14.04.2015 Views

Nga Xhani Xhori - AlbEmigrant

Nga Xhani Xhori - AlbEmigrant

Nga Xhani Xhori - AlbEmigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Krahasim....

Ndjenjat e një të përdhunuari ndaj përdhunuesit që nuk është më, janë po ato të një populli të

përdhunuar ndaj diktatorit që nuk është më. (Mund të jetë titulli por dhe ashtu siç është nuk ka

problem)

Nga Xhani Xhori

Publikohet me lejen e autorit dhe te grupit administrues te Alb-Shkences*

Ketu foto sipas

deshires...

Së fundi po diskutohet shumë mes shqiptarëve për qëndrimin ndaj

diktaturës. Në këtë kuadër do desha t’u sillja lexuesve të këtij shkrimi

historinë e mëposhtme, një ngjarje që ndodhi në Brisbane të Australisë

rreth vitit ‘93 apo ‘94. Megjithëse psikologjia e individit ndryshon nga

ajo e turmës përsëri mendoj se krahasimi që do bëj mund të jetë e

përshtatshme. Thjesht do të desha të bëjë jë krahasim që shërben më

shumë për të reflektuar dhe duke besuar se në fund të leximit të këtij

shkrimi lexuesi do të ndaj të njëjtin opinion me mua. (Është i vetmi

paragraf që duhet ndryshuar dhe unë bëra një farë ndryshimi, por

meqë frazat janë në vetën e parë ju takon juve ti jepni dorën e fundit)

Në vitin 1992 (viti 1992, 1993 apo 1994) në Brisbane të Australisë

ndodhi një krim me të vërtetë makabër. Një burrë rreth të 40-ve, i martuar dhe me fëmijë, një qytetar i

nderuar po priste për një taksi kur 4 vajza të reja, dy 16-të vjeçe, njëra 17-të dhe më e rritura 18 vjeçe,

ndaluan makinën e tyre dhe e ftuan që ta ndihmonin e ta çonin atje ku ai dëshëronte. Sigurisht që, duke

pare 4 vajza të reja e në dukje fare të parrezikshme, ia i falenderoi dhe pranoi të hypte në makinën e

tyre. Të nesërmen, kufoma e tij u gjet në një zonë jashtë qytetit, në breg të lumit. Qe masakruar e

goditur më shumë se 100 herë me thikë! Policia mundi t’i gjente shpejt të katër vajzat por, çfarë qe

edhe më makabër, ishte fakti që, pasi të katërta e kishin goditur me thikat a tyre, vajza 18-vjeçare që qe

edhe kryetarja e atij grupi të vogël kriminelësh, ndërsa ai po përpëlitej nga plagët e panumërta, kjo

vajzë vuri buzët mbi ato plagë dhe me një kënaqësi të jashtëzakonshme filloi t’i pinte gjakun e vazhdoi

ta bënte këtë

deri sa ai dha shpirt! Per këtë arësye në shtyp u quajt “The vampire woman-killer”.

Ky krim i jashtëzakonshëm tërhoqi vemendjen e shumë psikiatërve dhe psikologëve nga gjithë bota që

t’i përgjigjeshin pyetjes së dhimbshme e në dukje të pashpjegueshme: “Si ka mundësi që 4 vajza të reja

të marrin në makinë një burrë krejtësisht të panjohur prej tyre dhe jo vetëm ta vrasin në mënyrë

barbare, por njëra nga ato i pin edhe gjakun?” Kështu që, hapi i parë qe që të studionin të kaluarën e

tyre dhe, pa asnjë çudi, u pa se e vetmja gjë e përbashkët në jetën e tyre qe që, të gjitha qene abuzuar

rëndë (seksualisht, mendërisht dhe fizikisht) nga baballarët e tyre.

Unë po përqëndrohem në historinë e “Vampire woman-killer”. Në moshën 4-5 vjeçare ajo qe adoptuar

nga një çift milionerësh që nuk kishin femijë. Ndërsa gruaja filloi ta donte me gjithë shpirt, burri filloi

ta abuzonte menjëherë seksualisht! Duke qenë midis dy njerëzve me sjellje diametralisht të kundërta,

vajza filloi ta shikonte nënën, e cila qe një grua tëresisht e huaj për të, si mbrojtëse dhe u lidh shumë

fort me të. Duke parë afrimin kaq të shpejtë e këtë lidhje kaq të ngushtë, nëna filloi ta donte edhe më

shumë. Kjo situatë vazhdoi deri kur vajza u bë rreth 8 vjeç kohë kur nëna që e kish adoptuar filloi të

ksihte dyshimet e saj se diçka e papëlqyeshme po ndodhte ndërmjet vajzës dhe burrit të saj. Sa më

shumë që ajo i ruante aq më tëpër i kapte në skena të dyshimta, kështu që, për t’i dhënë fund një herë e

mire kësaj situate të mundimshme gruaja vendosi që, me çdo lloj mënyre t’i mbante vajzën e adoptuar

dhe burrin e saj në sa më pak kontakt që të qe e mundur. Kështu që, edhe për gabimin më të vogël dhe

shpesh edhe pa asnjë shkak të dukshëm, ajo filloi ta rrihte dhe ta dënonte vajzën duke e kyçur në

bodrumin e errët e të frikshëm të shtëpisë ku e “harronte” me ditë të tëra. Dhe, nga ana tjetër, siç mund

të pritej, dhashuria u kthye në një xhelozi të jashtëzakonshme e urrejtje të pafund. Pra, kjo vajzë e

vogël kaloi nga një abuzim tek tjetri, por mbi të gjitha ajo humbi dashurinë e të vetmit njeri që ajo kish

dashur dhe e kish dashur në jetën e saj.

Kur vajza qe rreth 14 vjeçe, papritmas i jati i adoptuar vdiq nga zemra. Të gjithë e vunë re goditjen që

ajo pësoi. Jo vetëm që nuk u gëzua aspak por u shokua tërrësisht. Pasi u ul në një qoshe të shtëpisë ku

ndejti pa lëvizur, pa ngrënë e pa pirë për 3 ditë, papritmas ajo u ngrit dhe u largua nga shtëpia pa thënë

as edhe një fjalë. Psikiatrit dhe psikologët që e studiuan këtë rast thanë se vdekja e të jatit qe momenti

që i dryshoi asaj tërë jetën, pasi pikërisht në atë moment ajo realizoi se objekti i drejtësisë kish humbur

përgjithnjë, se ajo që me të vërtetë vdiq qe drejtësia. Në mëndjen e saj, për vite me rradhë, qe krijuar

një ëndër e fuqishme se një ditë, kur të rritej, do të qe e mundur që ta shihte krminelin e jetës së saj ne

karrigen e të akuzuarit, përpara drejtësisë por kjo ëndër fare papritmas u zhduk e, gjithashtu, morri me

vehte gjithë shpresat e saj.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo u kthye në një rrugaçe, filloi të merrej me droga, të vidhte e të bënte

krime fillimisht të vogla, sidomos kundër burrave, deri sa një ditë u kap e përfundoi në një qëndër

korrektimi fëmijësh ku u mbajt për 2-3 vite. Atje ajo mundi të gjejë 3 shoqe me histori të ngjashme dhe

të gjitha ranë dakort të krijojnë bandën “The abused women in war against men!” apo diçka të këtillë.

Me të dale nga qendra e korrektimit të parin burrë të pafajshëm që gjetën e masakruan. Nga vizitat e

analizat psikiatrike që u bënë u pa e qartë se, ndërsa masakronin një të pafajshëm në mendjet e tyre të

turbulluara e konfuze qe imazhi i njerëzve që i kishin abuzuar. Në mendjen e vajzës në fjalë qe

krimineli që i shkatërroi feminine. Qe njeriu që i vodhi dashurinë e vetme në jetë. Qe krimineli që i

shpëtoi drejtësisë! Vëtëm se, për fat të keq, viktima në fjalë qe një person fare i pafajshëm që u ndodh

në kohë të gabuar, në vend të gabuar, në shoqëri të gabuara.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ne shqiptarët. Për 50 vjet rrjesht ne u abuzuam tërësisht dhe

vazhdimisht nga disa nga kriminelët më të ndyrë që ka parë ndonjëherë historia dhe, ndërsa shumica

patëm një ëndërr se një ditë do t’i shihnin këto kriminlë të pashëmbullt përpara drejtësisë kjo ëndërr u

vodh dhe u abuzua dhe vazhdon të abuzohet pas plot 16 vjetësh. Në 1993, kur vizitova për herë të parë

Shqipërinë pas largimit tim më 1990, mbeta shumë i zhgënjyer pasi prisja që të paktën diçka të kish

filluar të bëhej në këtë drejtim. Ajo që po bëhej në të vërtetë qenë ca gjyqe sa për sy e faqe, tërrësisht

farsë për ca kafe dhe pula, një tallje e rëndë për popullin e shumëvuajtur shqipëtar, një tjetër abuzim për

të stërabuzuarit.

Fatkeqësisht, po të shkosh mbrapsh gjatë gjithë këtyre 16 vjetëve te së ashtuquajturës “demokraci” e

po të studiosh presidentët e kryeministrat që kanë hypur e zbritur e rihypur përsëri, është fare e lehtë të

gjendet ekuacioni i tyre i përbashkët - pothuajse të gjithë kanë patur lidhje shumë të ngushta me

diktaturën e egër komuniste, pra, jo vetëm që nuk kanë qenë e nuk janë të interesuar për drejtësi por,

ndoshta edhe kanë frikë prej saj. Për sa kohë që njerëz të tillë do infektojnë e ndyjnë postet e

ëndësishme qeveritare, populi shqiptar do vazhdojë të dëgjojë të njëjtin avaz – “falje por jo drejtësi”

apo, “drejtësi do të thotë hakmarrje”, e mashtime të ndyra të këtij lloji! Për sa kohë që njerëz të tillë do

vazhdojnë të kenë gurin dhe arrën populli ynë do vazhdojë të jetojë me mëndje të turbulluar, njëlloj si

ajo vajza 18 vjeçare dhe pse jo, si ajo mund t’i hidhemi në fyt edhe njerëzve të pafajshëm. Për

mendimin tim po qe se në Shqipëri do qe instaluar një drejtësi e plotë dhe e kujdeshme ngjarjet e 1997

nuk do të kishin ndodhur kurrë. Po qe se rreth 1000 vetë (dhe nuk e besoj se janë më shumë) do ishin

ulur në bankat e të akuzarve e t’i përgjigjeshin një sistemi të rregullt drejtësor për krimet e tyre

çnjerëzore e të mbanin përgjegjësine e merituar për këto krime, Shqipëria do kish ecur shumë më

përpara se Rumania apo Bullgaria apo ndonjë shtet tjetër që u përmenden shpesh si shembull ndryshimi

drejt demokracisë edhe po të konsiderojmë faktin që keto vende u prekën shumë më pak se ne nga

dikatura e egër, një nga arsyet e tjera perse ne jemi ende prapa tyre, një arsye tjetër se përse ne duhet të

kishim bërë shumë më tepër në këtë drejtim. Le të mos harrojmë se një vend mund të shkatërrohet nga

lufta e rimëkëmbet përsëri, mund të rrafshohet nga fatkeqësitë natyrore e rindërtohet përseri, por një

vend pa drejtësi nuk mund të ripërtërihet kurrë.

Xhani Xhori

* Shënim: Ky shkrim është postuar në formë mesazhi tek lista Alb-Shkenca dhe duke

qenë sa interesant dhe tërheqës për nga forma dhe përmbajtja i kërkova autorit të shkrimit dhe

grupit administrues të listës Alb-Shkenca të lejojnë botimin e shkrimit tek Tribuna Shqiptare.

Dua të falenderoj autorin si dhe grupin administrues të Alb-Shkenca.

Ajet Nuro

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!