14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shembull në fabrika funksiononin makineritë e reja që dalëngadalë zëvendësuan punën e dorës.

Një test për vetëvlerësim

(Një pikë për çdo përgjigje të saktë)

Kontrollo njohuritë

Plotëso tekstin duke zgjedhur fjalët e duhura në listën e mëposhtme:

Perandoria bizantine, Rilindja, shtetet kombëtare, Amerika, klasike, Gadishulli ballkanik, karavelë,

perandoria osmane, Leonardo da Vinçi, Kristofor Kolombi, Vasko de Gama lundrimi, kolonitë, tokësore

dhe detare, ar dhe erëza, Evropa.

Në gjysmën e shekullit XV në oborret princërore të Italisë u zhvillua lëvizja e re kulturore që u quajt.... që

bazohet në rizbulimin e kulturës.... që në vitet 500 u përhap në mbarë... Me rënien e Kostandinopojës

(1453) mori fund edhe ..... shekullor dhe lindi.... që do të zgjasë pesë shekuj. Evropa ka përherë e më shumë

nevojë për.... por rrugët e dikurshme tregtare drejt lindjes janë bërë të pasigurta. Përparimet teknike të... dhe

ndërtimi i anijeve si... bëjnë të mundur të provohen udhëtime oqeanike. Portugezi ... i ra qark Afrikës dhe

arriti në Indi; gjenovezi..., për llogari të Spanjës, përshkoi Atlantikun dhe “zbuloi” ....... Perandoritë

amerinde të aztekëve dhe inkasve u pushtuan dhe u shndërruan në.... spanjolle.

Zbulimet gjeografike

Përdor dokumentet: Krahaso

Krahaso dy dokumentet të shkruar i pari nga domenikani Bartolomeo de las Kazas dhe i dyti nga humanisti

spanjoll Huan de Sepulveda, pastaj përpiqu të plotësosh skemën dhe përgjigju pyetjeve.

Dokumenti A

Këta njerëz të krijuar nga Zoti pa ligësi, janë shumë të bindur ndaj zotërinjve të tyre dhe të krishterëve të

cilëve u shërbejnë; njerëz më të përulur, më të duruar, më të qetë dhe më paqësorë që mund të jetë mbi këtë

botë; pa sherre, urrejtje, plane hakmarrëse. Ushqimi i tyre është i pakët dhe i varfër. Veshjet janë thjesht një

lëkurë dhe e shumta mbulohen me një pëlhurë pambuku. Inteligjenca e tyre është e kulluar dhe e gjallë:

janë shumë të aftë dhe të dashur; shumë të gatshëm ta pranojnë besimin tonë të shenjtë katolik; madje janë

njerëzit më të përshtatshëm për atë që Zoti krijoi në botë

Dokumenti B

[te indiosët} mezi mund të gjesh ndonjë gjurmë njerëzore. Jo vetëm janë krejt pa kulturë, por nuk njohin

përdorimin e shkronjave, s’kanë asnjë ligj të shkruar, por vetëm zakone barbare. Para ardhjes së të krishterë

luftonin pareshtur mes njëri-tjetrit, me aq egërsi sa nuk e quanin fitore nëse nuk shuanin urinë me mishin e

armikut. Por në luftë janë të ngaathët dhe burracakë dhe shpesh ikin nga sytë këmbët me mijëra, të mundur

nga një grusht spanjollësh që nuk bëhen as njëqind vetë.

Sipas cilit dokument indiosët:

Janë njerëz pa të keq

Janë barbarë dhe të ngjashëm me kafshët

Nuk dinë shkrim e këndim

Janë të butë dhe të bindur

Nuk kanë ligje të shkruara

Janë agresivë

Janë të qetë dhe paqësorë

Nuk bëjnë fjalë me njëri-tjetrin dhe as urrehen

Hanë mish njeriu

Janë inteligjentë

Janë të gatshëm të përqafojnë fenë e Krishterë

Janë frikacakë dhe të pazot të luftojnë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!