14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Me një revolucion paqësor Anglia arrin në një monarki kushtetuese. Këtë radhë lufta kundër

Stjuartëve u zhvillua pa gjakderdhje, kështu që anglezët e quajtën të lavdishëm këtë revolucion të

dytë paqësor (1688).

Për të larguar çdolloj rreziku absolutizmi, ata e vunë mbretin e ri të betohet, para kurorëzimit, për

njëlloj Deklarate të të drejtave (Bill of Rights, në anglisht), apo një kushtetutë të mirëfilltë, me

të cilën ai zotohej të respektonte të drejtat e parlamentit dhe të qytetarëve (1689).

Lindi kështu në Angli monarkia e parë kushtetuese dhe parlamentare, një formë qeverisjeje

ligji i së cilës përcakton kufizimet e mbretit dhe parlamenti kontrollon veprimtarinë.

Monarkia kushtetuese i dha fund kundërshtive civile dhe fetare dhe në vitin 1707 bashkoi Anglinë

dhe Skocinë, duke krijuar Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Monarkia absolute-e realizuar nga – Franca-Luigji XIV (mbreti Diell)-Shteti jam unë; i karakterizuar ngapushteti

i pakufizuar i mbretit.

Monarkia kushtetuese-në Angli-e arritur falë-revolucionit të lavdishëm dhe Shpalljes së të drejtave-e

karakterizuar nga-pushteti i mbretit i kufizuar nga ligjet.

4. Ekspansioni kolonial evropian dhe tregtia trekëndëshe.

Spanja dhe Portugalia themelojnë perandoritë e para koloniale. Perandoritë e para koloniale

u krijuan nga spanjollët dhe portugezët dhe lindën fill pas zbulimeve gjeografike të shekullit XV

– XVI.

Spanja pushtoi më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan, nga Meksika në Argjentinë dhe në

Azi zotëroi, në vitin 1569, ishujt Filipine (të quajtura kështu për nder të mbretit Filip II).

Portugalia pushtoi Brazilin, në Amerikën e Jugut, ndërsa në Afrikë dhe në lindje u mjaftua me

krijimin e qendrave tregtare të mbrojtura me fortesa.

Gjithsesi spanjollët dhe portugezët nuk mbetën vetëm në zbulime dhe pushtimin e botës. Fuqi të

tjera evropiane, sidomos Franca, Holanda, Anglia, nxituan t’i imitojnë, sapo u ndjenë të

fuqishëm për ta bërë këtë.

Në vitet 600 lindën perandoritë e reja tregtare franceze, holandeze dhe angleze. Në vitet 600

shoqëritë tregtare holandeze, franceze dhe angleze, të mbrojtura nga qeveritë përkatëse, sunduan

mbi tërë oqeanet dhe kontinentet. Disa prej tyre ishin aq të fuqishme sa nuk mjaftoheshin vetëm

me mbylljen e bizneseve, por pushtonin edhe toka, lidhnin aleanca, shpallnin luftëra. Në lindje,

brenda pak kohësh shpartalluan fuqinë tregtare të portugezëve dhe zunë vendin e tyre në

kontrollin e trafiqeve tregtare të zonës.

Francezët, anglezët dhe holandezët mbërritën edhe në Amerikë, si piratë dhe kontrabandistë,

eksploratorë dhe kolonë dhe vunë në zotërim territore të gjera, duka ia rrëmbyer Spanjës dhe

Portugalisë apo duke pushtuar territore të reja, në fund të viteve 700 edhe Australia e largët u arrit

nga eksploratori Xhejms Kuk dhe iu nënshtrua mbretit të Anglisë. Për zotërimin e kolonive dhe

epërsinë në tregtinë ndërkombëtare Franca, Holanda dhe Anglia luftuan ashpër dhe shpesh mes

tyre, në gjysmën e dytë të viteve 600 dhe në shekullin e ardhshëm.

Importohen skllevër zezakë për të punuar në plantacionet e Amerikës. Në Amerikën jugore

dhe në disa zona të Amerikës veriore, ku klima ishte e ngrohtë dhe trualli pjellor, u krijuan

plantacione të gjera duhani, kallam sheqeri, kafeje, kakaoje, indakoje (një ngjyrosës i kaltër),

pambuku. Për t’i punuar ato u sollën nga Afrika mijëra e mijëra skllevër zezakë, që shiteshin si

mall në tregje. Portugezët, holandezët, anglezët, por edhe francezët e spanjollët siguruan

monopolin e kësaj tregtie të turpshme, prej nga negrierët, pra tregtarët e skllevërve, nxirrnin

fitime të majme.

Fillon tregtia trekëndëshe. Tregtarët niseshin nga portet evropiane, sidomos nga Liverpuli dhe

Bristoli (Angli), nga Nanta dhe Bordoja (Francë), duke marrë me vete copëra pëlhurash, xhingla,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!