14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në fabrika nuk ndodhte më kështu. këtu procesi i punës ishte i ndarë në një seri

operacionesh të thjeshta dhe përsëritëse, që u besoheshin punëtorëve të ndryshëm, të cilët

ndërhynin njëri pas tjetrit për të kryer pjesën e tyre të punës. Shembulli klasik (i përdorur

nga ekonomisti i madh i viteve 700, Adam Smith) është ai i fabrikimit të një gjilpëre.

Një punëtor i pakualifikuar – thotë ai – sigurisht që i vetëm nuk do të arrinte të prodhonte

njëzet gjilpëra në ditë. Por në fabrikën e gjilpërave tërë procesi i punës është i ndarë në 18

operacione të ndryshme, që u besohen po kaq punëtorëve: njëri e bën metalin tel, një

tjetër e drejton telin, një i tretë e pret, një i katërt i bën vrimën e kështu me radhë.

Operacionet e kryera nga secili punëtor janë të thjeshta dhe nuk kërkojnë përvojë. Por në

fund të ditës gjilpërat e prodhuara janë dhjetëra mijëra dhe pronari i fabrikës fiton shumë

më tepër.

Në fabrika dhe miniera puna është e rëndë dhe e keqpaguar. Shumë punëtorë i

nënshtroheshin një lodhje të madhe dhe një disipline të rreptë në fabrikë.

Oraret e punës këtu nuk përcaktoheshin nga vetë punëtorët, siç ndodhte në bujqësi apo në

punishten zejtare, por vendoseshin nga makina dhe ora. Punëtorët e fillonin dhe e

mbaronin bashkë ditën e punës, nën kontrollin e rreptë të mbikëqyrësve dhe nën frikën e

gjobave të rënda.

Pagat ishin të ulëta. Gratë dhe fëmijët paguheshin shumë më pak se punëtorët meshkuj,

edhe pse duhet të duronin turne të rënda pune (10, 12 madje edhe 14 orë në ditë).

Në miniera kushtet e punëtorëve ishin edhe më të rënda. Jo vetëm puna ishte e rëndë dhe

e lodhshme (burrat gërmonin mineral, gratë dhe fëmijët e transportonin në sipërfaqe

nëpër tunele të ngushtë), por ishte edhe rreziku i shembjeve, përmbytjeve të papritura dhe

shpërthimit të gazrave apo minave defektoze. Gjithsesi industria minerare ishte në

zhvillim sepse revolucioni industrial kërkonte sasi qymyri dhe metalesh përherë e më të

mëdha.

Lagjet e punëtorëve janë të zymta dhe ta pashëndetshme. Për të pakësuar në

maksimum kostot e transportit të lëndës djegëse, sipërmarrësit preferonin t’i ngrinin

fabrikat në afërsi të vendburimeve të qymyrit, që ishin të shumta në Angli. Rreth

fabrikave rriteshin me shpejtësi qytetet: Mançesteri, për shembull, në më pak se një

shekull kaloi nga 6000 në 930.000 banorë.

Në lagjet punëtore, që shtriheshin përreth fabrikave, shtëpitë ishin të vogla, të zymta dhe

të pashëndetshme. Mobilimi ishte i varfër dhe dendësia për sipërfaqe banimi shumë e

lartë: shpesh në një bodrum apo në një barakë mblidhej një familje e tërë.

Kushtet higjienike ishin të tmerrshme dhe favorizonin përhapjen e sëmundjeve

infektive, si lija, tifoja, skarlatina, tuberkulozi. Në radhët e fëmijëve të kequshqyer dhe të

dërrmuar nga puna e rëndë u përhap rakitizmi fëmijëror, që shkakton shtrembërime të

rënda të eshtrave.

Fëmijë duke punuar në një minierë angleze

Një djalë shtyn karrocën me qymyr; një tjetër djalë e tërheq duke u zvarritur këmba-dorës, një vogëlushe

hap derën që të çon në galeri, galeri e ngushtë ku s’mund të punohet në këmbë.

3. Zhvillimi i shkencës dhe teknikës në epokën industriale

Zhvillohet industria kimike. Fabrikat e tekstileve kërkonin sasi përherë e më të mëdha

zbardhuesish (për të zbardhur pëlhurat), ngjyrosësish (për të ngjyer stofrat) detergjentësh

(për të pastruar leshin bruto). Metodat e përdorura dikur, për shembull lënia në diell për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!