14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

gjithë vendin është i pamjaftueshëm, ndonëse furnizimi me ujë të rrjedhshëm në

banesa është përmirësuar (9 orë në ditë mesatarisht në fshat, dhe mbi 12 orë në ditë

në qytet). Rreth 80 % e popullsisë që jeton në qytet është e lidhur me rrjetin e ujit, por

në përgjithësi, sistemet e furnizimit dhe pastrimit të ujit janë të vjetruara. Cilësia e ujit

është e dobët dhe humbjet dhe lidhjet e paligjshme në rrjet janë të shpeshta. Vetëm

rreth 40 % e popullsisë në qytet është e lidhur me kanalizimet e ujërave të zeza dhe

trajtimi i tyre, me gjithë masat e marra për financimin e një morie impiantesh trajtimi

të ujërave të zeza në disa qytete, kryesisht bregdetare, vazhdon të jetë pothuaj

inekzistent. Janë në proces decentralizimi dhe privatizimi në këtë sektor.

Në sektorin e energjisë, vazhdojnë përpjekjet për zbutjen graduale të efekteve

të krizës energjetike. Si rezultat i një sërë faktorësh (kushtet më të mira atmosferike

dhe situata më e favorshme hidrike, zbatimi me sukses i Planit të Veprimit 2002-2003

dhe angazhimit të qeverisë shqiptare dhe të donatorëve në drejtim të rehabilitimit të

sistemit të shpërndarjes dhe transmetimit) në vitin 2003 u vu re një përmirësim

relativ: sasia e energjisë së prodhuar u rrit me 56 % më shumë se në vitin 2002, kurse

grumbullimi i detyrimeve u rrit nga rreth 57 MEUR në vitin 2000, në rreth 152 MEUR

në 2003. Në vitin 2003 u miratua ligji i ri për integrimin e Shqipërisë në tregun rajonal

të energjisë, u miratua Strategjia afatgjatë Kombëtare për Energjinë dhe Plani i

Veprimit 2003-2005. Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 10% në vit për

konsumatorët familjarë dhe 5% për konsumatorët e tjerë. Këto rritje janë rezultat i

përpjekjeve për t'i sjellë çmimet afër kostos, në bazë edhe të politikës së qeverisë.

Janë aktualisht në proces një numër investimesh për rehabilitimin e burimeve

kryesore gjeneruese të vendit, përmirësimin e koneksionit të Shqipërisë me vendet

fqinjë dhe rindërtimin e rrjeteve të vjetruara dhe të mbingarkuara të transmetimit

dhe shpërndarjes. Megjithatë, rezultatet në drejtim të përdorimit të burimeve

energjetike alternative (për shembull gazi i lëngëzuar nga nafta) dhe promovimit të

diversifikimit të energjisë mbeten akoma të kufizuara.

Ne vitin 2003, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë

(KRRTRSH) miratoi vendkalimin e propozuar të naftësjellësit transballkanik

ndërmjet Ambo Burgas (Bullgari) dhe Vlorës (Shqipëri). Shqipëria nënshkroi

Memorandumin e Mirëkuptimit të Athinës të vitit 2003 dhe është angazhuar për

ngritjen e një tregu konkurrues të energjisë në rajon.

Me gjithë përparimin e arritur gjatë vitit 2003, kriza në këtë sektor nuk është

kapërcyer ende. Humbjet në rrjet (39 %) dhe lidhjet e paligjshme janë ende të mëdha,

ndërsa niveli i mbledhjes së detyrimeve duhet rritur edhe më tej përmes zbatimit të

planeve të veprimit dhe Strategjisë Kombëtare për Energjinë.

Sektori i telekomunikacioneve është përmirësuar, megjithëse zonat e largëta

ende kanë probleme. Në fund të vitit 2003, numri i pajtimtarëve të Albtelekomit arriti

në 222.000. Ndërkohë, rreth 25 operatorë privatë u ofrojnë shërbim rreth 12.000

përdoruesve në fshat. Numri i përdoruesve të celularëve u rrit nga 800.000 në vitin

2002, në 1.000.000 në vitin 2003. Sipas operatorëve celularë, nga ky shërbim mbulohet

80 % e territorit që përkon me 90 % të popullsisë .

Për shkak të kufizimeve të tanishme të rrjetit dhe çmimeve të larta, aksesi dhe

përdorimi i internetit mbetet i ulët. Numri i pajtimtarëve të internetit është rreth

5.000, ndërsa numri i përdoruesve llogaritet në 30.000.

Sektori bankar shqiptar përbëhet aktualisht nga dy banka me kapital të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!