14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Qyteti i Nëf-Brisashit i parë nga lart siç është sot: pak kilometra nga lumi Rin, u projektua në vitin 1698 si

vendmbrojtje nga Vobani dhe kishte për qëllim mbrojtjen në kufirin me Gjermaninë. Më vonë u shndërrua

në një qytet të mirëfilltë.

3.Lind në Angli monarkia konstitucionale

Stjuartët kërkojnë të krijojnë një monarki absolute. Kur mbretëresha Elisabeta I vdiq pa lënë

trashëgimtarë, froni anglez i kaloi mbretit të Skocisë, Xhek I Stjuart dhe më pas Karlit I, njëri bir

dhe tjetri nip i Maria Stuart.

Stjuartët u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta forconin pushtetin e tyre dhe të krijonin në Angli

një monarki absolute. Por hasën në kundërshtimin e parlamentit, që kishte një traditë të gjatë në

Angli dhe një peshë të madhe politike. I krijuar në shekullin XIII, ai fillimisht ishte një asamble e

feudalëve të mëdhenj (lordëve). Por më pas ishte ndarë në dy asamble: Dhoma e Lordëve, e

përbërë nga përfaqësuesit e aristokracisë dhe klerit të lartë dhe Dhoma e Komunave, e formuar

nga fisnikëria e ulët e fshatit dhe borgjezia e qytetit. Sidomos këta të fundit e konsideronin

monarkinë si një pengesë për zhvillimin e lirë të veprimtarive ekonomike dhe e luftonin atë me

vendosmëri.

Kundërshtitë fetare ashpërsojnë përballjen. Ndeshja mes mbretit dhe parlamentit u bë edhe më

e ashpër si rrjedhojë e kundërshtive fetare që trazuan vendin në këto vite. Që në kohën e Henrikut

VIII, Anglia ishte kryesisht anglikane, por Irlanda ishte katolike dhe Skocia, edhe ajo e qeverisur

nga Stjuartët, ishte presbiteriane, pra kalviniste (ose puritane). Në Dhomën e Komunave qenë

ulur shumë pasues të Kalvinit, që e kritikonin ashpër Kishën anglikane – shumë e ngjashme, sipas

tyre, me Kishën katolike – dhe mbretin që ishte kreu i saj.

Për të mbajtur në fre parlamentin, mbretërit nuk e mblidhnin. Karli I nuk i mblodhi dhomat e

parlamentit për plot njëmbëdhjetë vjet, duke qeverisur në këtë periudhë (1629-40) si një monark

absolut.

Gjërat shkojnë deri në luftë civile. Kundërshtitë mes mbretit dhe parlamentit u ashpërsuan kaq

shumë sa më në fund u arrit në një luftë të hapur civile (1640-48). Aristokracia e lartë dhe

peshkopët anglikanë, që ishin të emëruar nga mbreti, e mbështetën sovranin, por zonat e pasura të

lindjes dhe jugut, ku borgjezët dhe puritanët ishin të shumtë në numër, u rreshtuan me

parlamentin.

Parlamenti ua dha komandën e trupave Oliver Kromuellit, një puritan i flaktë që arriti të

organizojë një ushtri krejt të re dhe shumë të efektshme. Ai rekrutoi kryesisht burra puritanë,

sepse donte që ushtarët e tij të ishin të motivuar për të luftuar dhe i lejoi repartet të zgjedhin vetë

oficerët ndër shokët më guximtarë dhe i diskutoi planet e luftës edhe me ushtarët e thjeshtë.

Mbreti mundet dhe i pritet koka: shpallet republika. Me ushtarët e tij Kromuelli e mundi disa

herë ushtrinë e mbretit. Karli I u shfronëzua, iu bë gjyqi për tradhti të lartë dhe u dënua me

vdekje, me prerje koke. Vendimi u ekzekutua në vitin 1649 dhe ngjalli pështjellim në tërë oborret

e Evropës. Ndërkaq në Angli u shpall republika. I mbështetur nga ushtria, Kromuelli mori

pushtetin dhe menjëherë vendosi në vend një regjim diktatorial, duke shtypur me grusht të

hekurt opozitën e brendshme dhe kryengritjet e irlandezëve e skocezëve. Në Irlandë masakrat

ishin aq të egra sa shumë katolikë irlandezë u detyruan të marrin arratinë në Amerikë.

Rivendoset monarkia. Me kalimin e kohës, ashpërsia e diktaturës së Kromuellit krijoi

pakënaqësi edhe në radhët e mbëtetësve.pak kohë pas vdekjes së tij kurora iu kthye birit të

mbretit që iu pre koka, Karlit II Stjuart dhe monarkia u rimëkëmb (1660).

Por edhe njëherë Stjuartët – Karli II dhe sidomos i biri Xheku II – me ndihmën e katolikëve, u

përpoqën të vendosin absolutizmin sipas modelit francez. Sërish lindën armiqësitë me

parlamentin. Në vitin 1679 ky nxori një ligj , të quajtur Habeas corpus, në mbrojtje të të drejtave

të shtetasve dhe në vitin 1688, pasi u mblodh në seancë të jashtëzakonshme, përjashtoi përgjithnjë

Stjuartin nga froni, duke ia dhënë kurorën e Anglisë Vilhelmit të Oranzhit, dhëndër i mbretit të

dëbuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!