14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dy modelet e shtetit: absolut dhe kushtetues

1. Franca drejt monarkisë absolute

Në shekullin XVII si mbreti i Anglisë ashtu dhe ai i Francës bënë të pamundurën për të rritur

pushtetin e tyre, që e konsideronin me prejardhje hyjnore. Ata u përpoqën ta bëjnë të pakufishëm

këtë pushtet, duke e shndërruar në pushtet absolut (nga latinishtja absolutus, pra i çliruar nga

ligjet dhe kontrolli).

Kardinali Rishelië përforcon monarkinë. Në Francë, në vitin 1610, u ngjit në fron i riu Luigj

XIII, bir i Henrikut IV, që për thuajse njëzet vjet u këshillua nga një kryeministër shumë i zoti

dhe energjik, kardinali Rishelië. Ky politikan i shquar donte ta shndërronte Francën në shtetin

më të fuqishëm të Evropës. Ai donte ta bënte Luigjin XIII një monark absolut, duke dobësuar

pushtetin e fisnikëve.

Kundër shumë privilegjeve të aristokratëve, Rishelië krijoi intendentët, funksionarë me origjinë

borgjeze që zëvendësuan fisnikët në qeverisjen e provincave. Vepra e Rishelië-së u vazhdua pas

vdekjes nga kardinali Mazarin, që ishte kryeministër i Luigjit XIV, që u bë mbret vetëm në

moshën 5 vjeç, në vitin 1643.

Fisnikët ngrenë krye, por kryengritja shtypet. Fisnikët shfaqën pakënaqësinë e tyre nëpërmjet

kryengritjeve të armatosura. Më e dhunshmja, që filloi në vitin 1648, njihet si “kryengritja e

Frondës” (nga emri francez i frondës, shpatë e përdorur nga njerëzit e thjeshtë).

Mazarini arriti ta shtypë këtë kryengritje, në vitin 1653, por Luigji i vogël XIV, që u përball me

vrullin e kryengritësve dhe plot dy herë u detyrua të largohet nga Parisi me familjen, nuk e harroi

rrezikun që i kanosej. Në vitin 1661, kur Mazarini vdiq, ai mori pushtet të plotë. Urdhëroi që të

gjitha lajmet për kryengritjen të fshiheshin nga dokumentet dhe mori përsipër ta pakësojë

pushtetin e aristokracisë, në mënyrë që të pengonte rebelimet në të ardhmen.

Luigji XIV “mbreti Diell”. Në Versajë, pak larg nga Parisi, u ndërtua një pallat mbretëror i

mrekullueshëm, i rrethuar nga një park i gjerë, ku përfshiheshin përveç apartamenteve të

sovranëve dhe salloneve të pritjes, edhe qindra dhoma për të pritur fisnikërinë e Francës.

Meqë nuk ishte e mundur të përfitoje asnjë favor nga mbreti, asnjë funksion, asnjë rrogë nëse nuk

bëje jetë oborri, fisnikët më të mëdhenj të Francës rendën në Versajë. Luigji XIV u shpërndau

atyre tituj honorifikë, që nuk kishin ndonjë fuqi konkrete, u hoqi fisnikëve çdo funksion politik

dhe i ktheu në oborrtarë. Gjithçka në oborr dhe në mbarë Francën vërtitej rreth mbretit dhe varej

prej tij. simbol i sovranit ishte Dielli, pamje madhështie dhe shkëlqimi dhe me nofkën “mbreti

Diell” Luigji XIV hyri në histori. Duke ndjekur shembullin e mbretit të Francës, princat dhe

mbretërit e Evropës ndërtuan pallate të mrekullueshëm dhe përdorën si model për oborret e tyre

atë të Versajës. Gjuha frënge u përhap me shpejtësi në radhët e njerëzve të kulturuar dhe të fismë

të çdo vendi, duke zëvendësuar latinishten në marrëdhëniet diplomatike mes shteteve.

Kardinali Rishelië në një portret të Filip dë Shampanjë 1640.

Gjatë pritjeve të përjavshme të Luigjit XIV shërbehej kafe dhe çokollatë, shurupe, pije, verë dhe fruta.

Gdhendje e Antuan Truvenit 1694.

2.Luigji XIV dhe absolutizmi: pushteti i pakufizuar i mbretit

Mbreti përqendron në duart e vetaa tërë pushtetin. Pasi ua hoqi fuqinë fisnikëve, Luigji XIV

e riorganizoi nga rrënjët shtetin. Hoqi funksionin e kryeministrit dhe mori mbi vete tërë

autoritetin sovran. Forcoi pushtetin e intendetëve në provinca, funksionarët e krijuar nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!