku autori tregonte me argumente të ndezur dhe

mbresëlënës, padobishmërinë e torturës dhe dënimit me vdekje. E përkthyer në shumë gjuhë,

eseja ndihmoi në ndryshimin e ligjeve dhe procedurat gjyqësore të disa shteteve, ndër të cilat

grandukati i Toskanës dhe perandoria e madhe austriake.

Frederiku i Prusisë në tryezë. Në të majtë, në profil, është filozofi Volter.

4. Shtetet e vjetër dhe të rinj në Evropën që ndryshon.

Fuqitë evropiane u ndeshën në tri luftëra për “trashëgiminë e fronit”. Në fillim të viteve 700,

mbretërit ishin ende të bindur që shtetet përbënin një pasuri private që mund t’iu lihej trashëgim

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!