14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të faktit që Ministria e Mjedisit është shndërruar së fundmi në Ministrinë e Mjedisit,

Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave, ekziston një nevojë urgjente për të harmonizuar

legjislacionin në fushën e burimeve ujore me atë të ujërave të ndotur dhe për më

tepër për ta harmonizuar të tërin me direktivat përkatëse të BE-se në fushën e

mbrojtjes së ujërave. Ligji trajton më në hollësi çështjet e mëposhtme:

Detyrat e strukturave shtetërore për parandalimin e ndotjes së ujit dhe

pakësimin e ujërave të ndotur;

Detyrimet e personave fizikë dhe juridikë, veprimtaritë e të cilëve shkaktojnë

ujar të ndotur;

Detyrimet e subjekteve të angazhuar me veprimtarinë e trajtimit të ujërave të

ndotur;

Trajtimin e ujërave të ndotur në përputhje me llojin e tyre;

Lejen mjedisore, monitorimin dhe kontrollin.

Ligji Nr. 9010, dt. 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbeturinave të

ngurta”

Ky ligj ka në qendër të vëmendjes institucionalizimin e instrumenteve që

mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm përmes promovimit të përdorimit racional të

burimeve dhe parandalimit dhe eliminimit të rrezikut për shëndetin e njeriut dhe

mjedisin nga mbetjet. Ligji siguron krijimin e një hierarkie detyrimesh parandaluese

(minimizimi i mbetjeve që në burim deri tek asgjësimi i tyre në fazën përfundimtare).

Ligji nxit parandalimin dhe pakësimin e krijimit të mbetjeve. Ai synon edhe të

pakësojë efektet e rrezikshme të mbetjeve përmes futjes së teknologjive të pastra,

zhvillimeve teknike dhe produkteve të reja në treg, të prodhuara nga riciklimi i

mbetjeve.

Ligji u kushton vëmendje modaliteteve të administrimit mjedisor të mbetjeve

në çdo fazë, ndër të cilave edhe gjatë krijimit, grumbullimit, ndarjes, ruajtjes,

transportit, riciklimit, përpunimit dhe asgjësimit të tyre. Ligji trajton detyrimet e

krijuesve te mbetjeve dhe zotëruesve të tyre. Është e domosdoshme që trajtimi i

mbetjeve në çdo fazë të kryhet pa dëmtuar shëndetin e njeriut dhe mjedisin përreth.

Ligji kërkon që administrimi i mbetjeve të kryhet në përputhje me kushtet e vëna ne

lejet mjedisore përkatëse dhe sipas planifikimit të përshkruar në raportet përkatëse të

vlerësimit të ndikimit në mjedis. Ligji parashikon edhe detyrimin për mbajtjen e

regjistrave dhe raportimin për çdo fazë të administrimit te mbetjeve të ngurta.

Sikurse edhe për ligjet e tjera specifike, ekziston një nevojë e ngutshme për të

plotësuar kuadrin nënligjor përkatës. Në këtë kontekst, kohët e fundit, u përgatit dhe

u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë edhe Ligji “Për administrimin mjedisor të

mbetjeve të rrezikshme”. Në vazhdim, pritet të ndërhyhet në të ardhmen e afërt për

t’i shkrirë këto dy ligje me njëri tjetrin dhe për të krijuar një ligj organik për

administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta.

Ligji Nr. 9537, datë 18.05.2006. “Për administrimin mjedisor të mbeturinave

të rrezikshme”

Ky është një ligj i ri, i cili synon mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit

nga ndotja dhe dëmi i shkaktuar nga mbeturinat e rrezikshme, nëpërmjet

administrimit mjedisor të tyre në çdo fazë, përfshi krijimin, grumbullimin, ndarjen,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!