14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. Revolucioni kopernikan

Dijetarët e Mesjetës mendonin se tërë e vërteta ngërthehej në Bibël dhe në veprat e autorëve të

lashtë dhe se s’mbetej asgjë tjetër për t’u zbuluar. Shkenca konsiderohej një aspekt i filozofisë së

Aristotelit, filozofi i madh grek i shekullit IV para Krishtit, përbënin autoritetin më të lartë në

fushën shkencore. Në fillim të viteve 600 ende nuk lejohej të vihej në dyshim ajo që aai kishte

pohuar.

Sipas teorisë tolemaike Toka është në qendër të gjithësisë dhe Dielli rrotullohet rreth saj.

Idetë e Aristotelit mbi gjithësinë u rimorën nga astronomi prej Aleksandrie Tolemeu, në shekullin

II pas Krishtit. Sipas teorisë aristotelo-tolemaike, gjithësia ishte e mbyllur në një rruzull materiali

të tejdukshëm (harku qiellor) ku qenë ngulur yjet. Në qendër të gjithësisë ndodhej Toka, e

palëvizshme. Gjithçka rreth saj rrotullohej, me lëvizje të përsosura rrethore, Hëna, Dielli dhe

planetët (asokohe njiheshin vetëm pesë të tillë), që nuk binin nga hapësira sepse kishin ngecur në

pesë sfera rrotulluese, të ashtuquajturit “shtatë qiej”. Gjithçka ishte e përsosur në qiej, gjithçka e

çoroditur dhe e destinuar të prishej në Tokë.

Universitetet mesjetare dhe Kisha e kishin mirëpritur teorinë tolemaike (të quajtur edhe

gjeocentrike) që dukej se Bibla e vërtetonte.

Revolucioni i Kopernikut: Toka rrotullohet rreth Diellit. Në vitet 500 ndonjë shkencëtar nisi

të paraqesë dyshime mbi disa “të vërteta” që deri atëherë mbaheshin si të palëkundshme. Polaku

Nikola Kopernik, në vitin 1543, paraqiti një teori të re astronomike, të quajtur kopernikiane ose

heliocentrike, sipas së cilës Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo anasjelltas. Në vitin 1609

astronomi gjerman Johan Kepler konfirmoi teorinë e Kopernikut dhe mbështeti idenë se orbitat e

planetit rreth Diellit janë eliptike dhe jo rrethore siç besohej (lëvizja rrethore quhej e përkryer).

Lind shkenca moderne: idetë e reja shkencore u përhapën ngadalë dhe mes vështirësive të

shumta. Doktrina e Kopernikut binte ndesh me Shkrimet e Shenjta, kështu që u dënua menjëherë

nga kalvinistët dhe luteranët (Luteri e quajti Kopernikun “të marrë”) dhe më vonë nga Kisha

katolike.

Gjithsesi studimi i natyrës tashmë po fillonte të shkëputej nga filozofia dhe po dilte si shkencë më

vete, me një metodë të vetën kërkimore, të bazuar te përvoja dhe arsyetimi matematik. Kjo

metodë, e quajtur shkencore apo eksperimentale, është kaq e re dhe rezultatet e kërkimit kaq

tronditëse sa historianët folën për një revolucion shkencor dhe i lidhën vitet 600 me lindjen e

shkencës moderne.

2. Me Galilein dhe Njutonin hedh rrënjë shkenca moderne

Shkenca moderne bazohet në metodën shkencore të kërkimit. Lindja e metodës shkencore ka

si një nga protagonistët më kryesorë shkencëtarin italian Galileo Galilei (1564-1642).

Sipas Galileit shkencëtari duhet të shpjegojë si ndodhin dukuritë natyrore, pa e vrarë mendjen

nëse ato përkojnë ose jo me besimet e filozofisë. Si fillim shkencëtari vëzhgon dukuritë, duke u

interesuar për aspektet e matshme (për shembull koha, hapësira, shpejtësia…). Pastaj ngre një

hipotezë, që duhet të vërtetohet me ekperimente të përsëritura. Nëse ajo nuk vërtetohet nga

praktika, shkencëtari duhet ta lërë mënjanë; nëse vërtetohet, shkencëtari ka zbuluar një ligj, që

mund të gjejë zbatim në të gjitha dukuritë e të njëjtit lloj. Praktika dhe arsyetimi matematikor

janë për Galilein dy instrumentet bazë të metodës shkencore.

Zbulimet astronomike të galileit pohojnë teorinë kopernikiane. Për studimet e tij astronomike

Galilei vendosi të përdorë teleskopin, e shpikur nga një optik hollandez në fillim të viteve 600.

zbulimet e para që bëri ishin të bujshme, në kundërshtim të hapur me teorinë gjeocentrike. Hëna

nuk kishte formë sferike të përsosur, por kishte male dhe hone. Rruga e Qumështit ishte një

grumbull yjesh të padukshëm me sy të lirë dhe kjo të shtynte të hamendësoje për një univers

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!