14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përgjigju:

Çfarë imazhi na ofrojnë indigjenët (vendasit) në dy dokumentet?

Cili prej të dyve i paraqit indiosët si njerëz të gatshëm për të pranuar Ungjillin e Krishtit?

Cili i paraqet indiosët si njerëz të përçmuar që e kanë hak të nënshtrohen?

Cili prej dy dokumenteve përligj veprimin e misionarëve?

Cili atë të pushtuesve?

Orientohu në hapësirë

Hidhi një sy hartës këtu poshtë (në të majtë) dhe shkruaj mbi shigjeta emrin e kontinenteve të paraqitur,

pastaj përgjigju.

Cili kontinent mungon?

Kjo hartë u përpilua para ekspeditës së Kolombit apo pas saj? Para ekspeditës së Magelanit apo pas?

Arsyeto përgjigjet.

Çfarë dallimesh vëren mes kësaj harte dhe asaj aktuale? Përpiqu të rendisësh të paktën dy.

Reforma protestante dhe Reforma katolike

Përdor dokumentet: krahaso

Krishti, Kisha katolike, Luteri, djegia në turrën e druve, huri i varjes, rrota e torturës.

Mjetet e përdorura për t’i detyruar heretikët t’i kthehen besimit katolik: djegia në turrën e druve, tortura,

varja.

Luteri përpiqet të shkatërrojë Kishën katolike, që vetë Krishti e mbron nga armiqtë.

Vështro pamjet, lexo shpjegimet dhe plotëso legjendën.

Ç’kuptim kanë dy gdhendjet? Do të arrijë Luteri të shkatërrojë kishën katolike? Përse? Do të arrijë kisha

katolike t’i kthejë në besimin katolik heretikët me mjetet e treguara më lart?

Cila nga gdhendjet është pro katolikëve? Cila pro protestantëve?

Vendos në kohë

Cila ngjarjeve u përkojnë datat e poshtëshënuara? Zgjidh në listën që vijon dhe shkruaj shkronjën

përkatëse.

a.udhëtimi i Vasko de Gamës; b.zbulimi i Amerikës, c.kolonia e parë angleze në Amerikë, d.fillimi i

Reformës protestante, e.humbja e “armadës së pathyeshme”, f.rënia e Kostandinopojës dhe perandorisë së

Bizantit, g.fillimi i Këshillit të Trentos, h.beteja e Lepantos, i.paqja e Augustës.

1453, 1492, 1497-1498, 1517, 1545, 1555, 1571, 1588, 1607.

Krijo lidhjet.

Çdo shprehje në listën në të djathtë ka lidhje me një shprehje në listën në të majtë. Krijo çiftet e duhura.

Reforma protestante

Perandoria osmane

Shtypi

Kristofor Kolombi

Perandoria inkase

Epoka elizabetiane

Aztekët

Lancikenekët

përhapja e kulturës

nën-mbretëria e Perusë

Hernan Kortes

plaçkitja e Romës

rrugët e Mesdheut të pasigurta

Izabela e Kastijës

uniteti fetar evropian

zhvillimi tregtar dhe kulturor anglez

Organizo informacionet

Me informacionet e dhëna nga teksti ndërto, në formë tabele, një tablo të plotë të qytetërimit të Pesëqindës,

duke ilustruar shkurtimisht aspektet e kësaj periudhe, si kultura dhe teknika (lëvizja e rilindjes, rinovimi i

teknikës dhe i mjeteve të lundrimit, zbulimet gjeografike) ekonomia (zhvillimi i tregtisë, kapitalizmi

tregtar, bursat, rritja e çmimeve) politika (luftërat për sundim në Evropë dhe Itali, krijimi i perandorive të

forta mes Azisë dhe Evropës) feja (ndarja fetare e Evropës, kisha protestante, “luftërat fetare”.

Krijo tekst

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!