LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al LIGJI nr.9010, datë 13.02.2003 “PER ... - chemicals.al

14.04.2015 Views

Problemet përparësore dhe objektivat për administrimin e pesticideve NOQ Në Shqipëri nuk ka më pesticide NOQ. Sasia e fundit rreth 3 ton DDT dhe HCH/Lindan të cilat kanë qenë të pranishme në sektorin e shëndetësisë, janë larguar nga Shqipëria në Korrik 2006, në kuadrin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës për ripaketimin dhe largimin e kimikateve dhe pesticideve NOQ nga Bishti i Pallës. Problemet përparësore të identifikuara gjatë inventarit të pesticideve NOQ, janë vendet e ndotura në ish depot e sektorit të bujqësisë, mbrojtjes dhe të shëndetësisë, po kështu edhe ndotja e mjedisit rreth tyre. Menaxhimi dhe impakti i mbeturinave, në këto ish depo të magazinimit të pesticideve është krejt i panjohur ose i njohur në mënyrë të pjesshme. Në Shqipëri nuk mund të flitet për një infrastrukturë teknike për monitorimin e pesticideve NOQ, analizimin, kërkimin dhe zhvillimin. Në vendet ku janë ruajtur këto pesticide NOQ ka ende të pranishme ndotje të akumuluara nëpër dysheme dhe mure si dhe të infiltruara në zonën përreth tyre. Identifikimi i efektit është një punë e ndërlikuar që kërkon pajisjet përkatëse dhe specialistë të kualifikuar dhe të trajnuar në fushën e pesticideve NOQ. Rezultati i inventarit në nivel kombëtar në sektorët e mbrojtjes dhe të bujqësisë është që në Shqipëri nuk ka pesticide NOQ. Megjithatë, informacionet mbi sasitë e përdorura për të mbrojtur bimët deri kur ato u ndaluan nga përdorimi në bujqësi, nuk janë të plota. Për DDT dhe heksakloranin/lindanin, ka rezultuar një sasi e vogël e pranishme në depot e sektorit të shëndetësisë e cila, siç u përmend më lart, është larguar nga Shqipëria. Problemet përparësore Përshtatja e legjislacionit në fuqi për përdorimin e pesticideve; Informacion jo sistematik rreth përdorimit në të kaluarën i DDT (dokumente rreth sasive të importuara dhe të përdorura të DDT në sektorin e shëndetësisë); Mungesa e studimit për nivelin aktual të ndotjeve në ish depot e magazinimit të pesticideve, po kështu edhe mjedisi rreth tyre; Autoritetet lokale kanë një informacion të pamjaftueshëm në lidhje me pesticidet NOQ (në veçanti në depot e vjetra); Stafi teknik ka një informacion të pamjaftueshëm në lidhje me pesticidet NOQ (ndotja e depove të vjetra dhe impakti i tyre ne shëndet dhe mjedis); Mungesa e informacionit specifik në lidhje me pesticidet tek publiku në përgjithësi; Mungesa e një mbështetje financiare. Objektivat Forcimi i kapacitetit të laboratorëve të IMB për monitorimin e pesticideve NOQ; Përcaktimi ndotjeve eventuale nga pesticidet NOQ në ish depot dhe në hapësirën përreth tyre; Zhvillimi i planit të rehabilitimit për vendet e ndotura nga pesticidet NOQ; Rritja e ndërgjegjësimit rreth këtyre vendeve të kontaminuara në lidhje me rrezikun shëndetësor tek njerëzit që jetojnë afër këtyre vendeve.

2.3.2 PCB-të Hyrje PCB-të janë kimikate organike sintetike, me veti të larta dielektrike, të padjegshme dhe të qëndrueshme ndaj shpërbërjes termike dhe kimike. Në transformatorë dhe kondensatorë janë përdorur lëngje dielektrike me bazë bifenile të polikloruara (PCB-të) për shkak të vetive zjarrduruese dhe karakteristikave të tjera të tyre në përdorimin e pajisjeve elektrike, por në të njëjtën kohë këto produkte kanë dhe mjaft disavantazhe. Këto disavantazhe lidhen me natyrën helmuese të PCB-ve dhe rrezikun që ato sjellin për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. PCB-të janë objekt i tri konventave ndërkombëtare që lidhen me trajtimin e mbetjeve të rrezikshme dhe konkretisht: Konventa e Bazelit, Konventa e Roterdamit dhe Konventa e Stokholmit. Këto konventa i trajtojnë problemet e PCB-ve duke iu referuar prodhimit, deklarimit, përdorimit, importimit, eksportimit, ruajtjes, transportit, monitorimit, nxjerrjes jashtë përdorimit dhe eliminimit të tyre. Deri para pak vitesh, në Shqipëri nuk është punuar aq sa duhet për njohjen e PCB-ve dhe ndikimin e tyre në mjedis e në njerëz dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston legjislacioni konkret në lidhje me PCB-të, përfshirë këtu edhe monitorimin e tyre. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është shoqëria e vetme furnizuese e energjisë në Shqipëri. Sot kjo kompani është ndarë në dy divizione: Divizioni i prodhimit dhe Divizioni i shpërndarjes, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin, importin dhe shpërndarjen e energjisë. Divizioni i transmetimit është ndarë nga KESH dy vjet më parë dhe i është bashkuar OSTSH e cila është regjistruar në korrik 2004 si kompani e përbashkët me 100% aksione shtetërore. Në të shkuarën KESH nuk ka pasur një strukturë të mirëfilltë mjedisore. Nuk ka pasur plane për menaxhimin e situatave emergjente, kanë munguar evidentimet e krijimit të mbetjeve dhe menaxhimit të tyre, nuk ka pasur procedura të brendshme për menaxhimin e mbetjeve, që të japin udhëzime për trajtimin e tyre, për përcaktimin e përgjegjësive dhe vendosjen e detyrave për evidentimin e ecurisë së krijimit të ndotjeve. Niveli i ndërgjegjësimit të punonjësve të objekteve të KESH-it për rrezikun e PCB-ve është shumë i ulët, për shkak të mungesës së legjislacionit dhe procedurave për administrimin mjedisor të vajit me PCB. Për të përmirësuar situatën ekzistuese mjedisore si dhe për të forcuar kapacitetet administruese mjedisore pak vjet më parë në KESH dhe OSTSH u krijua Njësia e Administrimit të Mjedisit (NjAM) për të zhvilluar kapacitetet e brendshme në lidhje me trajtimin e përgjegjësive mjedisore për shëndetin dhe sigurinë në punë në të gjithë objektet e KESH/OSTSH. Për aq kohë sa të jetë shqetësues menaxhimi i PCB-ve, ne duhet të konsiderojmë në nivel kombëtar objektivat e përgjithshme të menaxhimit mjedisor, në veçanti menaxhimin e mbetjeve kimike dhe të rrezikshme, brenda kuadrit të konventave mjedisore përkatëse. Kërkesat përkatëse të Konventës së Stokholmit: Aneksi A kërkon që të gjitha Palët të ndërpresin menjëherë prodhimin e PCBve të reja (d.m.th., me hyrjen në fuqi te Konventës))

2.3.2 PCB-të

Hyrje

PCB-të janë kimikate organike sintetike, me veti të larta dielektrike, të

padjegshme dhe të qëndrueshme ndaj shpërbërjes termike dhe kimike.

Në transformatorë dhe kondensatorë janë përdorur lëngje dielektrike me bazë

bifenile të polikloruara (PCB-të) për shkak të vetive zjarrduruese dhe

karakteristikave të tjera të tyre në përdorimin e pajisjeve elektrike, por në të njëjtën

kohë këto produkte kanë dhe mjaft disavantazhe. Këto disavantazhe lidhen me

natyrën helmuese të PCB-ve dhe rrezikun që ato sjellin për shëndetin e njerëzve dhe

mjedisin.

PCB-të janë objekt i tri konventave ndërkombëtare që lidhen me trajtimin e

mbetjeve të rrezikshme dhe konkretisht: Konventa e Bazelit, Konventa e Roterdamit

dhe Konventa e Stokholmit. Këto konventa i trajtojnë problemet e PCB-ve duke iu

referuar prodhimit, deklarimit, përdorimit, importimit, eksportimit, ruajtjes,

transportit, monitorimit, nxjerrjes jashtë përdorimit dhe eliminimit të tyre.

Deri para pak vitesh, në Shqipëri nuk është punuar aq sa duhet për njohjen e

PCB-ve dhe ndikimin e tyre në mjedis e në njerëz dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston

legjislacioni konkret në lidhje me PCB-të, përfshirë këtu edhe monitorimin e tyre.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është shoqëria e vetme

furnizuese e energjisë në Shqipëri. Sot kjo kompani është ndarë në dy divizione:

Divizioni i prodhimit dhe Divizioni i shpërndarjes, të cilat janë përgjegjëse për

prodhimin, importin dhe shpërndarjen e energjisë. Divizioni i transmetimit është

ndarë nga KESH dy vjet më parë dhe i është bashkuar OSTSH e cila është regjistruar

në korrik 2004 si kompani e përbashkët me 100% aksione shtetërore.

Në të shkuarën KESH nuk ka pasur një strukturë të mirëfilltë mjedisore. Nuk

ka pasur plane për menaxhimin e situatave emergjente, kanë munguar evidentimet e

krijimit të mbetjeve dhe menaxhimit të tyre, nuk ka pasur procedura të brendshme

për menaxhimin e mbetjeve, që të japin udhëzime për trajtimin e tyre, për

përcaktimin e përgjegjësive dhe vendosjen e detyrave për evidentimin e ecurisë së

krijimit të ndotjeve.

Niveli i ndërgjegjësimit të punonjësve të objekteve të KESH-it për rrezikun e

PCB-ve është shumë i ulët, për shkak të mungesës së legjislacionit dhe procedurave

për administrimin mjedisor të vajit me PCB.

Për të përmirësuar situatën ekzistuese mjedisore si dhe për të forcuar

kapacitetet administruese mjedisore pak vjet më parë në KESH dhe OSTSH u krijua

Njësia e Administrimit të Mjedisit (NjAM) për të zhvilluar kapacitetet e brendshme

në lidhje me trajtimin e përgjegjësive mjedisore për shëndetin dhe sigurinë në punë

në të gjithë objektet e KESH/OSTSH.

Për aq kohë sa të jetë shqetësues menaxhimi i PCB-ve, ne duhet të

konsiderojmë në nivel kombëtar objektivat e përgjithshme të menaxhimit mjedisor,

në veçanti menaxhimin e mbetjeve kimike dhe të rrezikshme, brenda kuadrit të

konventave mjedisore përkatëse.

Kërkesat përkatëse të Konventës së Stokholmit:

Aneksi A kërkon që të gjitha Palët të ndërpresin menjëherë prodhimin e PCBve

të reja (d.m.th., me hyrjen në fuqi te Konventës))

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!