14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Industritë që punojnë aktualisht në Shqipëri janë: industria agro-ushqimore,

tekstile dhe e veshjeve, e drurit, e naftës, e çimentos, kimike, minerare dhe e

përpunimit të metaleve, dhe ajo hidro-energjetike.

Eksportet kryesore te vendit janë në fushat e tekstileve dhe këpucëve,

metaleve dhe mineraleve, naftës bruto, perimeve, frutave dhe duhanit. Bashkimi

Evropian (BE) është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë. Ai përfaqëson rreth 75% të

importeve të përgjithshme të Shqipërisë (në vitin 2003, këto importe kapën vlerën

1.11 MEUR) dhe rreth 90% të eksporteve të saj të përgjithshme (në vitin 2003, 368

MEUR). Importet përfshijnë makineri dhe pajisje, ushqime, tekstile dhe kimikate. Në

nivel sektorësh, BE-ja importon nga Shqipëria kryesisht prodhime të përpunuara.

Tekstilet përllogariten në afërsisht 29% të importeve tregtare, ndërsa prodhimet

bujqësore në rreth 12%. Eksportet kryesore të BE-së drejt Shqipërisë janë produkte

industriale dhe prodhime të tjera të përpunuara. Prodhimet bujqësore zënë rreth 20%

të shumës së eksporteve të BE-së.

Sektori industrial në Shqipëri vazhdon të jetë i dobët. Kontributi i tij në

shtimin e përgjithshëm të PPB-së ne vitin 2000 ishte 26%, i pasuar nga shërbimet me

23%. Gjatë vitit 2003 kontributi i industrisë ishte i përafërt me atë të vitit 2002 (rreth

12%-13%). Në vitin 2004, industria dhe ndërtimi zinin 20% te PPB-se kurse shërbimet

u rritën në 55%. Industria vazhdon të jetë përgjithësisht e vjetruar dhe me fuqi të ulët

konkurruese ndaj industrisë evropiane.

Ne vitin 2003 në Shqipëri kishte 56.490 ndërmarrje të vogla dhe të mesme

(SME). Sipas këtyre të dhënave, në 82,5% të këtyre ndërmarrjeve ishte i punësuar

vetëm një person. Pothuaj 52% e SME-ve operojnë në sektorin e tregtisë ku pengesat e

hyrjes dhe kërkesat për kapitalin investues janë të vogla. Vetëm 10% operojnë në

sektorin industrial. 15% e SME-ve vazhdojnë të operojnë me administrim shtetëror.

Në realitet, SME-të me administrim shtetëror zënë rreth 41% të krahut të punës të

punësuar në sektorin e SME-ve. Vetëm 0,2% e SME-ve punësojnë më shumë se 100

punonjës. Që prej fillimit të tranzicionit, Shqipëria ka njohur një rritje kryesisht të

vazhdueshme të numrit të SME-ve, të cilat janë bërë pjesë e rëndësishme e ekonomisë

së saj. Në vitin 2003, u nënshkrua Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla dhe një

sërë aktesh normative për zhvillimin e SME-ve. Në tetor 2002 u krijua Agjencia e

Nxitjes dhe Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Ristrukturimi i ndërmarrjeve dhe privatizimi. Ndërsa privatizimi i

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ka përfunduar, privatizimi i ndërmarrjeve të

mëdha ka qenë më i ngadaltë për shkak të pasigurisë politike dhe shkallës se ulët të

interesit nga investitorët strategjikë.

Politika e përgjithshme e Shqipërisë është, fillimisht të ristrukturojë dhe,

vetëm më pas, të privatizojë kompanitë shtetërore. Kompania elektro-energjetike

KESH është ende në fazë ristrukturimi dhe një hap i parë është bërë tashmë me

ndarjen e kompanisë në tri ente përgjegjëse për shpërndarjen, prodhimin dhe

transmetimin. Në sektorin e naftës procesi i privatizimit të Albpetrolit (prodhimi),

Armo-s (përpunimi) dhe Servkom-it (shpërndarja) është me i avancuar.

Gjatë vitit 2003, në Shqipëri janë bërë hapa drejt përmirësimit të mjedisit dhe

klimës së biznesit. Agjencia Shqiptare për Nxitjen e Biznesit dhe Investimeve synon

krijimin e lehtësive për investitorët, afaristët dhe informacion rreth kreditimit, nxitjen

e interesave të biznesit dhe lehtësimin e dialogut mes tij dhe administratës, gjetjen e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!