14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shekulli XVII është shekulli i madh i teatrit. Shija për gjithçka që është spektakolare e bën

shekullin XVII një shekull të madh për teatrin.

Në Francë shfaqjet teatrale pushtojnë sheshet dhe oborret. Mbreti Luigj XIII merr pjesë në

komedi thuajse çdo ditë dhe Korneji, Rasini, Molieri, autorët më të mëdhenj të kohës, janë të

fuqishëm dhe të mbrojtur nga mbreti. Në Spanjë Lope de Vega krijon thuajse dy mijë komedi

dhe autorët gëzojnë autoritet të madh.

Gjithsesi zhvillimi i teatrit nuk u krye pa pengesa nga më të ndryshmet. Në Angli, rreth mesit të

shekullit XVII, puritanët i ndalojnë shfaqjet publike, duke i gjykuar imorale. Në Francë kisha

katolike u mohoi autorëve, për një kohë shumë të gjatë, një varrim të krishterë: Molieri u varros

në tokë të shenjtëruar, por natën dhe në fshehtësi të madhe, vetëm pas ndërhyrjes së Luigjit XIV.

Zhvillohet komedia e artit. Në Itali pati një zhvillim të madh komedia e artit, e lindur rreth

gjysmës së viteve 500. Autorët e komedisë së artit janë profesionistë që specializohen në

interpretimin e një personazhi të caktuar. Recitojnë në shesh (më vonë në oborre), nuk ndjekin një

tekst të shkruar, por vetëm në vija të trasha, që quhet kanovacë dhe tregon përmbledhtas

përmbajtjen e komedisë. Dialogjet, batutat, skenat e veçanta janë të improvizuara nga aktorët që

njëherësh edhe këndojnë, vallëzojnë, bëjnë pirueta dhe akrobaci, shoqërojnë veprimet me një

mimikë të shkëlqyer. Ndër personazhet e komedisë së artit janë edhe maskat, si Arlekini,

Bringela, Skapinoja (shërbëtorët dinakë dhe intrigantë), Pantaleoni (padroni plak dhe koprac)

Pulcinela (herë shërbëtore dhe herë padrone, herë mendjemprehtë dhe herë teveqel). Në vitet 600

komedia e artit u përhap në mbarë Evropën.

Përhapet ndikimi i muzikës italiane. Por Italia e ushtroi ndikimin e saj sidomos në fushën e

muzikës. Shumë terma muzikorë si adagio, lento, piano, largo kaluan nga italishtja në gjuhët e

tjera.

Në Itali dhe në oborret evropiane zë vend opera lirike, pra drama me muzikë, ose melodrama, e

shpikur në Firence, gjatë dekadës së fundit të viteve 500. Kryevepra e parë e këtij lloji është

Orfeu i Klaudio Monteverdit, e shfaqur në Mantova (1607).

Ndër veglat muzikore preferohen më shumë ato që imitojnë më mirë zërin e njeriut, si violina, që

më parë nuk kishte vend në muzikën serioze. Ndërtimi i violinave u kthye në art, ku shkëlqejnë

mjeshtrat liutai italianë. Më i famshmi ndër ta është Antonio Stradivari.

Papa viziton Shatërvanin e katër lumejve në sheshin Navona. Inocenti X Pamfili ia kishte porositur

ndërtimin e shatërvanit skulptorit Bernini. Pikturë e vitit 1651 e Filipo Galiardit.

Fjalët kyç: teoria gjeocentrike ose tolemaike; teoria heliocentrike ose kopernikane; revolucioni shkencor;

akademitë shkencore; baroku; vepra lirike

Tryeza kronologjike: 1543-Nikolo Koperniku paraqet teorinë heliocentrike; 1564-1642-Lindja dhe vdekja

e Galileo Galileit; 1603-hapet në Romë Akademia e Linceit; 1610-Galilei boton Sidereus Nuncis; 1642-

1727- Lindja dhe vdekja e Isak Njutonit; 1687-Ligjet mbi forcën e rëndesës së Njutonit

Idetë kryesore

Në vitet 600 lindi shkenca moderne e bazuar në “metodën shkencore” të kërkimit.

Zbulime të reja astronomike pohojnë teorinë e Kopernikut, sipas së cilës jo Toka, por Dielli ndodhet në

qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen rreth tij.

Shkencëtarët më të mëdhenj të kësaj periudhe janë italiani Galileo Galilei dhe anglezi Isak Njuton.

Në art përhapet stili barok; në tërë Evropën zë vend teatri; në fushën e muzikës Italia ushtron ndikimin e vet

gjithandej.

Tema

Revolucioni industrial

PROFILI I TEMËS

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!