Selman Vokshi - AlbEmigrant

Selman Vokshi - AlbEmigrant Selman Vokshi - AlbEmigrant

tribunashqiptare.albemigrant.com
from tribunashqiptare.albemigrant.com More from this publisher
14.04.2015 Views

me mua. Intervistë me poetin dhe veteranin e arsimit zotni Selman Vokshi Selman Vokshi - Homeri i shqiptarëve! Kadri Mani E intervistoi z. Kadri Mani redaktor i revistës “Shqipëria etnike” Z. Kadri Mani: Zotni Selman Vokshi luteni që të prezantoheni për lexuesit e revistës “Shqipëria Etnike”? Z. Selman Vokshi: Ju faleminderit që keni gjetur kohë të vini dhe të bëni një intervistë Z. Kadri Mani: Ju faleminderit edhe prej juve. Z. Selman Vokshi: Unë në fillim do të prezantohem pak me vargje, e pastaj deri ku të arrij: Gjithmonë thosha me krenari Jam i lindur në Shqipëri Në kodër të Durrësit pranë një lakut Në shtëpinë e Lot Vakut Gjithmonë thash që jam krenar Që u rrita te Guri i Bardhë Në atë pikë të Gollakut Në vendlindjen e Lot Vakut Gjithmonë them se jam krenar Që kam qenë djalë sugar I atij trimi kosovar. Selman Vokshi Pra, ky do të ishte një prezantim i imi. Në strofën e parë e thash se jam biri i Lot Vakut dhe se jam i lindur në Durrës të Shqipërisë, kurse në strofën e dytë thash se jam i lindur te Guri i Bardhë në Kitkë të Gollakut, domethënë në Kosovë. Dhe në atë strofën e tretë thashë se jam djalë sugar, djali i fundit i Lot Vakut. Pra ky do të ishte një prezantim i imi i shkurtër e pastaj do të ju sqaroj se kush ka qenë Lot Vaku, si ndodhi që unë për shembull fëmija i gjashtë u linda në Durrës kurse pesë të tjerët lindën në Kosovë etj. Babai im Lot Vaku është i lindur në fshatin Vakaj mbi Hogosht, komuna e Kamenicës, përreth kufirit. Kufirin me Serbinë e kemi pasur afër edhe sot është larg vetëm dy kilometra. Babi im Lot Vaku ka qenë kaçak rreth 20 vite. Ai ka qenë bashkëluftëtar i Azem Bejtës, Shote Galicës, Bajram Currit, Xhelë Gurit, i asaj plejadës së vjetër të kaçakëve. E kush kanë qenë kaçakët?- dëshiroj vetëm ta them se kaçakët kanë qenë ata njerëz të cilët kanë rezistuar me vite e me dekada kundër pushtuesit serb. Ata zakonisht i

me mua.

Intervistë me poetin dhe veteranin e arsimit zotni Selman Vokshi

Selman Vokshi - Homeri i

shqiptarëve!

Kadri Mani

E intervistoi z. Kadri Mani

redaktor i revistës “Shqipëria

etnike”

Z. Kadri Mani: Zotni Selman

Vokshi luteni që të prezantoheni

për lexuesit e revistës

“Shqipëria Etnike”?

Z. Selman Vokshi: Ju

faleminderit që keni gjetur kohë

të vini dhe të bëni një intervistë

Z. Kadri Mani: Ju faleminderit edhe prej juve.

Z. Selman Vokshi: Unë në fillim do të prezantohem pak me vargje, e pastaj deri ku të

arrij:

Gjithmonë thosha me krenari

Jam i lindur në Shqipëri

Në kodër të Durrësit pranë një lakut

Në shtëpinë e Lot Vakut

Gjithmonë thash që jam krenar

Që u rrita te Guri i Bardhë

Në atë pikë të Gollakut

Në vendlindjen e Lot Vakut

Gjithmonë them se jam krenar

Që kam qenë djalë sugar

I atij trimi kosovar.

Selman Vokshi

Pra, ky do të ishte një prezantim i imi. Në strofën e parë e thash se jam biri i Lot Vakut

dhe se jam i lindur në Durrës të Shqipërisë, kurse në strofën e dytë thash se jam i lindur

te Guri i Bardhë në Kitkë të Gollakut, domethënë në Kosovë. Dhe në atë strofën e tretë

thashë se jam djalë sugar, djali i fundit i Lot Vakut. Pra ky do të ishte një prezantim i imi

i shkurtër e pastaj do të ju sqaroj se kush ka qenë Lot Vaku, si ndodhi që unë për

shembull fëmija i gjashtë u linda në Durrës kurse pesë të tjerët lindën në Kosovë etj.

Babai im Lot Vaku është i lindur në fshatin Vakaj mbi Hogosht, komuna e Kamenicës,

përreth kufirit. Kufirin me Serbinë e kemi pasur afër edhe sot është larg vetëm dy

kilometra. Babi im Lot Vaku ka qenë kaçak rreth 20 vite. Ai ka qenë bashkëluftëtar i

Azem Bejtës, Shote Galicës, Bajram Currit, Xhelë Gurit, i asaj plejadës së vjetër të

kaçakëve. E kush kanë qenë kaçakët?- dëshiroj vetëm ta them se kaçakët kanë qenë ata

njerëz të cilët kanë rezistuar me vite e me dekada kundër pushtuesit serb. Ata zakonisht i

ka strehuar populli, i ka furnizuar populli, populli i ka mbajtë. Ata nuk kanë vepruar në

mënyrë frontale por grupe-grupe. Ata e kanë sulmuar armikun aty ku kanë mundur, ia

kanë nxënë pritën ose i kanë sulmuar në ndonjë stacion policor ose në ndonjë stacion

hekurudhor etj, pra ata kanë vepruar dhe kanë rezistuar në mënyrë grupore. Babai im

përndryshe ka qenë edhe komandant i çetës së 12-të të kaçakëve për rajonin e Gollakut,

Kumanovës dhe Karadakut. Atë çetë e ka udhëhequr plot 10 vite prej vitit 1918 dmth

prej mbarimit të luftës së Parë Botërore e deri në 1928-ën. Në vitin 1929 Serbia u kishte

dhënë afat kaçakëve 3 muaj ose të dorëzohen ose ta braktisin Kosovën. Babi im Lot

Vaku e kishte zgjedhur këtë të dytën. Ai kishte pranuar, e kishte marrë djalin e madh 12

vjeçar edhe një tjetër 6 muajsh nën lulak dhe për 3 ditë e për 3 net nëpër fusha e nëpër

male kishin dalë në Shqipëri, kurse 3 fëmijët e tjerë i kishte lënë te Guri i Bardhë në

vendlindjen e vet tek mixhallarët 12 vite pa i parë. Në ndërkohë në vitin 1938 dmth. 9

vite pasi që ata shkuan në Shqipëri u linda edhe unë në Durrës të Shqipërisë. Pra unë si

fëmiu i 6-të apo i fundit sugari u linda në Shqipëri. Kështu ndodhi që 5 të tjerët u lindën

në Kosovë pra në fshatin Vakaj, vetëm unë u linda në Shqipëri. Në vitin 1941 ku

Gjermania erdhi këtu, kur Gjermania ia bashkoi Shqipërisë Kosovën, kur Gjermania

popullit shqiptarë ua dha të gjitha të drejtat, shkollimin në gjuhën amtare, administrimin,

flamurin etj. kur Kosova atë botë quhej Shqipëria e vogël, babi im në atë pjesë të

familjes dhe tani edhe me mua si fëmiu i fundit për 3 ditë e për 3 net nëpër atë rrugë nga

kishte shkuar ishte kthyer përsëri në vendlindjen e vet te fëmijët qe 12 vite si kishte parë.

Babai im edhe atëherë përsëri vazhdoi me mal. Por kësaj radhe 4 vjet me radhë deri në

vitin 1947 e ka shoqëruar edhe vëllai im Hasani dmth ai ka qenë bashkë me të kaçak.

Babai im Lot Vaku është dorëzuar ndër kaçakët e fundit në vitin 1947. Babain e dënuan

12 vjet kurse vëllain e liruan. Kështu ishte edhe kushti se ky u dorëzua në besë, kinse në

besë! Babai im prej atyre 12 viteve vuajti 9 vjet në Nish dhe në Mitrovicën e Sremit, 3

vjet ia falën pasiqë tanimë u plak. E kështu ... Mirëpo, pse babai im ish kaçak? - babai im

qysh në moshën 19 vjeçare u detyrua të jetë kaçak. Se në vitin 1913 një vojvodë serb një

Kojicë Papoviqi, në fakt gjyshi i atij rektorit të universitetit serb të Prishtinës Radivoje

Papoviqit që në vitet e 90 kur i përzuri studentët nga universiteti i Prishtinës u betua se

ata kurrë më nuk do të kthehen këtu po ndodhi e kundërta, pra ai Kojicë Papoviqi i cili

ka qenë i lindur atje afër kufirit aty ku i kemi pasur edhe shtëpinë, por ai ka jetuar në

Nish e Beograd kuptohet si vojvodë. Në vitin 1913 pos të këqijave të tjera që kishte bërë

i kishte zgjedhur dy familje të dalluara në komunën e Kamenicës atë të Halit Qehajës

nga fshati Kranidell dhe të Sylë Haskut nga fshati Kremenadë. Që të dyja këtyre

familjeve të fshatrave të komunës së Kamenicës apo Dardanës Kojica ua kishte grabitur

nga një vajzë. Halit Qehajës ia kishte grabitur Ajshën e cila ishte 16 vjeçare kurse Sylë

Haskut ia kishte grabitur Hamidën poashtu 16 vjeçare. Tre vite më vonë kur babai im Lot

Vaku kishte mbushur 19 vite kur bashkë me dy kushërinjtë e tij me Latifin dhe Shutin të

cilët poashtu i kishin pasur nga 19 vite ndalen një ditë aty në bjeshkë afër kufirit për të

prerë thupra për livadhe dhe ndërkohë vjen dikush dhe i lajmëron e iu thotë se sonte

Kojicë Papoviqi ai vojvoda me përcjellje të disa xhandarëve ka me ardhë në atë fshatin

aty afër kufirit ku është i lindur se e ka një festë fetare. Këta djelmosha pa e pyetur

askënd i lënë sëpatat dhe marrin pushkët dhe futen brenda në fshat me qëllim që t’i

shpëtojnë ato dy motra shqiptare pa marrë parasysh se nuk e kanë njohur as Halit

Qehajën, as Ajshën, as Sylë Haskun, as Hamidën por vetëm t’i shpëtojnë si motra

shqiptare. Për fat të keq Hamidën nuk e kishin gjetur, atë e kishin likuiduar në mënyrën

më mizore qysh në vitin e parë kur e kanë grabitur në vitin 1913. Atë e kishin lidhur për

bishta të kuajve dhe nëpër livadh e kishin copëtuar kurse Ajshja kishte shpëtuar. Atëherë

ata futen brenda vrasin Kojicën dhe dy apo tre xhandarët dhe marrin Ajshen e e qojnë në

shtëpi të vet. Nëse ka nevojë mund ta them pak edhe me vargje. Parashihet se Lot Vakut

dhe dy kushërinjve të tij Latifit edhe Shutit ua kam kushtuar një poemë prej 50 vargjeve

dhe e kam titulluar “rrëfime për Lot Vakun”. Unë në këtë poemë nuk kam folur vetëm

për Lot Vakun, Latifin dhe Shutin, por më tepër kamë folur dhe kam dashur t’iu tregojë

të rinjëve se edhe para 50 viteve edhe para 100 viteve serbi gjithmonë ka bërë të këqija te

shqiptarët. Pra unë e kam paraqitur kohën kur ata kanë vepruar dhe kanë jetuar. Unë atë

poemë në realitet jo unë por aktorët e qytetit në vitin 1997 e kanë vënë në skenë dhe e

kemi dhënë edhe për ditën e flamurit në sallën e shtëpisë së kulturës në Përlepnicë se

këtu nuk guxonim, por e ka emituar disa herë edhe TV Hana e Kumanovës. E unë do

t’ua them vetëm ato vargjet si kanë shkuar këta të rinjtë Latifi, Lota dhe Shuti, si e kanë

vrarë Kojicën, si e kanë marrë Ajshen:

Kishin shkuar si petrita

I kishin zanë nja tri prita

Kishin pritur bukur gjatë

Diku gati në mesnatë

Më në fund kishte dalë Kojica

Para derës ishte ndalë

I kishte prekur të dy faqet,

I kishte dredhur pak mustaqet,

N’at moment tri pushkë kërcasin,

N’ballë e n’fyt e godasin

Pushka e parë e trimit Kikës

ishte zbrazur n’ballë t’Kojicës

Dy të tjerat ngryk të fytit

Qenë të Shutit e të Latifit

Futen brenda porsi era

me i nxirr ato të mjera

Ajshja kishte qenë te dera

o ju vëllezër, më dëgjoni

Hamiden mos e kërkoni

Ka dy vjet që se kam parë

ka dy vjet që e kanë vrarë

e kanë varur në litar.

Marrin Ajshen e shkojnë përpjetë

pak të lodhur pak pa fjetë

dhe e çojnë në shtëpi të vet

Dil Halit e merre çikën,

dil Halit se e vramë Kojicën

Ju lumtë dora djem të ri

për guxim e trimëri

po nga jeni o djem të ri?

Të tre jem prej Gollakut

Të tre jem të një gjakut

Të tre jem nipa t’Vakut

Të tre jem të një fisi

Lota, Shuti e Latifi.

Po qe besa o djem të rinjë

Nuk guxoj ta mbaj n’shtëpi

M’sulmojnë derrat përsëri

O ju trima ju shqiptarë

Cili është prej jush beqar

Cili don Ajshen me marrë

Se qe besa kam ra n’hall

Tjetër kush s’guxon me marrë

Atëherë djemt ishin ngushtuar

Kishin nisur me u shikua

Lotës sytë i shndritën

Ti po i mbush 20 vjet

Ti je trim i vërtetë

Ashja ty po të përket

Për ty paska qenë kismet

Kishin shti 5 herë në ajër

Zgjate dorën e t’qoftë për hajër

Kështu Lota u pat martuar

Hiq pa pritur e pa kujtuar

Kështu pat vepruar trimi

Qe aspak si trembej syri

Prej atë ditë që u martua

Për kaçak u promovua etj.

Pra kështu ndodhi, këta shkuan për t’i shpëtuar ato dy motra pa i njohur fare. Fati deshi

dhe Ajshja pastaj u bë nëna ime. Ajshja pastaj 20 vite me babin tim sikurse Shota dhe

Azemi 20 vite nëpër male. 12 vite jetuan në Shqipëri, 3 fëmijë i kanë lënë te Guri i

Bardhë pa i parë. Babai i vuajti 9 vite burg, nëna priti 7 vite dhe vdiq dy vite para se të

vinte babai nga burgu kështu që e tërë jeta e tyre shkoi e zezë. Kjo ishte një biografi e

shkurtër e familjes sime.

Z. Kadri Mani: Zotni profesor a po na flisni diçka për poezinë, kur keni filluar të

merreni me poezi dhe si është e mundshme që t’i dini të gjitha këto përmendësh?

Z. Selman Vokshi: Po mirë, unë edhe libri i parë i cili numëron diku nga 6 200 vargje

me 27 poema, unë pra shkrova poema histori në vargje; pra unë afër 60 vjersha të them

ashtu jam shërbyer me poezi të krijuesve shqiptarë dhe të tjerë. Po e ceku vetëm një

moment se p.sh “Garda krutane” e Kolë Jakovës, prej 430 vargjeve unë i di përmendësh

qysh prej vitit 1966 qysh në kohën e Plenumit të IV kur ra Aleksandër Rankoviqi

famëkeq, mua atëherë më pat ra në dorë një shirit me “Gardën krutane” e jo libri se unë

librin s’e kam pasë kurrë në dorë, ai ishte një shirit me disa efekte muzikore, pasi që e

dëgjova disa herë edhe në shkollën normale e pata emituar disa herë nëpër disa klasë, e

mësova përmendësh, po mbas tri ditëve këta të Sekretariatit të Punëve të Brendshme

kishin dëgjuar dhe erdhën ma morën edhe shiritin edhe magnetofonin bile pata pak

peripeci, mirëpo për fat shpëtova pa dënime e unë pra vetëm “Gardën krutane” prej

atëherë e di përmendësh. “Garda krutane” ka qenë një frymëzuesja kryesore që unë

fillova të merrem me vargje. Se sa herë që e recitoja në vete, kuptohet ajo gjithmonë më

trimëronte. Edhe në moshën 60 vjeçare unë për herë të parë thurra 20 vargjet e para. Ky

ishte një frymëzim, se një ditë duke kaluar me bashkëshorten time, atëherë e kuptova se

isha i verbër, kur kalova afër godinës së shkollës normale ku kam punuar 15 vjet, mu duk

se po e dëgjoj korin, po e dëgjoj orkestrinën me 60 mandolina edhe u emocionova

shumë. Ajo ndërtesë ishte atëherë e lënë shkret pa dyer, pa dritare për arsye se pushteti

serb e ka mbyllur atë e ajo në atë kohë u rrënua e u shkatërrua. Kur erdha në shtëpi

atëherë pak mendova, hyra në dhomën time dhe mendova se pse nuk jam ndonjë poet i

mirë e të kisha shkruar për atë shkollë. Po për fat disi mi solli perëndia të them ashtu 20

vargjet e para. Ato kanë qenë vargjet e para, pra në moshën 60 vjeçare kur unë shkrova

diçka. E ju e dini se për shembull në moshën 60 vjeçare krijuesit e shumtë vetëm e

përfundojnë veprimtarinë e vet dhe fillojnë atë rekapitullimin e veprimtarisë e unë

atëherë fillova. Pra po ju them vetëm pak vargje të cilat më frymëzuan:

Mbrëmë më herët rashë me fjetë

por nuk bëra gjumë të qetë

për një shkollë që mbillte shpresë

që po lihet në harresë

që gëzonte shumë respekt

që i dha shumë kombit të vet

që i dha bukë 15 vjet etj.

Pra këto ishin vargjet e para. Natën e parë i shkrova vetëm 20 vargje. Të nesërmen i

shkrova edhe 50 të tjera u bënë 70. Ditën e tretë më 3 mars të vitit 1997 i shkrova edhe

105 kështu që për tri ditë u krijua poema e parë e imja prej 175 vargjeve dhe e titullova

MOS E LINI NË HARRESË se më dukej ajo shkollë e cila dha kontribut të madh për

Anamoravën dhe për Kosovën në përgjithësi e cila i dha 12 breza të maturantëve që sot

janë disa prej tyre doktorë shkencash, magjistra dhe profesorë... atëherë ma mori mendja

se kjo shkollë po lihet në harresë. Kjo pra ka qenë poema ime e parë pastaj filluan të

tjerat. Unë me këtë poemë 3 ditë më vonë më 6 mars të vitit 1997 për herë të parë

shënova Ditën e Mësuesit se përpara nuk e kemi shënuar këtë ditë.

Atë mbrëmje në shkollën fillore “Selami Hallaçi” me frikë se policia ishte afër ne

shkuam aty kinse kishim takim me prindërit e në realitet ishte ai takimi me mësuesit

edhe mua ma ndanë një mirënjohje edhe po më thonë - Selman a dëshiron mu falënderua

në emër të atyre dëshmorëve. Unë u çova dhe u falënderova e për fat mora guxim dhe

thash këtë poemë. Tri ditë pasi që e kreva e thash përmendësh. Kështu që i befasova të

gjithë të pranishmit që sidomos ishin nxënës të mi. Ata pastaj më përshëndetën, më

uruan, më porositën që të vazhdoj kështu dhe fillova. Brenda dy viteve i kreva 27 poema

me 6 200 vargje. Po pse unë këto i di përmendësh? - ishte pyetja. I di këto përmendësh

për arsye se gati shumicën e tyre i kam përjetuar ose janë nga familja ime ose janë nga

përvoja ime e gjatë e punës dhe për atë arsye unë ato i di përmendësh se temën e njoh

mirë, nuk bëj kerefekte si thonë, nuk bëj hiperbola, nuk bëj zmadhime, nuk i përmendi

dragonjtë e këto kuçedrat por unë ushqehem kryesisht me të vërteta e për atë arsye edhe i

di përmendësh. Pra unë po them jo vetëm këto vargje të librit të parë me 6 200 vargje që

i di përmendësh por i di edhe 2 000 të tjera se unë tash po e përfundoj librin tim të dytë i

cili do t’i ketë diku 8 000 vargje, domethënë më shumë se libri i parë. Por këto vargje të

librit të dytë nuk i di të gjitha përmendësh për arsye se nuk janë nga jeta ime por janë më

tepër nga ma të panjohurat. Për to është dashur të shfrytëzoj literaturë, për shembull e

kam poemën për Idriz Seferin me 777 vargje. Unë për Idrizin kam ditë shumë pak

mirëpo është dashtë ta siguroj literaturën edhe ta krijoj poemën. Kjo poemë e ka titullin -

po e ceku - e mban titullin “Shpata stop nuk e përkuli”, po e kam poemën tjetër prej 707

vargjeve për Hysen Tërpezën. Hysen Tërpezën nuk e kam njohur por është dashur të

siguroj literaturë, të lexoja pastaj ta krijoja poemën edhe këtë e kamë titulluar me një

titull pak interesant “Sy më sy me Bill Klintonin” se siç dihet i ndjeri Hysen Tërpeza ka

pasur rast të takohet edhe me Bill Klintonin në atë kohë e kështu me radhë janë lindur

këto poemat tjera, kështu që unë tash në këtë kohë kur po e bëj këtë bisedë i kam diku

rreth 14 mijë vargje.

Z. Kadri Mani: Ju faleminderit shumë. Zotni profesor a mund të na thuani diçka për

shoqatën? Unë kam shkuar atje shpesh te kryesia, kam njohur Ejup Rashicën, Mexhid

Foniqin, Bujar Kadriun, Hasan Mehmetajn, Hetem Gashin, Bajramshahe Jetullahun,

Florie Mehmetajn dhe Asllan Canollin.

Z. Selman Vokshi: Po unë i njoh këta të gjithë por për fat të keq këta nuk kanë qenë

anëtarë të Lidhjes së të verbërve të Kosovës as para luftës as pas luftës. Kjo është

organizata komunale e Prishtinës, këta njerëz që i lexove i takojnë asaj organizate

ndërkomunale të Prishtinës. Ajo për fat të keq as para lufte as pas lufte nuk ka qenë me

ne, përpara jemi quajtur Lidhja e të Verbërve të Kosovës. Këta nuk kanë dashtë t’i

bashkohen lidhjes, këta kanë vepruar në mënyrë të ndarë kurse të gjitha këto qendrat

rajonale tjera Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Gjilani e Ferizaj kanë qenë të lidhura me

Lidhjen e të Verbërve të Kosovës. Unë këta i njoh dhe nuk kam kurrfarë mendimi të keq

për ta por po them unë se katër vite para luftës kam qenë kryetar i lidhjes të verbërve të

Kosovës edhe pas luftës kamë qenë katër vite deri më 20 gusht të vitit 2004, kamë qenë

edhe kryetar i Unionit të të Verbërve të Kosovës. Pra sot në Kosovë ekzistojnë 2 shoqata:

Unioni i të verbërve të Kosovës dhe Shoqata e të verbërve të Kosovës.

Shoqatën e të verbërve të Kosovës e përbëjnë këta njerëz që i lexove kurse Unioni i të

Verbërve të Kosovës ka tjetër kryesi, tjetër udhëheqësi. Unë para një viti thash se e kamë

dorëzuar detyrën. Unë kam tentuar, po e ceku edhe këtë, kam tentuar me çdo kusht që

këto dy shoqata të bashkohen por fatkeqësisht nuk kamë pasur sukses edhe atëherë

dështova. Nuk munda t’i bashkoj dhe dhashë dorëheqje. Shoqata ishte formuar 8 vite më

herët, 4 vite para luftës e 4 vite pas luftës. Iu dorëzova detyrën të tjerëve. Shpresoj se së

shpejti ndoshta do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe këta do të bashkohen për arsye se

vetëm të bashkuar mund të kenë sukses ndërsa të ndarë e të përçarë kurrsesi.

Z. Kadri Mani: Për fund mesazhi i juaj për popullin shqiptar?

Z. Selman Vokshi: Oh, ka shumë mesazhe unë gjatë tërë jetës sime jam munduar të

punoj për të mirën e kombit. Unë po e përmendi vetëm një moment, kamë qenë 20 vjet

dirigjent i korit për arsye se shkolla normale ka qenë bartësja kryesore e jetës kulturore

këtu në Gjilan. Sa herë e kamë ngritur publikun në këmbë me këngë të tjera sllovene e

internacionale etj. por kurrë nuk kamë pasur fat që atë publik aq të mirë ata shqiptarë aq

të ndershëm t’i ngris njëherë në këmbë me himnin tonë kombëtar rreth flamurit të

përbashkuar. Unë himnin tonë kombëtar përherë të parë e kam dirigjuar në vitin 1996 me

rastin e ditës së flamurit në sallën e shtëpisë së kulturës në Përlepnicë kur këshilli për

kremtim më nderoi edhe pse isha i verbër që më në fund ta dirigjoj një herë në jetën time

himnin tonë kombëtar. Atë mbrëmje kamë qenë njeriu më i lumtur që më në fund kur i

kisha mbushur 57 vjet e 16 ditë e dirigjova himnin tonë kombëtar. Pra nëpërmes himnit

është edhe mesazhi kryesor, himni duhet të na bashkojë. Ne e dimë se vetëm bashkimi -

uniteti do të na shpëtojë. Unë e di nga Garda Krutane e Kolë Jakovës se Skënderbeu

suksesin më të madh në luftën shumëvjeçare prej 28 luftërave 26 i fitoi. Ia arriti vetëm në

atë mënyrë se të gjitha trevat shqiptare e të gjithë bajraktarët i bashkoi me një flamur, pra

nën flamurin kuq e zi andaj mesazhi im është ka qenë edhe do të mbetet në radhë të parë

bashkimi kombëtar, pajtimi kombëtar jo vetën në Kosovë por gjithëkombëtar dhe e dyta

t’i lëmë anash të gjitha ato peripetitë që po na ndodhin për interesa personale e interesa

partiake. Unë nuk jam kundër partive por gjithmonë filloj nga ai shembulli i Amerikës se

ata i kanë dy parti, partinë demokrate dhe atë republikane. Kur të fitojë rivali ia japin

dorën dhe presin pastaj katër vite për të ardhur mundësisht përsëri në pushtet. Pra

mesazhi im do të ishte bashkimi, ndihma, solidariteti e jo përçarja, sidomos në këtë

moment kur pritet edhe zgjidhja e statutit tonë. Po te ne shqiptarët ai bajraktarizmi na ka

lënë gjithmonë pasoja por megjithatë unë mendoj se populli jonë pra populli shqiptarë e

ka një veti shumë të madhe çka nuk e ka bota - solidaritetin. Ne edhe sot e kësaj dite jemi

në gjendje ta pranojmë njeriun që se kemi njohur kurrë por edhe atë që e njohim që ka

nevojë për ndihmë ne gjithmonë i themi bujrëm, urdhëro dera është e hapur e dera e

hapur edhe në Evropë do të jetë për neve vetëm nëqoftëse jemi unik, nëqoftëse jemi të

mençur dhe iu ikim atyre mashtrimeve të cilat i kemi përjetuar vite me radhë.

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA

Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë

Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.

Për ju prindër shqiptarë,

Për ju nxënës shkollarë,

Kosovare e kosovarë,

Shkrova këtë poezi,

Me të vetmen porosi:

“Shqipen tonë të mrekulluar,

të dashur e të praruar,

sa më parë për ta liruar,

prej shkinishtës së tepruar,

që aq shumë e ka kapluar,

që më nuk duhet duruar,

pa pasur aspak nevojë,

për çdo ditë po e zëmë me gojë.”

Pse dërzhavë e jo shtet?!

Pse zavodë e jo ent?!

Pse strujë e jo korrent?!

Pse kaish kur ai është rrip?!

Pse opshtinë e jo komunë?!

Pse vilushkë e jo pirun?!

Pse gollub e jo pëllumb?!

Pse tost e jo brumë?!

Pse rekë kur ai është lumë?!

Pse porez e jo tatim?!

Pse nagradë e jo shpërblim?!

Pse reshenje e jo vendim?!

E pse i thoni frizhider?

Kur ai është frigorifer.

Të flasim shqipen pa gabime

Kjo është porosia ime.

Pse sobë e jo dhomë?!

Kur e kemi shprehjen tonë?!

Pse gumë e jo gomë?!

Pse stanicë e jo stacion?!

Pse upravlaç e jo timon?!

Pse penzi e jo pension?!

Pse mast e jo yndyrë?!

Pse stub e jo shtyllë?!

Pse pivë e jo birrë?!

Kur tingëllon shumë më mirë?!

Pse carinë jo doganë?!

Pse zadrugë e jo kooperativë?!

Pse halinë e jo fustan?!

Pse pasosh e jo pasaportë?!

Po pse shargarepë e jo karrotë?!

Për të folur shqipen mirë

Duhet pasur shumë dëshirë.

Pse krevet e jo shtrat?!

Pse stomak e jo bark?!

Pse plloçë e jo pllakë?!

Pse grealicë e jo nxehëse?!

Pse pod e jo dysheme?!

Pse bubrek e jo veshkë?!

Pse breske e jo pjeshkë?!

Pse praznik e jo festë?!

Pse dnevnik e jo ditar?!

Pse konop e jo litar?!

Pse bollnicë jo spital

Pse vazduh e jo ajër?!

Pse zejtin e jo vaj?!

Pse poziv e jo ftesë?!

Pse stan e jo banesë?!

Prandaj ta flasim me dëshirë,

Gjuhen tonë shumë të mirë,

Se ky fjalor i mallkuar

Pa nevojë i huazuar

Shqipen tonë e ka dëmtuar.

Ky fjalor i çoroditur,

Shqipen tonë e ka tronditur.

Shqipja jonë është shumë e pasur,

Është e ëmbël, është e dashur,

Është gjuhë e moderuar,

Është krejtësisht e njësuar,

Është në botë e respektuar.

Këtë kurrë s’duhet harruar.

Prandaj të flasim me dinjitet,

Me përkushtim e me vullnet.

Të flasim bukur, e të flasim lehtë,

Të flasim pastër siç e do ky vend.

Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.

Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,

Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.

Ne se kemi aspak vështirë,

Që shqipen tonë ta flasim mirë.

Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare

Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

Gjilan, maj 1998

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!