14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

zbardhimin e pëlhurave, nuk praktikoheshin më: nuk kishte në Angli livadhe të lira ku të

hapje sasitë e mëdha të stofit që prodhohej.

Për përpunimin e pëlhurave, por edhe të qelqit, sapunit, u përdorën lëndët kimike, që

prodhoheshin në laborator dhe mund të prodhoheshin në sasinë e dëshiruar.

Jo më kot shekulli XVIII ishte një shekull i suksesshëm për kiminë. Pati zbulime të

shumta dhe shumë kimistë me vlerë. Ndër ta ishte edhe francezi Lavuazje, që njihet si

themeluesi i kimisë moderne, shkencës që studion cilësitë dhe shndërrimet e lëndëve.

Avulli gjen zbatim te anijet.... Përparimi industrial u shoqërua me zhvillimin e

transportit. Përpjekjet për të zbatuar një motor me avull në karro dhe karroca nuk patën

sukses fillimisht. Rezultate më të mira u arritën në lundrimin me avull. Anija e parë me

avull (Pyroscaphe) u ngrit në Francë në vitin 1783. por lundrimi lumor pati një zhvillim

të madh kryesisht në Amerikë, një kontinent me lumenj të mëdhenj dhe thuajse ende pa

rrugë. Në vitin 1807 anija me avull Klermont, e amerikanit Robert Fullton, nisi

udhëtimet e përditshme Nju Jork Albani. Në vitin 1818 anija amerikane Savana përshkoi

në nëntëmbëdhjetë ditë oqeanin Atlantik. Avulloret e para ishin të ngadaltë dhe në

udhëtime të gjata shpenzonin shumë qymyr, që mbushte plot hambarët e anijes dhe

furnizimi në udhëtim e sipër ishte i vështirë: në udhëtimet transoqeanike këto anije edhe

për shumë vite përdorën edhe velat krahas motorëve me avull.

...dhe tek trenat. Shumë më i shpejtë ishte zhvillimi i lokomotivave me avull. Në fillim,

këto makineri ishin kaq të rënda sa i thyenin shinat e brishta prej gize. Ishte inxhinieri

Xhorxh Stefenson dhe i biri Roberti që ndërtuan lokomotiva vërtet efikase dhe një

sistem të ri hekurudhor. Falë tyre hyri në veprim linja e parë hekurudhore e botës

Stokton-Darlington, që lidhte një minierë me bregdetin. Kundër ngritjes së hekurudhave

nuk munguan protestat. Kishte nga ata që thoshin se shpejtësi më të mëdha se 50 km në

orë mund të asfiksonin udhëtarët, duke u marrë atyre ajrin; bujqit frikësoheshin se mos

lopët, të trembura nga rropama e lokomotivave, do të humbnin qumështin. Por përvoja

tregoi se këto frikëra u zhdukën shpejt dhe Evropa u përshkua nga një rrjet i dendur

hekurudhash.

Del një formë e re energjie: elektriciteti. Por po dilte një formë e re energjie,

elektriciteti, që pak njihej hë për hë dhe përdorej kryesisht për zbavitjen e fisnikëve dhe

borgjezëve. Gjatë gjithë shekullit XVIII u bë e modës që në sallone të krijoheshin dukuri

elektrike, të përhapeshin shkëndija, të provonin mbi trup dridhjet e rrymës elektrike.

Vetëm në fillim të shekullit XIX, shpikja e pilës nga Aleksandër Volta, aparati i parë që

mund të prodhonte rrymë elektrike, i hapi udhë përdorimit të elektricitetit në fushën e

industrisë.

Fjalë kyç: revolucion bujqësor, punë në shtëpi, mekanizim, makinë me avull, kapital, fabrikë, ndarje e

punës, ndotje.

Tryezë kronologjike: 1765-shpikja e spinning Jenny; 1769-ndërtimi i një makine me avull; 1770-filaturë

hidraulike e R.arkrajtit, 1787-shpikja e telajos mekanike; 1807-anija me avull Klermont; 1818-anija me

avull Savana kapërcen Atlantikun, 1825-linja e parë hekurudhore Stokton-Darlington.

Përcakto lidhjet

Në skemë termat e vendosur në formë rrethi janë në marrëdhënie mes tyre. Përpiqu ta shpjegosh me një

fjali secilin çiftëzim.

Fabrika (makineri, energji, qytet, ndarje e punës, qymyr, ndotje.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!