LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

14.04.2015 Views

(Rivierë), Maksimumet absolute të temperaturës ndryshojnë nga rreth 30°C (në rajonet e brendshme dhe të larta malore) në 43,9°C (në Kuçovë). Minimumet absolute të temperaturave lëkunden nga -2°C deri -3°C (në Rivierë) deri në -25,8°C në Sheqeras te Korçës. Ngrica janë të pranishme nga 2 ditë deri në rreth 140 ditë në vit. Në Shqipëri bien mesatarisht 1480mm reshje në vit. Ato janë përqendruar kryesisht gjatë gjysmës së ftohtë të vitit (60-80% e sasisë), ndërsa gjatë verës bien 3- 14% të reshjeve vjetore. Thatësira që përbën një dukuri të qëndrueshme të klimës, në Rivierë zgjat mbi 3 muaj. Karakteri "tekanjoz" i klimës shfaqet si në regjimin termik edhe në atë pluviometrik. Në rajonet e brendshme më të larta të vendit bora është e pranishme mbi 100 ditë në vit. Lagështira relative e ajrit në Shqipëri gjatë muajit korrik merr vlerat nga rreth 40-50% (mesatarja ne orën 14.00). Vlerat më të larta ajo i arrin gjatë muajit janar (60-75%). Shqipëria ka pasuri ujore të mëdha, të cilat shprehen në dendësinë (1,7 km/km²) dhe gjatësinë (mbi 49.000 km) e rrjetit hidrografik, i cili çon në det çdo vit mesatarisht 41 km3 ujë, d.m.th. rreth 1,4 milion m3 për çdo km² dhe rreth 14 mijë m3 për çdo banor. Por, krahas zonave shumë të pasura me ujë si: Alpet Shqiptare, Malësia Pukë-Mirditë etj., ka edhe zona me potencial më të ulët ujor si: pellgu ujëmbledhës i Osumit dhe ai i Devollit, Dumreja, etj. Në Shqipëri ndodhen edhe shumë liqene natyrore (i Shkodrës, i Ohrit, i Prespës, etj.), që përbëjnë një rezervë të rëndësishme ujore. Një pjesë e ujërave të vendit, veçanërisht ato të lumenjve Shkumbin, Fan, Gjanicë, Lanë, etj., janë të ndotura për shkak të derdhjes në to të mbetjeve industriale. Meqë një pjesë e këtyre ujërave përdoret në sektorin e ekonomisë bujqësore, është e domosdoshme që përpara përdorimit të trajtohen në stacione të posaçme pastrimi. Rreth 75% të territorit i zënë tokat e kafenjta dhe të hinjta kafe. Tokat moçalore shtrihen në ish-kënetat e ëmbla (Maliq, Tërbuf, etj.). Tokat e kripura shtrihen në ishkënetat e kripura dhe gjatë brezit bregdetar. Reaksioni i tokave ndryshon, në përgjithësi, nga reaksioni acid në dy brezat e lartësive të mëdha, në neutral dhe në bazik në dy brezat e lartësive të vogla. Gjithashtu përmbajtja e humusit zvogëlohet nga tokat e lartësive (rreth 25%) në ato të zonave më të ulëta (3-6%). Territori i Shqipërisë gjendet në brezin e bimëve mesdhetare dhe pjesërisht të Evropës së Mesme. Shqipëria ndodhet në jug të kufirit të rritjes së hardhisë, ndërsa një pjesë e mirë e territorit të saj përfshihet në zonën e rritjes së ullirit. Shqipëria ka një mbulesë bimore mjaft të pasur dhe të përbërë nga lloje të shumta speciesh, që, të grupuara sipas vlerës së tyre mund të ndahen në: bimë për lëndë druri (ahishtet, haloret, dushqet, etj.); bimë për lëndë djegëse; për kullotë; bimë me rëndësi industriale; bimë medicinale, regjëse, mjaltëse, dekorative, etj. Shkurret mesdhetare mbulojnë 42% të sipërfaqes së vendit (kryesisht në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore). Fauna e Shqipërisë është e shumëllojshme dhe, në disa raste, origjinale dhe endemike. Nga gjitarët mishngrënës, më të përhapur janë ujku, dhelpra, çakalli dhe shqarthi, që gjenden në brezin e dushkut dhe të ahut; zardafi, kunadhja, ariu i murmë, macja e egër, nusja e lalës. Rëndësi kanë barngrënësit, si: kaprolli, dhia e egër, derri i egër, lepuri i egër, etj., që jetojnë kryesisht në pjesët e larta të vendit. Bota e shpendëve përbëhet nga rreth 350 lloje. Në ujërat bregdetare dhe të brendshme gjenden shumë lloje peshqish me rëndësi të madhe ekonomike. Gjuetia pa kriter,

shpyllëzimet, tharja e kënetave dhe e lagunave, përdorimi i kimikateve në bujqësi, ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga mbetjet industriale, etj., e kanë dëmtuar botën shtazore të vendit. 2.1.2 Karakteristika të Përgjithshme të Popullsisë Në vitin 1989 Shqipëria kishte 3.182.417 banorë, ndërsa në vitin 2001 rreth 3.069.275 banorë. Deri në vitin 1990, rritja e popullsisë ka qenë vetëm rezultat i shtimit natyror. Pas këtij viti në numrin e popullsisë dhe në proceset e tjera demografike ka ndikuar sidomos emigracioni. Rreth 0,6 milion persona (shumica meshkuj dhe në moshë të re) kanë emigruar nga Shqipëria gjatë periudhës 1989-2001. Fig. 2: Dinamika e numrit të popullsisë në periudhën 1923-2001. Lindshmëria në vitin 1990 ishte 25,1‰, ndërsa në vitin 2000 ra në 16,5‰. Vdekshmëria, duke filluar nga viti 1950, ka rënë nga 15‰ në 5,5‰ në vitin 2000. Vdekshmëria foshnjore është ende e lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Europës (4,6 herë më e lartë se në Greqinë fqinje dhe 1,7 herë më e lartë se në Bullgari). Nëse ritmi i rritjes vjetore të popullsisë në shkallë vendi për 25 vitet e ardhshme do të jetë rreth 1,1% (në kushtet e pakësimit të ritmeve të emigracionit), në vitin 2025 Shqipëria do të ketë rreth 4,4 milionë banorë. Gati 30% e popullsisë së vendit (v. 2001) është përqendruar në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan; më se 20,1% në rrethet Fier, Vlore, Lushnje dhe Berat; 6% në rrethin e Shkodrës dhe 4,6% në rrethin e Korçës. Në Ultësirën Perëndimore është përqendruar më shumë se gjysma e popullsisë së vendit (55,26%). Meqenëse lëvizjet e brendshme migruese në drejtim të këtij rajoni do të vazhdojnë, pritet që në vitin 2025 në zonën Tiranë-Durrës të përqendrohet rreth 25% e popullsisë së vendit (rreth 1,125,000 banorë), ndërsa në zonën bregdetare mbi 60% e popullsisë (rreth 2.7 milion banorë). Popullsia e Shqipërisë ka moshën mesatare më të re në Europë (29 vjeç) dhe jetëgjatësi të krahasueshme me atë të popullsive të vendeve të zhvilluara: 71,5 vjet për meshkujt dhe 78,1 vjet për femrat. Popullsia e Shqipërisë është homogjene. Nga viti 1960 deri në vitin 1990 shqiptarët etnikë përbënin 97% të popullsisë, pjesën tjetër e përbënin grekët (1,85%), maqedonët (0,15%), malazezët, etj. Pas vitit 1990 struktura etnike e Shqipërisë ka ndryshuar paksa pasi një pjesë e madhe e të huajve (sidomos pakica greke) është kthyer në vendet e origjinës. Kështu, në vitin 2001, struktura etnike e Shqipërisë ishte:

shpyllëzimet, tharja e kënetave dhe e lagunave, përdorimi i kimikateve në bujqësi,

ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga mbetjet industriale, etj., e kanë dëmtuar botën

shtazore të vendit.

2.1.2 Karakteristika të Përgjithshme të Popullsisë

Në vitin 1989 Shqipëria kishte 3.182.417 banorë, ndërsa në vitin 2001 rreth

3.069.275 banorë. Deri në vitin 1990, rritja e popullsisë ka qenë vetëm rezultat i

shtimit natyror. Pas këtij viti në numrin e popullsisë dhe në proceset e tjera

demografike ka ndikuar sidomos emigracioni. Rreth 0,6 milion persona (shumica

meshkuj dhe në moshë të re) kanë emigruar nga Shqipëria gjatë periudhës 1989-2001.

Fig. 2: Dinamika e numrit të popullsisë në periudhën 1923-2001.

Lindshmëria në vitin 1990 ishte 25,1‰, ndërsa në vitin 2000 ra në 16,5‰.

Vdekshmëria, duke filluar nga viti 1950, ka rënë nga 15‰ në 5,5‰ në vitin 2000.

Vdekshmëria foshnjore është ende e lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Europës (4,6

herë më e lartë se në Greqinë fqinje dhe 1,7 herë më e lartë se në Bullgari). Nëse ritmi

i rritjes vjetore të popullsisë në shkallë vendi për 25 vitet e ardhshme do të jetë rreth

1,1% (në kushtet e pakësimit të ritmeve të emigracionit), në vitin 2025 Shqipëria do të

ketë rreth 4,4 milionë banorë.

Gati 30% e popullsisë së vendit (v. 2001) është përqendruar në rrethet Tiranë,

Durrës, Elbasan; më se 20,1% në rrethet Fier, Vlore, Lushnje dhe Berat; 6% në rrethin

e Shkodrës dhe 4,6% në rrethin e Korçës. Në Ultësirën Perëndimore është

përqendruar më shumë se gjysma e popullsisë së vendit (55,26%). Meqenëse lëvizjet

e brendshme migruese në drejtim të këtij rajoni do të vazhdojnë, pritet që në vitin

2025 në zonën Tiranë-Durrës të përqendrohet rreth 25% e popullsisë së vendit (rreth

1,125,000 banorë), ndërsa në zonën bregdetare mbi 60% e popullsisë (rreth 2.7 milion

banorë).

Popullsia e Shqipërisë ka moshën mesatare më të re në Europë (29 vjeç) dhe

jetëgjatësi të krahasueshme me atë të popullsive të vendeve të zhvilluara: 71,5 vjet

për meshkujt dhe 78,1 vjet për femrat.

Popullsia e Shqipërisë është homogjene. Nga viti 1960 deri në vitin 1990

shqiptarët etnikë përbënin 97% të popullsisë, pjesën tjetër e përbënin grekët (1,85%),

maqedonët (0,15%), malazezët, etj. Pas vitit 1990 struktura etnike e Shqipërisë ka

ndryshuar paksa pasi një pjesë e madhe e të huajve (sidomos pakica greke) është

kthyer në vendet e origjinës. Kështu, në vitin 2001, struktura etnike e Shqipërisë ishte:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!