14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shndërron energjinë termike në energji mekanike, pra shfrytëzonte nxehtësinë për të prodhuar

lëvizje.

Makinat, qymyri dhe avulli mundësuan një zhvillim të shpejtë dhe të jashtëzakonshëm të

industrisë, që mori emrin revolucion industrial, sepse ndryshoi rrënjësisht mënyrën e punës dhe

vetë jetën e njerëzve.

Revolucioni industrial filloi në Angli rreth viteve 700, sepse këtu u vërejtën disa kushte të

favorshme për të cilat folëm: rritje e ndjeshme e popullsisë, pasuri e madhe e grumbulluar,

kërkesë shumë e lartë për produkte. Në shekullin e ardhshëm nga Anglia ky revolucion u shtri

në Evropën kontinentale. Sidomos në Francë dhe Gjermani, si dhe në vende të tjera të botës.

Rëndësia e revolucionit industrial. Revolucioni industrial është revolucioni më i madh

ekonomik i kohës sonë. Për herë të parë, energjisë së dobët të njerëzve dhe kafshëve, energjisë jo

gjithnjë të zotërueshme të ujit dhe erës, ia zuri vendin energji e qymyrit dhe e avullit (dhe më

vonë ajo e naftës, elektricitetit dhe atomit). Ishte një ndryshim rrënjësor dhe i pakthyeshëm që do

t’iu siguronte njerëzve të vendeve të industrializuara komoditete dhe lehtësira të

papërfytyrueshme më parë: u pakësua uria dhe lodhja, u përhap arsimi, shpikjet dhe zbulimet ua

zgjatën jetën njerëzve: sipas disa historianëve, vetëm një tjetër revolucion ekonomik mund të

krahasohet me të për nga rëndësia: revolucioni neolitik, që pak më shumë se 10 mijë vjet më

parë i shndërroi njerëzit nga grabitqarë të ambientit (jetonin me gjueti dhe mbledhje frutash) në

prodhues (u bënë bujq dhe blegtorë).

Revolucioni industrial

Në Anglinë e viteve 600

Rritja e popullsisë-rrit kërkesën për prodhime-favorizohet-revolucioni industrial-i bazuar në-makineriqymyr-energji

avulli

Tregtia detare dhe revolucioni bujqësor-lejojnë-mbledhjen e kapitalit-ndihmojnë-revolucionin industrial-të

bazuar në- makineri-qymyr-energji avulli.

2. Pasojat sociale të revolucionit industrial

Lindin fabrikat. Makineritë për prodhimin industrial shumë shpejt u bënë më të mëdha,

kështu që u ndërtuan stabilimente, fabrikat, të afta që të mbanin një numër të madh

makinerish dhe mijëra punëtorë. Punë në shtëpi nuk u zhduk krejt por fabrikat, që

prodhonin më shpejt dhe me çmim më të lirë, u përhapën përherë e më shumë.

Fabrikat e para funksiononin me energji hidrike (pra me forcën e ujit) dhe për rrjedhojë

duhet të ngriheshin pranë lumenjve apo përrenjve. Energjia hidrike ishte e fuqishme (një

rrotë e vetme hidraulike ishte në gjendje të vinte në veprim njëherësh shumë makina

filature), por jo gjithnjë ishte e shfrytëzueshme, sepse përrenjtë mund të thoshin ose të

ngrinin. Vetëm kur u fut në veprim avulli, afërsia me përrenjtë nuk qe më e

domosdoshme dhe mund të prodhohej energji kudo dhe në çdo stinë.

Shumë fabrika u ndërtuan në qytete, sepse këtu krahu i punës ishte me bollëk dhe me

çmim të lirë. Pjesa më e madhe e tyre ishin fshatarë që kishin humbur punën për shkak të

rritjes demografike dhe të emigruarve nga fshatrat.

Ndarja e punës. Një karakteristikë themelore e sistemit të fabrikës ishte ndarja e punës.

Kur fabrikat ende nuk ekzistonin, sendet e nevojshme për jetesë (mobilie, veshje, enë,

vegla të çdo lloji...) prodhoheshin në punishtet e zejtarëve. Zejtari ishte një punëtor i

pavarur, i zotëronte apo i gjente vetë materialet dhe veglat që i nevojiteshin për punën

dhe e kryente punën nga fillimi deri në fund, me ndihmën e pak çirakëve, sipas një

projekti të përpunuar prej tij dhe të sprovuar nga përvoja.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!