14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të krahasojë shkaqet dhe rrjedhojat e revolucionit të parë industrial kundrejt revolucionit të dytë

industrial, duke evidentuar ndikimet që ato patën në jetën ekonomike e sociale të qytetërimeve

botërore dje dhe sot.

të përcaktojë idetë e iluministëve dhe ndikimin e tyre në ndryshimet e jetës së qytetërimeve

botërore;

të përshkruajë nacionalizmin si ideologji të shek. XIX dhe ndikimin e tij në lëvizjet kombëtare në

Evropë;

të paraqesë skematikisht hartën e re të Ballkanit, duke përcaktuar në të shtetet e reja të krijuara në

shek. XIX – XX.

(Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria)

të përdorë saktë konceptin historik: “ekuilibri i forcës”;

të përzgjedhë disa nga figurat historike kyçe që luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet e

rëndësishme historike të periudhës 1700-1914;

Tema 1

Periudha e Iluminizmit

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Iluministët, filozofë letrarë dhe artistë mblidheshin shpesh në sallonet parisiane. Salloni i Madamë

Gofrinit, që paraqitet këtu gjatë leximit të parë të një vepre të Volterit, ishte një ndër më të rëndësishmit.

Salloni i Madamë Gofrinit në vitin 1755, në një pikturë të A. Lemoniesë 1812.

Arsyeja

Kjo pamje e shekullit XVIII paraqet një nga vlerat më të spikatura të iluministëve: Arsyen njerëzore, të

paraqitur lart, në formën femërore.

Çfarë e derdh Arsyen te burrat dhe gratë?

Ç’kuptim ka kjo pamje?

1. Drita e arsyes kundër territ të padijes

Të ndriçosh mendjen me dritën e arsyes. Zhvillimi mbresëlënës i shkencës, që filloi në vitet

700, i bindi shumë njerëz të kulturës se kushtet e jetesës së njerëzve mund të përmirësoheshin

me shpejtësi.

Instrument i përparimit duhet të ishte arsyeja njerëzore. Nëpërmjet tij njerëzit do të mposhtnin

padijen dhe besëtytnitë – armike të zhvillimit në çdo fushë – dhe do të ndërtonin një shoqëri të re,

të lirë, të drejtë dhe paqësore.

Prej këtyre bindjeve lindi një lëvizje e gjerë kulturore që mori emrin Iluminizëm, sepse ushqente

një besim të patundur te drita e arsyes që, duke ndriçuar mendjet e njerëzve, do t’i udhëhiqte në

rrugën e përparimit dhe lumturisë.

Iluminizmi lindi në Angli, por u zhvillua sidomos në Francë, duke u përhapur në mbarë Evropën

në vitet 700.

Iluministët lartësojnë tolerancën dhe barazinë, duke kritikuar fanatizmin dhe fetë. Ithtarët e

lëvizjes emërtoheshin “filozofë”. Ata i kushtoheshin me pasion studimit të atyre disiplinave prej

nga varet lumturia e njerëzve në Tokë, si politika, shkencat, ekonomia, pedagogjia (pra shkenca e

edukimit).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!