14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Avulli nën trysni lëshon një forcë të madhe. Që në vitet 600 u përpoqën ta shfrytëzojnë këtë energji për të

vënë në veprim një mekanizëm. Makina e parë me avull vërtet funksionuese u krijua në vitin 1769 nga një

teknik i zoti, Xhejms Vat; ajo ishte në bazë të revolucionit industrial anglez.

Makina me avull e Vatit.

1.Zhvillimi industrial fillon në Angli

Revolucioni bujqësor përgatit dhe shoqëron revolucionin industrial. Në fshatrat anglezë, që

në shekujt XVI-XVII, ishin kryer shndërrime të thella. Siç e dimë, disa toka të përbashkëta, të

përdorura bashkërisht nga bashkësitë fhsatare, qenë kthyer në pronë private dhe qenë rrethuar me

gardh (rrethinat) dhe qenë kultivuar me metoda moderne duke i bërë më prodhuese.

Fillimisht numri i rrethinave u rrit ngadalë, por rreth gjysmës së shekullit XVIII numri i tyre nisi

të rritet me shpejtësi, duke mbuluar tërë territorin bujqësor anglez. Pronarët e rinj u pasuruan dhe

arritën të mbledhin kapital të madh. Revolucioni agrar anglez përgatiti, shoqëroi dhe ndihmoi

revolucionin industrial.

Anglia është vendi më i pasur në Evropë. Në fillim të shekullit XVIII Anglia ishte vendi më i

pasur i Evropës. Pasuria e saj nuk vinte vetëm nga bujqësia por edhe nga iniciativa sipërmarrëse

e banorëve dhe tregtia.

Anglezët kishin fituar epërsi në dete, duke fituar, edhe me luftë, konkurrencën me Holandën dhe

më pas me Francën. Prej vitit 1713 kishte vënë nën kontroll tregtinë e zezakëve, një tregti

përherë e më fitimprurëse. Sipërmarrësit anglezë investonin kapitalet e grumbulluara me bujqësi

dhe tregti në veprimtari të reja prodhuese: financonin ndërtimin e rrugëve dhe kanaleve për të

lehtësuar transportin, blinin pajisje dhe makineri për fabrikat, modernizonin bujqësinë. Në radhët

e tyre kishte edhe shumë fisnikë që, ndryshe nga shumë aristokratë të kontinentit, nuk e kishin për

turp të merreshin me biznes.

Zejtarët dhe punëtorët në shtëpi nuk arrijnë të përmbushin kërkesën për produkte të

gatshme. Nga kolonitë që Anglia zotëronte në Amerikë dhe në Azi mbërrinin në portet angleze

sasi të mëdha lëndësh të para (dru, sheqer, pambuk...) dhe, bashkë me to, u rrit edhe kërkesa për

produkte të gatshme, veçanërisht pëlhura

Shumë shpejt as zejtarët endës që punonin në punishte dhe as endësit shtëpiakë të shpërndarë

nëpër fshatra, që punonin për llogari të tregtarëve, nuk mundën t’i bëjnë dot ballë kërkesave në

rritje për të prodhuar më shumë, në një kohë sa më të shkurtër dhe me kosto sa më të ulët.

Përdoren makineri të reja dhe energjia e avullit. Kjo qe e mundur falë shpikjes së makinerive

të reja dhe një vargu përmirësimesh teknike që, në fushën e tekstilit, ishin kryesisht vepra të

zejtarëve gjenialë. Në një kohë të shkurtër operacionet tjerrjes dhe endjes u mekanizuan

plotësisht, pra kryheshin nga makinat: në vitin 1833 një punëtor i vetëm, i ndihmuar nga një

çirak, mund të mbikëqyrte njëherësh punën e katër telajove, duke prodhuar njëzet herë më shumë

se një endës me dorë.

Për të vënë në lëvizje makineritë e reja nuk mjaftonte më forca e krahut. U përdor energjia hidrike

(e ujit), pastaj ajo e avullit me presion. Shpikësi i makinës me avull më të përdorur për të vënë

në veprim makina të tjera ishte skocezi Xhejms Vat (1736-1819), që patentoi modelin e tij në

vitin 1769.

Revolucioni industrial: lind industria moderne. Në makinën e Vatit digjej qymyr për të vluar

ujin e një kaldaje dhe për të prodhuar avullin që, kur rregullohej dhe drejtohej sipas nevojës, vinte

në veprim makineri të tjera. Me fjalë pak më të ndërlikuara mund të thuhet që makina me avull e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!