14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në emër të arsyes, që bën bashkë të gjithë njerëzit, ndiheshin “qytetarë të botës” dhe shpallnin

barazinë e të gjithë popujve dhe racave. Pas vitesh të tërë fanatizmi dhe luftërash fetare, ata

lartësonin tolerancën, pra shpirtin e mirëkuptimit për idetë, fetë dhe zakonet të ndryshme nga të

tyret, dënonin luftën, gjuetinë e shtrigave dhe në emër të arsyes që vëllazëron tërë njerëzit,

tregtinë e skllevërve.

Kritika e tyre drejtohej edhe kundër feve, sidomos kundër fesë katolike, që akuzohej si ushqyese

e paragjykimeve dhe besëtytnisë. Disa iluministë vetëshpalleshin ateistë, pra mohonin

ekzistencën e Zotit; të tjerë, më të shumtë në numër, ishin deistë, pra besonin në një qenie

supreme, por refuzonin dogmat dhe autoritetin e Kishës.

Iluministët botojnë Enciklopedinë. Për të përhapur dijet iluministët francezë ndërmorën

përgatitjen e një vepre kolosale, Enciklopedinë, pra një përmbledhje të gjithë arsyeve njerëzore në

fushën shkencore, teknike, historike, letrare, muzikore. Kjo punë e krye sidomos nën kujdesin e

Deni Didërosë; bashkëpunëtorët qenë të shumtë dhe ndër ta figuronin iluministët më të shquar të

kohës, si Volteri, Rusoja, D’Alemberi.

Në të vërtetë Enciklopedia nuk ishte thjesht një vepër informacioni, sepse autorët merrnin

përsipër edhe të bindnin publikun e gjerë për vlershmërinë e ideve iluministe. Botimi hasi në

shumë pengesa dhe rezistencë: qeveria franceze e ndaloi plot dy herë botimin dhe dy vëllimet e

fundit dolën në mënyrë klandestine. Pavarësisht kësaj Enciklopedia u botua e tëra, në periudhën

1751-1772 dhe arriti një sukses të madh si në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës, ku

frëngjishtja ishte tashmë gjuhë e njerëzve të kulturuar.

Gazetat, sallonet, kafenetë përhapin ide iluministe. Librat, gazetat (që dolën që në vitet 700),

udhëtarët që plotësonin arsimimin e tyre duke udhëtuar nëpër Evropë, përhapën ngado idetë e

iluministëve. Sidomos gazetat patën në vitet 700 një zhvillim të madh. Ato ishin thjesht fletë, apo

fletë të palosura dhe nuk dilnin rregullisht, por informonin për ngjarjet më të rëndësishme, mbi

ecurinë e bursës, merreshin me shfaqjet dhe jetën e përditshme. Në Angli, ku në fund të viteve

700 ishte shfuqizuar censura mbi shtypin, u shfaqën gazetat e para politike.

Për të lexuar gazetat dhe për të diskutuar rreth tyre, shumë borgjezë takoheshin në kafene, që

lindën me shumicë në qytete. Artistëve, letrarëve, filozofëve, zotërinjve të shoqërisë së lartë u

hapnin sallonet që, në vitet 700, u bënë qendra të vërteta të jetës kulturore përveç asaj mondane.

Kafenetë dhe sallonet ndihmuan në lindjen e opinionit publik, apo të një mënyre të menduari të

përbashkët të shumicës së qytetarëve, që gjithnjë e më shumë kërkonin të njihnin faktet dhe idetë,

të gjykonin dhe të ngrinin zërin e tyre pranë qeverive.

Antuan Lavuazjer me të shoqen Mari-Anë Pieret Polse, në një portret të Zhak Lui David 1788.

Një anije me avull në lumin Hadson në një pikturë të Xhejms Bardit 1855.

Linja hekurudhore Stokton Darlington në ditën e përurimit.

2. Idetë politike dhe ekonomike të iluministëve

Pushtetet kryesore të shtetit duhet të jenë të ndarë dhe të pavarur. Në politikë iluministët

ishin në një mendje lidhur me luftën që i duhej bërë pushtetit absolut të llojit francez, por kishin

ide të ndryshme se cila mund të ishte forma më e mirë e qeverisjes.

Sharl dë Monteskië (1689-1755), një iluminist me prejardhje aristokrate, ishte në favor të një

monarkie kushtetuese, sipas modelit anglez. Në veprën Shpirti i ligjeve (1748), Monteskiëja

mbështeste idenë se tre pushtetet ku bazohet shteti, pra pushteti legjislativ (për të bërë ligjet),

ekzekutiv (për t’i zbatuar ato) dhe gjyqësor (për të gjykuar ata që nuk i respektojnë) nuk duhet të

përqendrohen në duart e një njeriu të vetëm. Për të garantuar lirinë politike dhe për të shmangur

që pakica të sundojë mbi shumicën, është e nevojshme që tre pushtetet të mbeten të ndarë dhe të

pavarur. Ky parim, që njihet si ndarja e pushteteve, edhe sot është bazë e kushtetutave të thuajse

gjithë vendeve. Në Itali, për shembull, pushtetin legjislativ e ka parlamenti, pra përfaqësuesit e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!