14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Problemet përparësore

Nivel i ulët i informacionit dhe ndërgjegjësimit, te të gjithë grupet e popullatës

per NOQ-të;

Nivel i ulët ndërgjegjësimi për pasojat në shëndet dhe mjedis nga

keqadministrimi i vend-depozitimeve të mbetjeve urbane;

Nivel i ulet ndërgjegjësimi për NOQ-t te subjektet e interesuara të sektorëve

publik dhe privat.

Objektivat

Rritja e ndërgjegjësimit për NOQ-të te të gjithë subjektet e interesuara dhe

publiku i gjerë.

Plani i Veprimit

Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit te komuniteteve që janë të prekur nga

ndotja me NOQ, duke i informuar për efektin e tyre në shëndetin e njeriut dhe në

mjedis;

Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut në përgjithësi lidhur me

ndikimin e NOQ-ve në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin;

Rritja e kapaciteteve të OJF-ve mjedisore, për ndërgjegjësimin e publikut dhe

shpërndarjen e informacionit mjedisor për NOQ-të në media dhe me mjetet e tjera

sensibilizuese;

Inventarizimi i shpërndarjes së NOQ-ve në Shqipëri ka treguar se këto

kimikate janë të pranishme në një sasi të rrezikshme vetëm në disa zona të veçanta të

vendit. Do të ishte mjaft i efektshëm një program fushatash publike për informimin

dhe ndërgjegjësimin e publikut të veçantë të këtyre zonave.

Monitorimi, Raportimi, Shkëmbimi i Informacionit dhe Kërkimi shkencor

Në Programin e monitorimit të elementeve dhe faktorëve të mjedisit (VKM

Nr. 103, dt. 31.3.2002) nuk është parashikuar monitorimi i NOQ-ve në përgjithësi ose

i kimikateve të veçanta që bëjnë pjesë në grupin e NOQ-ve. Kërkesat e Konventës së

Stokholmit dhe situata e konstatuar mbas kryerjes së inventarit paraprak të NOQ-ve

në Shqipëri, diktojnë domosdoshmërinë e programimit të masave ligjore,

institucionale dhe teknike për të realizuar monitorimin e NOQ-ve.

Në Planet e Veprimit për kategoritë e ndryshme të NOQ-ve janë parashikuar

edhe masat përkatëse që lidhen me monitorimin, kryesisht në ato mjedise që

konsiderohen të kontaminuara nga përdorimi ose depozitimi i NOQ-ve, siç janë:

DDT, lindani, HCH, PCB, dioksinat dhe furanet. Ky monitorim do të mbulojë vendet

ku janë depozituar këto kimikate, territoret pranë tyre, ujërat sipërfaqësore,

nëntokësore dhe ajrin përreth, kafshët shtëpiake pranë këtyre territoreve të ndotura,

si dhe komunitetet e njerëzve që jetojnë aty pranë. Shtrirja e zbatimit të programit të

monitorimit për NOQ-të do të përditësohet duke shtuar ose hequr zona a mjedise

dhe kimikate NOQ, në varësi të rezultateve të monitorimit.

Spektri i monitorimit është i gjerë dhe përfshin analiza kimike në mjedise dhe

denduri të ndryshme. Një ndërmarrje e tillë, pa dyshim, kërkon kapacitetet e

nevojshme profesionale si edhe bazë materiale, në përputhje me nivelin e cilësisë së

analizave dhe të dyja së bashku kanë nevojë për mbështetjen e duhur financiare për

sigurimin e aparaturave, trajnimin e stafeve përkatës dhe mbulimin e kostove që

kërkon programi i monitorimit të NOQ-ve. Shqipëria ka mundësi të kufizuar

financiare për t’i përmbushur me forcat e veta të gjitha kërkesat që do të kërkojë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!