Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit Libri i Mësuesit

14.04.2015 Views

Nxënësit duhet të jenë të aftë të: Të familiarizohen me aspektet e jetës së këtyre njerëzve. 1-shtëpitë e njerëzve 2-veshjet 3-ushqimi dhe marrja me bujqësi 4-teknologjitë të cilat njerëzit i kanë zhvilluar dhe influenca e tyre në jetën e njerëzve 5-njerëzit në punë 6-kultura, arti dhe muzika 7-gjuha dhe literatura 8-koha e lirë dhe dëfrimet (lojrat) 9-fati, besimet dhe praktikat fetare 10-migrimi dhe emigrimi 11-marrëdhëniet e grupeve të ndryshme të njerëzve me njëri-tjetrin (për shembull lordi i tokave dhe qiradhënësi në shekullin 19) 12-trajtimi i thjeshtë i disa çështjeve sociale, ekonomike, politike ose fetare të kohës 13-kontribuimi i gjatë i njerëzve dhe ngjarjet e asaj kohe për zhvillimin modern të Shqipërisë. Të ekzaminojë dhe të familjarizohet me provat nga periudhat e studiuara, sidomos me provat të cilat mund të jenë gjetur në mjedisin lokal. Të vendosë ngjarjet dhe vëndet në shkallën kohore. Epoka e ndryshimit dhe konfliktet politike, konfliktet dhe shoqëria. Këto dy linja paraqiten vetëm në programin e klasave të gjashta, të shtata dhe të teta sepse ato përfshijnë koncepte abstrakte të cilat janë të vështira për tu përvetësuar nga fëmijët e shkollës fillore. Në linjën “Epokat e ndryshimit dhe konfliktet politike”, për shembull, nxënësit mund të ndeshen me konceptin shkencor të ndryshimit kulturor gjatë Rilindjes,etj. Disa kuptime të këtyre koncepteve ose për koncepte të tjera është i nevojshëm por theksi i studimit,duhet të jetë mbi efektet që këto ide të reja patën në jetën e njerëzve në atë kohë dhe pasojat e zgjatura që shkaktuan ndryshimet. Edhe idetë më të vështira janë përfshirë në politikë, konflikt dhe shoqëri. Gjuha e politikës dhe e shumë koncepteve të përfshira nuk janë të qarta nga fëmijët. Megjithatë, historia duhet tiu përgjigjet nevojave të fëmijëve që të kuptojnë botën në të cilën ai/ajo jeton, dhe do të ishte pothuajse e pamundur për një fëmijë të kuptojë jetën kontemporane në Shqipëri pa nocionet bazë për një numër periudhash çelës në historinë e popullit shqipëtar. Çdo ngjarje e re solli kontributin e vet për pasurimin e kulturës së popullit shqipëtar, por reperkursionet e kolonizimeve të hershme dhe të vona janë akoma tek rrënjët e disa çështjeve kontemporane në Shqipëri. Gjthashtu, një kuptim i origjinës, progresit dhe rrjedhojave të ngjarjeve të 1912-ës, krijimi i shtetit shqipëtar dhe i copëtimit të trojeve shqipëtare është një element kryesor për edukimin e gjithë fëmijëve shqipëtarë. Këto periudha kanë nevojë të trajtohen me një ndjenjë dhe përgjegjësi të madhe. Çështje komplekse janë përfshirë dhe gjatë lehtësimit të tyre për nxënësit, duhet patur kujdes për të mos e lënë ato/ata me një kuptim të tjeshtë për të kaluarën. Qëllimi kryesor i mësimit të historisë duhet të bëjë të mundur që nxënësi të eksplorojë, diskutojë, krahasojë dhe të zhvillojë një kuptim mbi sjelljet, besimet, motivimet e grupeve të ndyshme të njerëzve në të kaluarën dhe të ekzamonojë se si njerëzit interpretojnë në mëyra të ndryshme, ngjarjet mbi të kaluarën.

Në qoftë se fëmijët fillojnë të vlerësojnë fuqinë e iterpretimeve të njerëzve për të kaluarën që mund të ketë në prespektivën e tyre dhe në veprimet e sotme, atëherë historia do të ketë arritur një nga qëllimet e saj kryesore dhe do të ketë kontribuar drejt vendimeve të shumë çështjeve që përballen me të tashmen dhe të ardhmen e gjeneratave të popullit shqipëtar. Kreu II Rrugë dhe metodologji për zbatimin e kurrikulës së historisë Një nga çelsat e suksesit të mësimdhënies së historisë është futja e metodave active dhe interactive si dhe zgjerimi i bazës materiale-didaktike. Ky udhëzues përshkruan disa metoda dhe teknika të cilat mund të përshtaten në mësimin dhe aktivitetet historike në shkollat fillore dhe 9- vjeçare. Sigurisht që çdo shkollë, çdo klasë dhe mësues ka një përvojë në këtë drejtim të pa zëvëndësueshme dhe të veçantë prandaj disa metoda mund të përshtaten më mirë në disa shkolla se sa në disa të tjera. Ndjekja e sugjerimeve mund të sjell këshilla të përgjithshme, të cilat duhen të adoptohen dhe modifikohen për tiu përshtatur nevojave dhe kushteve të çdo shkolle. Gjithashtu disa nga rrugët dhe metodologjitë të cilat mund të përdoren në mësimin e historisë, si p.sh.puna e nxënësve me projekte në mësimin e historisë apo puna me hartat është diskutuar në “ Udhëzues për mësuesit në mësimin e gjeografisë ”, si dhe në udhëzuesit për shkencat e tjera që zhvillohen në shkollë. Megjithatë, kjo është vetem një mënyrë ilustrimi, shumë nga teknikat dhe metodat e përshkruara mund të përdoren në të gjitha nivelet. Pamvarësisht nga metoda e zgjedhur, të gjitha metodat në mësimin e historisë synojnë: • Rritjen e interesit dhe kuriozitetit për të studiuar të kaluarën. • Inkurajimin e nxënësve për të diskutuar dhe plotësimin e pyetsorëve,si dhe qëndrime kritike për shpjegimet e të kaluarës dhe me rritjen e fëmijëve, provat që do të mbështesin këto shpjegime. • Zhvillimin e aftësive historike dhe një bashkëpunim të gjërë, një bashkëpunim të gjërë të aftësive komunikuese dhe zgjidhjes së problemeve. • Angazhimin e fëmijëve për të qënë aktiv në klasë dhe për të bërë një eksplorim të gjërë të ambjentit lokal. ‣ Tregimet Çfarë synojnë të bëjnë tregimet e mira? Përdorimi i tregimeve është një nga teknikat bazë dhe fondamentale në mësimin e historisë, duke përfshirë rishpjegimet e ngjarjeve të kaluara dhe sjelljet e njerëzve. Shpjegimi i mirë i tregimeve me përmbajtje historike apo ngjarjeve për jetën e njerëzve rrit dhe zhvillon formimin historik të nxënësve duke: • Drejtuar vëmëndjen, promovuar dëgjimin si dhe duke tërhequr aftësitë e nxënësve. • Stimuluar diskutimin dhe plotësuar pyetësorët. • Zgjeruar njohuritë e fëmijëve dhe fjalorin e tyre. • Aftësuar nxënësit me një ndjenjë të fortë vazhdimësie “një fillim të qartë, zhvillim, zgjidhje ose mbyllje” i cili do të inkurajojë aftësinë e fëmijëve për vijën kronologjike në histori. • Drejtuar ndjenjat e kuriozitetit të fëmijëve, emocionet e tyre dhe imagjinatën; • Lejuar ato të kthehen në të kaluarën dhe të kenë empathi me anë të ndjenjave për karakteret dhe rrethanat e portretizuara.

Nxënësit duhet të jenë të aftë të:

Të familiarizohen me aspektet e jetës së këtyre njerëzve.

1-shtëpitë e njerëzve

2-veshjet

3-ushqimi dhe marrja me bujqësi

4-teknologjitë të cilat njerëzit i kanë zhvilluar dhe influenca e tyre në jetën e

njerëzve

5-njerëzit në punë

6-kultura, arti dhe muzika

7-gjuha dhe literatura

8-koha e lirë dhe dëfrimet (lojrat)

9-fati, besimet dhe praktikat fetare

10-migrimi dhe emigrimi

11-marrëdhëniet e grupeve të ndryshme të njerëzve me njëri-tjetrin (për shembull

lordi i tokave dhe qiradhënësi në shekullin 19)

12-trajtimi i thjeshtë i disa çështjeve sociale, ekonomike, politike ose fetare të kohës

13-kontribuimi i gjatë i njerëzve dhe ngjarjet e asaj kohe për zhvillimin modern të

Shqipërisë.

Të ekzaminojë dhe të familjarizohet me provat nga periudhat e studiuara, sidomos me provat

të cilat mund të jenë gjetur në mjedisin lokal.

Të vendosë ngjarjet dhe vëndet në shkallën kohore.

Epoka e ndryshimit dhe konfliktet politike, konfliktet dhe shoqëria.

Këto dy linja paraqiten vetëm në programin e klasave të gjashta, të shtata dhe të teta

sepse ato përfshijnë koncepte abstrakte të cilat janë të vështira për tu përvetësuar nga fëmijët e

shkollës fillore.

Në linjën “Epokat e ndryshimit dhe konfliktet politike”, për shembull, nxënësit mund të

ndeshen me konceptin shkencor të ndryshimit kulturor gjatë Rilindjes,etj.

Disa kuptime të këtyre koncepteve ose për koncepte të tjera është i nevojshëm por theksi

i studimit,duhet të jetë mbi efektet që këto ide të reja patën në jetën e njerëzve në atë kohë dhe

pasojat e zgjatura që shkaktuan ndryshimet.

Edhe idetë më të vështira janë përfshirë në politikë, konflikt dhe shoqëri. Gjuha e

politikës dhe e shumë koncepteve të përfshira nuk janë të qarta nga fëmijët.

Megjithatë, historia duhet tiu përgjigjet nevojave të fëmijëve që të kuptojnë botën në të

cilën ai/ajo jeton, dhe do të ishte pothuajse e pamundur për një fëmijë të kuptojë jetën

kontemporane në Shqipëri pa nocionet bazë për një numër periudhash çelës në historinë e popullit

shqipëtar.

Çdo ngjarje e re solli kontributin e vet për pasurimin e kulturës së popullit shqipëtar, por

reperkursionet e kolonizimeve të hershme dhe të vona janë akoma tek rrënjët e disa çështjeve

kontemporane në Shqipëri.

Gjthashtu, një kuptim i origjinës, progresit dhe rrjedhojave të ngjarjeve të 1912-ës,

krijimi i shtetit shqipëtar dhe i copëtimit të trojeve shqipëtare është një element kryesor për

edukimin e gjithë fëmijëve shqipëtarë.

Këto periudha kanë nevojë të trajtohen me një ndjenjë dhe përgjegjësi të madhe. Çështje

komplekse janë përfshirë dhe gjatë lehtësimit të tyre për nxënësit, duhet patur kujdes për të mos e

lënë ato/ata me një kuptim të tjeshtë për të kaluarën.

Qëllimi kryesor i mësimit të historisë duhet të bëjë të mundur që nxënësi të eksplorojë,

diskutojë, krahasojë dhe të zhvillojë një kuptim mbi sjelljet, besimet, motivimet e grupeve të

ndyshme të njerëzve në të kaluarën dhe të ekzamonojë se si njerëzit interpretojnë në mëyra të

ndryshme, ngjarjet mbi të kaluarën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!