14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Risheliëja, të cilët ia dedikonin mbretin funksionin dhe karrierën dhe ishin besnikë të tij. Në krye

të ushtrisë vuri njerëzit e tij të besuar.

Punëtor i palodhur, sovrani gjente kohë që të informohej për gjithçka, priste ambasadorët e huaj,

dëgjonte lutjet dhe ankesat e shtetasve. Pasi përqendroi në duar tërë pushtetin, ai mund të thoshte

me plotgojë: “Shteti jam unë”. Tërë Franca varej prej tij: ligjet, taksat, ushtria, drejtësia, vetë

shtetasit me pasuritë që kishin.

Mbreti ndërhyn në jetën ekonomike të vendit. Mbreti ndërhyri fuqishëm në jetën ekonomike të

vendit. Nga njëra anë ai pakësoi ardhjen e mallrave nga jashtë duke vendosur taksa të rënda dhe

nga ana tjetër mbështeti zhvillimin e manifakturave që vareshin nga shteti, për prodhimin e

mëndafshit, porcelanit, tapicerive dhe sendeve të tjera të luksit. Në atë kohë mendohej që pasuria

e një vendi varej nga sasia e arit dhe argjendit që ai zotëronte, prandaj eksportet (që sillnin para

në arkat e shtetit) duhet të kapërcenin importet (që i pakësojnë paratë në arkën e shtetit).

Në bazë të këtyre parimeve ekonomike monarkia bëri gjithë përpjekjet për të mbështetur

aktivitetin e kompanive franceze. Kështu Franca mundi të shtjerë në dorë disa baza në Indi,

ndërsa në Amerikë, rreth deltës së Misisipit, po themelohej një koloni e madhe, e quajtur

Luiziana, për nder të mbretit Luigj. Ajo i shtohej zotërimeve franceze në Kanada (Kebek) dhe

në Antile (Guadalupa, Martinika).

Mbreti përndjek hugenotët. Mbreti Luigj deshi të imponojë vullnetin e tij edhe në fushën fetare

dhe për këtë arsye u ndesh disa herë me Kishën e Romës. Por përndoqi sidomos hugenotët dhe ua

hoqi të drejtën e kultit, duke zhbërë editin e Nantës. Shumë ugonotë e braktisën Francën dhe

gjetën strehë në Holandë e Angli, ku u pritën krahëhapur sepse ishin kryesisht tregtarë,

sipërmarrës, zejtarë dhe sillnin me vete përvojë e para.

Evropa në luftë kundër Francës. Për të vendosur sundimin e Francës në mbarë Evropën, Luigji

XIV nisi një varg luftërash: kundër Holandës, rivale shumë e rrezikshme në tregti; kundër

Habsburgëve të Austrisë dhe të Spanjës, që Luigji i konsideronte si armiqtë e tij të natyrshëm;

kundër Anglisë që po zhvillohej me shpejtësi. Franca korri fitore të shumta, por rreth fundit të

shekullit përpjekjet për ekspansion u ndalën. Fuqitë kryesore evropiane, të frikësuara nga

agresiviteti dhe arroganca e mbretit francez, u bashkuan kundër tij dhe e detyruan të hiqte dorë

nga pjesa më e madhe e pushtimeve. (1697, paqja e Risvikut).

Ndërkaq ushtria franceze, që rreth fundit të shekullit mezi numëronte 50.000 ushtarë, kishte

arritur në fund të viteve 600 numëronte 300.000 trupa. Për ta mbajtur kushtonte shumë dhe arkaat

e shtetit, mes shpenzimeve pa kriter dhe luftërave, u zbrazën me shpejtësi. Kështu qqë mbreti i

rriti vazhdimisht taksat, duke krijuar pakënaqësi dhe revoltë në radhët e popullsisë.

Lufta për pasardhësin e fronit spanjoll varfëron Francën. Lufta e fundit e kryer nga Luigji

XIV shpërtheu për një problem të pasardhësit në fron. Në vitin 1700 vdiq mbreti i Spanjës pa lënë

trashëgimtarë dhe Luigji XIV, që ishte martuar me një princeshë spanjolle, pretendonte koronën

e Spanjës për nipin e tij. nëse ky plan realizohej, pjesa më e madhe e Evropës do të vihej në

sundimin francez. Për të shmangur këtë, Anglia, Holanda, Austria dhe më vonë Portugalia dhe

Savoja u bashkuan kundër Francës, duke hapur një luftë të re, të quajtur lufta për trashëgiminë e

fronit spanjoll (1702-13). Franca ishte dobësuar nga luftërat e mëparshme. Konflikti i ri ishte për

francezët një vijim i humbjeve dhe mjerimi u përhap në radhët e popullsisë.

Paqja e Utrehtit dhe Rastadit i japin fund luftës. Më në fund u arrit paqja, që u përfundua në

Utreht (1713) dhe në Rastad (1714). Filipi i Burbonës, nip i Luigjit XIV, u njoh mbret i Spanjës,

por iu desh t’i japë Austrisë Vendet e Ulëta jugore dhe tërë zotërimet italiane. Kështu Italia kaloi

nga sundimi spanjoll në atë austriak: austriake u bënë Lombardia, mbretëria e Napolit dhe

Sardenja. Duka Viktor Amedeo II i Savojës mori titullin mbret dhe Sicilinë. Por pak më vonë e

shkëmbeu këtë ishull me Sardenjën dhe që atëherë Savojat morën titullin “mbret i Sardenjës”

Qyteti i Gravelinit në një fotografi ajrore. Gravelini fillimisht ishte port, por u fortifikua nga Vobani në

vitin 1680 me kulla në qoshe dhe hendeqe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!