14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

njerëzve.

TË DHËNA BAZË TË VENDIT

2..1 Profili i Vendit

2..1.1 Pozita Gjeografia dhe Kushtet Natyrore

Shqipëria gjendet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në brigjet

lindore të deteve Adriatik dhe Jon. Territori i saj ndodhet midis koordinatave 42°39'

(Vermosh) e 39°38' (Konispol) të gjerësisë gjeografike veriore dhe 21°4' (Vernik) e

19°16' (ishulli i Sazanit) të gjatësisë gjeografike lindore. Brenda kufijve të sotëm

politikë, të caktuar në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin

1913, Republika e Shqipërisë, me shtrirje 335 km nga veriu në jug dhe 150 km nga

lindja në perëndim, ka një sipërfaqe prej 28.748 km². Gjatësia e kufirit shtetëror të

Shqipërisë është 1094 km, nga i cili 657 km janë kufij tokësorë, 316 km kufij detarë, 48

km kufij lumorë dhe 72 km kufij liqenorë. Në veri, Shqipëria ka kufij të përbashkët

me Malin e Zi dhe Kosovën, në lindje me Maqedoninë, ndërsa në jug e juglindje

kufizohet me Greqinë.

Shqipëria ndodhet në kryqëzim të rrugëve të rëndësishme tokësore, detare

dhe ajrore që lidhin Perëndimin me Lindjen. Dalja e gjerë në detet Adriatik e Jon dhe,

nëpërmjet tyre, në detin Mesdhe është një faktor shumë i rëndësishëm për lidhjet e

gjithanshme me botën, të cilat ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Brigjet

shqiptare të Adriatikut ndodhen vetëm 72 km larg atyre italiane. Pozita gjeografike

mundëson përfshirjen e Shqipërisë në itinerare të rëndësishme turistike mesdhetare

dhe europiane. Në aspektin strategjik, Shqipëria kontrollon kanalin e Otrantos, që

është porta kryesore hyrëse në Adriatik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!