14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

krahasueshme me atë të popullsisë së vendeve të zhvilluara. Shqiptaret zënë 98% te

strukturës etnike te popullsisë.

Industritë që punojnë tani në Shqipëri përfshijnë agro-industrinë, industrinë tekstile,

të veshmbathjes, drurit, naftës, çimentos, industrinë kimike, minerare dhe të

përpunimit të metaleve, dhe industrinë hidro-energjetike. Bashkimi Europian është

partneri tregtar kryesor i Shqipërisë. Eksportet kryesore të vendit janë në sektorët e

tekstileve, këpucëve, metaleve dhe mineraleve, naftës bruto, perimeve, frutave dhe

duhanit. Importet kryesore përfshijnë produkte industriale dhe shumë produkte të

tjera të përpunuara.

Sektori industrial është ende i dobët. Kontributi i sektorit të bujqësisë në PBB-në e

vendit ka pasur një rënie të konsiderueshme gjatë 5 viteve të fundit. Ka përfunduar

privatizimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ndërsa privatizimi i ndërmarrjeve të

mëdha ka qenë më i ngadaltë. Sistemi energjetik është akoma i dobët dhe kriza

energjetike nuk është zgjidhur ende. Sektori i telekomunikacioneve është

përmirësuar, por akoma ka probleme në zonat e thella. Numri i përdoruesve të

celularëve është rritur mjaft, ndërsa mbeten të kufizuara mundësia e lidhjes me

internet dhe përdorimi i tij. Në sektorin e transportit prioritet kryesor mbetet

përfundimi i korridoreve Lindje-Perëndim dhe Veri-Jug.

Shqipëria ka trashëguar shumë probleme mjedisore nga e kaluara, të cilat janë

thelluar gjatë tranzicionit. Prioritetet kryesore mjedisore mbulojnë erozionin e tokës,

shpyllëzimet, humbjen e biodiversitetit, mbetjet urbane, ndotjen e ajrit në zonat

qytetëse dhe industriale, ndotjen e tokës prej mbetjeve të rrezikshme nga industritë e

vjetra, etj. Janë trashëguar edhe probleme të tjera në nivelin e institucioneve,

legjislacionit, kulturës dhe edukatës mjedisore, etj. Megjithëse gjatë tranzicionit janë

bërë përparime, sidomos në fushën e institucioneve, politikave, legjislacionit,

ndërgjegjësimit, etj. mbetet akoma shumë për të bërë. Investimet në infrastrukturën

mjedisore vlerësohen si një masë e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit dhe

respektimin e standardeve Europiane.

Që nga viti 2000 Shqipëria është anëtare në OBT dhe zbaton të gjitha marrëveshjet e

tregtisë së lirë në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

Më 12 qershor 2006 Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me

Komisionin Evropian, e cila parashtron detyra të rëndësishme për mjedisin dhe

zhvillimin e qëndrueshëm. Vlerësimi i Çështjeve dhe Plani i Veprimit lidhur me

NOQ-të në Shqipëri

Forcimi i Kuadrit Ligjor dhe Rregullator

Në lidhje me kuadrin rregullator ekzistues në Shqipëri janë evidentuar këto çështje :

Në legjislacionin kombëtar nuk ekziston asnjë ligj i veçantë ose akt tjetër nën-ligjor, i

cili të jetë në kundërshtim me dispozitat e Konventës së Stokholmit;

Deri më tani nuk ka asnjë akt specifik ligjor që të trajtojë NOQ-të;

Në disa ligje dhe akte nënligjore, si edhe në disa dokumente të tjera shtetërore për

mjedisin, ekzistojnë hapësira për trajtimin e ardhshëm të NOQ-ve në përputhje me

kërkesat e Konventës;

Përgatitja e kuadrit ligjor specifik për të bërë të mundur zbatimin e kërkesave të

Konventës si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për të transpozuar dhe harmonizuar

legjislacionin kombëtar me atë evropian në fushën e mbrojtjes së shëndetit të njeriut e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!