LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

14.04.2015 Views

përbashkët, 12 banka me kapital privat të huaj dhe dy banka private vendase. Vitet e fundit janë bere hapa për të ulur vëllimin e transaksioneve me para në dorë dhe për të nxitur përdorimin e sektorit bankar, për dhënien e pagave të nëpunësve publikë nëpërmjet bankave dhe inkurajimin për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike dhe telefonit nëpërmjet sektorit bankar. Vlera e PBB në vitin 2004 ishte 1,680 EUR për frymë, që përbën 8% të vlerës përkatëse në BE 25. Rritja ekonomike e viteve te fundit ka qenë si vijon: 3.4% në 2002; 6.0 % në 2003; 6.0 % në 2004. Inflacioni ka pasur vlerën 2.4% në 2003 dhe 3.4% në 2004. Papunësia në vitin 2004 ka qenë në nivelin 14.6%. Shqipëria ndjek Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social, qe u prezantua në nëntor 2001. Kjo strategji synon të përmirësoje qeverisjen dhe të mbajë një ritëm të lartë rritje ekonomike, si dhe të përmirësojë situatën në arsim, shëndetësi, dhe infrastrukturë. SKZHES ka edhe një kapitull për mjedisin, ku prioritetet kryesore janë frenimi i degradimit të mëtejshëm të mjedisit, rehabilitimi i zonave të nxehta dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve. Në korrik 2002, Banka Botërore miratoi Strategjinë e Asistencës për Shqipërinë, që fokusohet në uljen e varfërisë përmes mbështetjes që i jepet vendit për zbatimin e SKZHES. Banka Botërore do të mbështesë përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e institucioneve, promovimin e rritjes së qëndrueshme të sektorit privat, ristrukturimin e sektorit të energjisë, përmirësimin e infrastrukturave bazë dhe nxitjen e zhvillimit njerëzor. Në kuadër të Strategjisë së re të Asistencës për Shqipërinë janë miratuar katër projekte (tre për kreditimin sektorial dhe një për Kreditim për Mbështetje për Uljen e Varfërisë) me një shumë të përgjithshme prej 61 milion dollarësh amerikanë (rreth 50 MEUR). Sipas strategjisë për Shqipërinë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), fokusi i veprimtarisë së saj do të orientohet nga zhvillimi i sektorit privat dhe mbështetja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si edhe pjesëmarrja në privatizimet strategjike, e veçanërisht në sektorët financiarë dhe të telekomunikacioneve, apo financimi dhe zhvillimi i infrastrukturave, sidomos në sektorët e energjisë dhe transporteve. Në fund të vitit 2003, BERZH-i i akordoi Shqipërisë financime me një vlerë më shumë se 155 MEUR. Mbështetja e BE-së i vjen Shqipërisë kryesisht përmes programit CARDS. Asistenca e akorduar për periudhën 2001-2004 ishte 193.4 MEUR. Prioritetet kryesore të CARDS për Shqipërinë janë drejtësia dhe punët e brendshme, ngritja e kapaciteteve administrative, zhvillimi ekonomik e social, mjedisi dhe burimet natyrore (11.4 MEUR) dhe stabilizimi demokratik. Programi CARDS 2005-2006 ka akorduar 90 MEUR për Shqipërinë. Nga këto 8 MEUR do të shkojnë për mjedisin (rehabilitim fizik i mjedisit në zonat e nxehta, mbështetje për zbatimin e PKPL, etj.). 2.1.5 Vështrim Mjedisor Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara shumë probleme mjedisore, të cilat u thelluan më tej gjatë tranzicionit. Në Planin Kombëtar të Veprimit për Mjedisin (1994 dhe 2002) dhe në dokumente të tjera politike të vendit pasqyrohen përparësitë kryesore mjedisore të vendit që përfshijnë: erozionin e tokës, çpyllëzimet, humbjen e biodiversitetit, mbetjet urbane, ndotjen e ajrit në zonat qytetëse dhe industriale, ndotjen e tokës nga mbetjet e rrezikshme e toksike të industrisë së vjetër në të ashtuquajturat ”Zona të nxehta mjedisore”, etj. Këto të fundit janë trajtuar edhe në

një studim të UNEP (2000) “Vlerësim mjedisor pas konfliktit”. Harta në faqen vijuese tregon vendndodhjen e tyre. Gjithashtu, janë trashëguar edhe një mori problemesh të karakterit institucional, ligjor e të edukatës dhe kulturës mjedisore. Institucionet mjedisore në Shqipëri janë të reja, të krijuara gjatë periudhës së tranzicionit. Kështu, Ministria e Mjedisit u krijua për herë të parë në shtator 2001. Pas zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005 fokusi i saj u zgjerua dhe ajo u shndërrua në Ministri të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Edhe legjislacioni mjedisor i takon periudhës së tranzicionit. Ligji i parë për mjedisin i përket vitit 1993. Gjatë periudhës 2001-2005 boshllëku i trashëguar ligjor është mbushur përmes një numri të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe rregullatore, që mbështeten në modelet përkatëse të akteve të KEsë. Gjithsesi, pritet të bëhet një punë shumë e madhe në drejtim të përafrimit të legjislacionit në periudhën 2005-2014. Edukata dhe kultura mjedisore e trashëguar nga periudha para viteve ’90 ishte inekzistente. Gjatë 15 viteve të tranzicionit kjo situatë është kapërcyer. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të publikut, një numër të madh OJF-sh mjedisore dhe problemet mjedisore janë gjithnjë e më të pranishme në të gjitha mjetet e komunikimit.

një studim të UNEP (2000) “Vlerësim mjedisor pas konfliktit”. Harta në faqen vijuese

tregon vendndodhjen e tyre.

Gjithashtu, janë trashëguar edhe një mori problemesh të karakterit

institucional, ligjor e të edukatës dhe kulturës mjedisore. Institucionet mjedisore në

Shqipëri janë të reja, të krijuara gjatë periudhës së tranzicionit. Kështu, Ministria e

Mjedisit u krijua për herë të parë në shtator 2001. Pas zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005

fokusi i saj u zgjerua dhe ajo u shndërrua në Ministri të Mjedisit, Pyjeve dhe

Administrimit të Ujërave. Edhe legjislacioni mjedisor i takon periudhës së

tranzicionit. Ligji i parë për mjedisin i përket vitit 1993. Gjatë periudhës 2001-2005

boshllëku i trashëguar ligjor është mbushur përmes një numri të konsiderueshëm

aktesh ligjore dhe rregullatore, që mbështeten në modelet përkatëse të akteve të KEsë.

Gjithsesi, pritet të bëhet një punë shumë e madhe në drejtim të përafrimit të

legjislacionit në periudhën 2005-2014. Edukata dhe kultura mjedisore e trashëguar

nga periudha para viteve ’90 ishte inekzistente. Gjatë 15 viteve të tranzicionit kjo

situatë është kapërcyer. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të publikut, një numër të

madh OJF-sh mjedisore dhe problemet mjedisore janë gjithnjë e më të pranishme në

të gjitha mjetet e komunikimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!