14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në qoftë se fëmijët fillojnë të vlerësojnë fuqinë e iterpretimeve të njerëzve për të kaluarën

që mund të ketë në prespektivën e tyre dhe në veprimet e sotme, atëherë historia do të ketë arritur

një nga qëllimet e saj kryesore dhe do të ketë kontribuar drejt vendimeve të shumë çështjeve që

përballen me të tashmen dhe të ardhmen e gjeneratave të popullit shqipëtar.

Kreu II

Rrugë dhe metodologji për zbatimin e kurrikulës së historisë

Një nga çelsat e suksesit të mësimdhënies së historisë është futja e metodave active dhe

interactive si dhe zgjerimi i bazës materiale-didaktike. Ky udhëzues përshkruan disa metoda dhe

teknika të cilat mund të përshtaten në mësimin dhe aktivitetet historike në shkollat fillore dhe 9-

vjeçare. Sigurisht që çdo shkollë, çdo klasë dhe mësues ka një përvojë në këtë drejtim të pa

zëvëndësueshme dhe të veçantë prandaj disa metoda mund të përshtaten më mirë në disa shkolla

se sa në disa të tjera.

Ndjekja e sugjerimeve mund të sjell këshilla të përgjithshme, të cilat duhen të adoptohen

dhe modifikohen për tiu përshtatur nevojave dhe kushteve të çdo shkolle. Gjithashtu disa nga

rrugët dhe metodologjitë të cilat mund të përdoren në mësimin e historisë, si p.sh.puna e nxënësve

me projekte në mësimin e historisë apo puna me hartat është diskutuar në “ Udhëzues për

mësuesit në mësimin e gjeografisë ”, si dhe në udhëzuesit për shkencat e tjera që zhvillohen në

shkollë.

Megjithatë, kjo është vetem një mënyrë ilustrimi, shumë nga teknikat dhe metodat e

përshkruara mund të përdoren në të gjitha nivelet.

Pamvarësisht nga metoda e zgjedhur, të gjitha metodat në mësimin e historisë synojnë:

• Rritjen e interesit dhe kuriozitetit për të studiuar të kaluarën.

• Inkurajimin e nxënësve për të diskutuar dhe plotësimin e pyetsorëve,si dhe qëndrime

kritike për shpjegimet e të kaluarës dhe me rritjen e fëmijëve, provat që do të mbështesin

këto shpjegime.

• Zhvillimin e aftësive historike dhe një bashkëpunim të gjërë, një bashkëpunim të gjërë të

aftësive komunikuese dhe zgjidhjes së problemeve.

• Angazhimin e fëmijëve për të qënë aktiv në klasë dhe për të bërë një eksplorim të gjërë të

ambjentit lokal.

‣ Tregimet

Çfarë synojnë të bëjnë tregimet e mira?

Përdorimi i tregimeve është një nga teknikat bazë dhe fondamentale në mësimin e historisë,

duke përfshirë rishpjegimet e ngjarjeve të kaluara dhe sjelljet e njerëzve. Shpjegimi i mirë i

tregimeve me përmbajtje historike apo ngjarjeve për jetën e njerëzve rrit dhe zhvillon formimin

historik të nxënësve duke:

• Drejtuar vëmëndjen, promovuar dëgjimin si dhe duke tërhequr aftësitë e

nxënësve.

• Stimuluar diskutimin dhe plotësuar pyetësorët.

• Zgjeruar njohuritë e fëmijëve dhe fjalorin e tyre.

• Aftësuar nxënësit me një ndjenjë të fortë vazhdimësie “një fillim të qartë,

zhvillim, zgjidhje ose mbyllje” i cili do të inkurajojë aftësinë e fëmijëve për

vijën kronologjike në histori.

• Drejtuar ndjenjat e kuriozitetit të fëmijëve, emocionet e tyre dhe imagjinatën;

• Lejuar ato të kthehen në të kaluarën dhe të kenë empathi me anë të ndjenjave për

karakteret dhe rrethanat e portretizuara.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!