14.04.2015 Views

Nënë Tereza i duhet Durrësit - Albemigrant

Nënë Tereza i duhet Durrësit - Albemigrant

Nënë Tereza i duhet Durrësit - Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Nënë Tereza” i duhet Durrësit

[Gazeta Shqiptare, 22.3.2006]

Në shëtitoren bregdetare në Durrës, fare pranë portit, ka nja njëzet vjet që mbijeton një çiban:

monumenti i një njeriu me pushkë, që vrapon të japë kushtrimin komunist se erdhën armiqtë nga

deti. Sa herë kemi diskutuar për heqjen e asaj relikje të komunizmit, është jo vetëm anakronike

(jashtë kohës), por edhe e dëmshme për imazhin aq të diskutueshëm të Shqipërisë—megjithatë, ai

është aty! Nejse, më mirë vonë se kurrë.

A ka pritje më të mirë për të huajt, paraqitje më të mirë për Durrësin dhe Shqipërinë, nëse

pamja e parë nga deti, do të ishte figura e një shenjtoreje, statuja e Nënë Terezës. Në “dylbitë” e

evropianëve do të fokusohej shënjëtorja e madhe shqiptare, e jo më si deri tani, një “njeri me

pushkë”.

Durrësi është një nga pikat kryesore ku fillon koridori i 8-të, nëpër të cilin priten të vërshojnë

mallra, njerëz, kulturë e aktivitete nga më të larmishmit, nga perëndimi në lindje, dhe anasjelltas.

Nuk besojmë të ketë shqiptarë që nuk e mirëpresin këtë koridor. Po si i mirëpresim ne shqiptarët të

huajt që do të kalojnë nëpër këtë korridor?! Themi se duhet t’i mirëpresim sa më mirë, sepse është

edhe në leverdinë tonë. Por nuk është fare mirëpritje, nëse i presim me pushkë, e jo me mirësi—e ku

ka mirësi më të madhe se ajo e Nënë Terezës!

Nuk ka figurë më të përshtatëshme për të zevendësuar atë monumentin komunist, sesa

një statujë e Nënë Terezës.

Do të ishte një reagim pozitiv yni, zëvendësimi i një “simboli të komunizmit” me një simbol

të mirësisë, të fesë. Ky zëvendësim do të ishte një mesazh i mirëpritur, meqë bota, pikërisht këtë

periudhë, po na e rikujton antikomunizmin, të cilin po fillonim ta harronim! Figura e një

shenjtoreje, aq më tepër katolike, të cilët komunizmi i kishte veçanërisht në plan të parë të

persekutimit, do të ishte simbol i pendesës sonë, për të kaluarën tonë të ndotur me prishjen e kishave

dhe xhamive, me luftën e paprecedent kundër të gjithë feve.

“Nënë Tereza” është komplementare me shumë nga ne shqiptarët e tjerë, sepse na plotëson

me ëmbëlsinë e saj, me sakrificën e saj sublime për jetën e të tjerëve, me globalizmin e saj: ajo shkoi

nga Shqipëria të ndihmojë njerëzit në Indi, në anën tjetër të botës.

Statuja e Nënë Terezës, do të ishte edhe një pikë lidhjeje e perëndimit të krishterë, me ne që

jemi me shumicë myslimanë. Do të ishte në përputhje të plotë me vllazërimin tonë fetar, katolikë,

ortodoksë dhe myslimanë. Do të ishte një lidhje e natyrshme me rrënjët tona katolike, gjë që veçse

do t’i forconte dy mbishartesat tona më të vona, si atë myslimane, si edhe atë ortodokse, e që të tilla

duhet të mbeten: diversiteti sjell siguri dhe qëndrueshmëri.

E Durrësi, ka edhe historinë e vet të lidhur me fenë katolike të Nënë Terezës. Është Durrësi

që ka tradita të lashta të krishtera, që datojnë jo shumë më vonë se të vetë qendrës së katolicizmit,

Italisë. Në Durrës, ka patur katolikë të thjeshtë e klerikë katolikë që luftuan për lirinë e të gjithë

shqiptarëve, pa dallime fetare: Dom Nikollë Kaçorri, për ta përmendur si një nga përfaqësuesit më të

respektuar të katolikëve të Durrësit, ishte një patriot, që arriti deri në postin e zëvendëskryeministrit

të qeverisë së parë shqiptare, asaj me kryeministër Ismail Qemalin. Një “Nënë Terezë” në bregun e

detit, do të ishte si të ishte vënë një monument për vetë Dom Nikollë Kaçorrin, e përsa e sa

personalitete katolike që banuan këtu.

Për lexuesit me prirje luftarake, do të thonim se “Nënë Tereza” është karshillëku më i mirë

që do t’u jepnim armikut të përbashkët, terorizmit me sllogane fetare, që nga ai me inkuizicione e

deri tek ky me Bin Ladena: ne jemi të bashkuar, të tre fetë në një, në shqiptarizëm, në evropianizëm.

Shpresojmë të kemi sensibilizuar Bashkinë e Durrësit, si edhe kryeministrin aktual, që në

shenjë të bashkëpunimit të pushteteve, qëndror-lokal, ta thyejnë akullin e politikës konfliktuale, me

zëvendësimin e “komunistit me pushkë”, me “shenjëtoren Nënë Tereza”.

Bashkim Kopliku

Durrës, më 20.3.2006

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!