14.04.2015 Views

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

komponentët e ekosistemit të globit në sasi gjurmësh. Përbërës të kësaj klase në

veçanti kanë shkaktuar problemet kryesore mjedisore.

Ekzistojnë 75 lloje dioksinash (PCDD) dhe 135 lloje (PCDF) furanesh. Shtatë

lloje dioksinash dhe 10 lloje furanesh janë përcaktuar si toksike.

Dioksinat janë ndër kimikatet më toksike të njohura nga njeriu, 10 herë më

toksike se armët kimike (Zarin, Zaman, VX) ose toksinat natyrale (helmi i një lloji

peshku, gjarpri), dhe 100 herë më toksike se striknina. Rrallëherë shkaktohen

helmime akute, por dioksinat janë të qëndrueshme dhe bio-akumulohen te njeriu. Si

pasojë, problemi kryesor janë efektet kronike.

Rreth 90% e PCDD dhe PCDF merren nga njeriu nëpërmjet zinxhirit

ushqimor. Rrugë të tjera të rëndësishme të ekspozimit mund të jenë thithja nëpërmjet

frymëmarrjes ose gëlltitja e grimcave të ndotura.

PCDD/PCDF, në dallim nga kimikatet e tjera NOQ, si pesticidet e

polikloruara, si psh DDT, asnjëherë nuk prodhohen në mënyrë të qëllimshme. NOQtë

aksidentale formohen nga nënproduktet e aktiviteteve të shumta industriale dhe

më shumë nga proceset e djegies.

Të gjitha format e djegies, industriale dhe shtëpiake, mund të çlirojnë dioksina

në qoftë se është i pranishëm klori, qoftë edhe në sasi të vogla (gjurmë):

Djegia e mbeturinave (duke përfshirë mbetjet urbane, mjekësore dhe të

rrezikshme).

Djegia e lëndëve djegëse të ngurta dhe të lëngshme duke përfshirë qymyrin,

naftën dhe drutë në impiante të mëdha, siç janë ato të prodhimit të energjisë elektrike

dhe në sasi të vogël në sobat e ngrohjes dhe zjarret shtëpiake.

Procese të tjera si djegie e mbeturinave të oborreve të shtëpive, zjarret e mëdha

dhe zjarret aksidentale;

Proceset industriale, duke përfshirë proceset termike, prodhimin e metaleve,

uzinat e skorieve, furrat me hark elektrik dhe prodhimi i metaleve jo ferrore;

Proceset e prodhimit kimik. Prodhimi i pesticideve aromatike të polikloruara

p.sh. 2,4,5-T dhe PCP; fenolet e kloruara; disa tretës të kloruar dhe vinil-kloruret;

Kërkesat përkatëse të Konventës së Stokholmit

Vendet palë duhet të marrin të paktën masat e më poshtme:

përgatitjen e planit të veprimi;

pakësimi i shkarkimeve ose eliminimi që në burim;

zëvendësimi i materialeve, produkteve, proceseve;

futjen e Teknikave më të Mira të Disponueshme (TMD) dhe të Praktikave më

të Mira Mjedisore (PMM) për burimet e reja dhe ekzistuese.

Plani i Veprimit për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm [Neni 5, para. (a)]

Çdo vend anëtar duhet të përgatisë një Plan Veprimi ose, kur vlerësohet e

domosdoshme, Plan Rajonal, brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj

Konvente për këtë vend, dhe, më pas, ta zbatojë këtë Plan si pjesë e planit të zbatimit

të specifikuar në Nenin 7, i projektuar të identifikojë, karakterizojë dhe trajtojë

shkarkimin e kimikateve të renditura në Aneksin C.

Plani i Veprimit duhet të përfshijë elementet e mëposhtëm:

(i) Një vlerësim të shkarkimeve ekzistuese dhe atyre të parashikuara, duke

përfshirë hartimin e inventarit në burim dhe vlerësimin e shkarkimeve, duke marrë

në konsideratë kategoritë e burimeve të identifikuara në Aneksin C;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!