19.02.2015 Views

KONTROLLIMI EKSTERN I NJOHURIVE - ICCG

KONTROLLIMI EKSTERN I NJOHURIVE - ICCG

KONTROLLIMI EKSTERN I NJOHURIVE - ICCG

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONTROLLIMI

EKSTERN

I NJOHURIVE

Informator për arsimtarët

KONTROLLIMI

EKSTERN

I NJOHURIVE

Informator për arsimtarët

PËRMBAJTJA

1.

2.

3.

3.1.

3.1.1.

3.1.2.

3.1.3.

3.1.4.

3.1.5.

3.2.

3.2.1.

3.2.2.

3.2.3.

3.2.4.

3.2.5.

3.3.

3.3.1.

3.3.2.

3.3.3.

4.

4.1.

4.2.

4.3.

4.4.

5.

5.1.

5.2.

6.

6.1.

6.2.

6.3.

7.

Hyrje .............................................................................................................. 4

Aktivitetet e Qendrës së Provimeve........................................................... 5

Tipet e kontrollimit të njohurive................................................................... 6

Testimet nacionale (shtetërore).................................................................. 6

Përse testimet nacionale (shtetërore)?...................................................... 6

Cilat janë karakteristikat e testimeve nacionale (shtetërore)?............... 7

Kush zgjidh teste në testimet nacionale (shtetërore)?............................. 7

Kur organizohen testimet nacionale (shtetërore)?................................... 7

A ndikojnë rezultatet e testimeve në suksesin e nxënësit në shkollë?...... 7

Hulumtimet nacionale (shtetërore)............................................................ 8

Përse hulumtimet nacionale (shtetërore)?................................................ 8

Cilat janë karakteristikat e hulumtimeve nacionale (shtetërore)?......... 8

Kush zgjidhë teste në hulumtimet nacionale (shtetërore)?..................... 9

Kur organizohen hulumtimet nacionale (shtetërore)?............................. 9

A ndikojnë rezultatet e hulumtimeve në suksesin e nxënësit në shkollë?..... 9

Provimet nacionale (shtetërore)................................................................. 9

Përse provimet nacionale (shtetërore)?.................................................... 9

Cilat janë karakteristikat e provimeve nacionale (shtetërore)?........... 10

Kush i shtrohet provimit?............................................................................ 10

Testet............................................................................................................ 11

Si përgatiten testet?................................................................................... 11

Cilat janë tipet e pyetjeve/ajtemave?.................................................... 12

Shembuj detyrash .......................................................................................13

Si arrihet objektiviteti në vlerësim?............................................................ 18

Ecuria........................................................................................................... 19

Si realizohet kontrollimi i njohurive në shkollë?........................................ 19

Si bëhet siguria e testeve?......................................................................... 20

Plani i aktiviteteve...................................................................................... 21

Pilot testimi (2007) ...................................................................................... 21

Testimi nacional (shtetëror)-(2008)........................................................... 21

Çka më tutje? ............................................................................................ 26

Sqarim i nocioneve.................................................................................... 30

1.

HYRJE

Të nderuar kolegë,

Ndryshimet në arsim, të cilat viteve të fundit janë intensifikuar, kanë për

qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit. Programet e reja arsimore nënkuptojnë

qasje të re ndaj të nxënit dhe mësimit - kalimin nga planifikimi

i mësimit sipas leksioneve në planifikimin e mësimit sipas qëllimeve.

Ndryshimet mundësojnë autonomi më të madhe, por kërkojnë edhe

përgjegjësi më të madhe të shkollës. Në nivelin nacional (shtetëror) janë

parashtruar qëllimet dhe standardet. Rruga e arritjes së tyre u është lërë

shkollës dhe arsimtarit. Që të kontrollohen dhe të përcjellen në mënyrë

kontinuitive rezultatet e sistemit kështu të organizuar, përpos vlerësimit

të përditshëm dhe evaluimit intern, është i domosdoshëm edhe vlerësimi

ekstern. Me vlerësimin ekstern, i cili kryhet përmes procedurave të

definuara në mënyrë rigoroze dhe testeve të standardizuara, matet se a

i kanë dhe sa i kanë arritur nxënësit/nxënëset standardet e definuara me

programet arsimore.

Institucioni i ngarkuar për kontrollimin ekstern të njohurive është Qendra

e Provimeve, të cilën si institucion publik e ka themeluar Qeveria e Malit

të Zi. Ky institucion do të sigurojë punë të specializuar dhe profesionale

në përgatitjen dhe zbatimin e kontrollimeve eksterne të njohurive si dhe

do të garantojë objektivitetin dhe mbrojtjen e të gjitha veprimeve dhe të

dhënave.

Shpresojmë se duke lexuar këtë informator do të fitoni informacione të

nevojshme mbi testimet nacionale (shtetërore) dhe provimet që i organizon

Qendra e Provimeve. Njëkohësisht dëshirojmë edhe që të ju ftojmë

në bashkëpunim me qëllim të arritjes së qëllimit të përbashkët - një përcjellje

sa më objektive e të arriturave të nxënësve dhe cilësisë së sistemit

arsimor në tërësi.

Qendra e Provimeve i kontrollon njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e nxënësve

në Mal të Zi përmes:

• testimeve nacionale (shtetërore) në fund të ciklit I dhe II të shkollës fillore,

• provimit nacional (shtetëror) në fund të shkollës fillore - matura e vogël,

• provimit të maturës- pjekurisë,

• provimit profesional,

• hulumtimeve nacionale (shtetërore),

• garave shtetërore,

• hulumtimeve ndërkombëtare.

Aktivitetet e QP janë të përcaktuara me Ligjin mbi arsimimin dhe edukimin fillor

dhe me Ligjin mbi gjimnazin. Në përputhje me këtë, Qendra e Provimeve i kontrollon

njohuritë e nxënësve në fund të secilit cikël të arsimimit.

Në fund të ciklit I kontrollohet njohuria e nxënësve nga:

► gjuha amëtare dhe letërsia,

► matematika

Në fund të ciklit II kontrollohet njohuria e nxënësve nga:

► gjuha amëtare dhe letërsia,

► matematika,

► gjuha e huaj.

Në fund të ciklit III kontrollohet njohuria e nxënësve nga:

► gjuha amëtare dhe letërsia,

► matematika,

► një lëndë që e zgjedh nxënësi.

Mbas mbarimit të klasës IV të gjimnazit, jepet provimi i maturës - pjekurisë nga:

► lëndët e obligueshme dhe lëndët zgjedhëse.

Mbas mbarimit të klasës IV të shkollës së mesme profesionale, nxënësit i nënshtrohen

provimit profesional.

2.

AKTIVITETET E QENDRËS SË PROVIMEVE

3.

TIPET E KONTROLLIMIT TË NJOHURIVE

Qendra e Provimeve do t’a realizojë kontrollimin e

njohurive përmes:

• testimeve nacionale (shtetërore),

• hulumtimeve nacionale (shtetërore) dhe

• provimeve nacionale (shtetërore).

3.1. TESTIMET NACIONALE (SHTETËRORE)

Testimet nacionale (shtetërore) me të cilat matet cilësia e sistemit të

arsimit në tërësi, janë forma të standardizuara të kontrollimit të njohurive,

shkathtësive dhe kompetencave nga lëndët e caktuara mësimore.

3.1.1. Përse testimet nacionale (shtetërore)?

Testimet nacionale (shtetërore) mundësojnë vlerësimin, përcjelljen dhe avancimin

e cilësisë së arsimit. Që të arrihet ata, duhet të kontrollohet niveli i përvetësimit të

standardeve të njohurive të nxënësve. Standardet e njohurive janë të definuara

me programet mësimore.

Rezultatet e këtyre testimeve janë veçanërisht të rëndësishme për:

Entin për Shkollim - - - - - - - - - - - - për ta avancuar cilësinë e sistemit të arsimit

. . . . përmes korigjimeve eventuale të qëllimeve dhe

. . . . standardeve në kuadër të lëndëve mësimore të

. . . . testuara.

Shkollat - - - - - - - - - - - - - - - - - - - që të fitojnë informacione mbi të arriturat e

. . . . nxënësve në raport me mesataren shtetërore,

- që të fitojnë informacionet shtesë të cilat do

. . . . t’u ndihmojnë që ta përmirësojnë cilësinë e arsimit,

- që në përputhje me kushtet e veta specifike

në mënyrë të pavarur të planifikojnë zhvillimin

. . . . e vet.

Arsimtarët - - - - - - - - - - - - - - - - - që të kenë shikim më të mirë në nivelin e

. . . . përvetësimit të standardeve, që në mënyrë sa

më objektive të përcjellin punën e nxënësve.

3.1.2. Cilat janë karakteristikat e testimeve nacionale (shtetërore)?

Karakteristikat e testimeve nacionale (shtetërore):

kontrollohen njohuritë qenësore të cilat janë të definuara me standardet

e provimit,

detyrat dhe ecuritë janë të paratestuara përmes pilot testimeve

(testimeve provuese),

do të përdoret një numër i madh detyrash me qëllim që të mund të

nxirren konkludime të sigurta mbi arritjen e standardeve,

nxënësit do të bëjnë detyra të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë, në kushte

të njëjta, por në shkollë të vet,

informacionet mbi rezultatet individuale të nxënësve nuk do të jenë të

njohura për shkollën, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit.

shkollat do ta marrin informacionin mbi arritjen e përgjithshme të

nxënësve sipas lëndëve dhe klasave.

3.1.3. Kush u shtrohet testeve në testimet nacionale (shtetërore)?

Nxënësit e klasës III dhe VI të shkollës fillore nëntëvjeçare.

3.1.4. Kur organizohen testimet nacionale (shtetërore)?

Testimet do të organizohen kah fundi i vitit shkollor. Në maj këtë vit shkollor testimi

do të ketë karakter ekstern. Testimet nacionale (shtetërore) mund të realizohen si

eksterno-interne (çdo të katërtin vit).

3.1.5. A ndikojnë rezultatet e testeve në suksesin e nxënësve në

shkollë?

Rezultatet e testimeve nuk do të ndikojnë në suksesin e nxënësve, por do të japin

informacionin mbi arritjen e standardeve dhe faktorëve që ndikojnë në to.

3.2. HULUMTIMET NACIONALE (SHTETËRORE)

Hulumtimet nacionale (shtetërore) janë forma të standardizuara të kontrollimit të

njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve qëllimiet e të cilave janë

definuar në mënyrë konkrete. Me hulumtimet nacionale (shtetërore) mund të

kontrollohen njohuritë nga cila do lëndë mësimore, dhe fitohen edhe të dhënat

mbi faktorët të cilët ndikojnë në cilësinë e të nxënit dhe të mësimit.

3.2.1. Përse hulumtimet nacionale (shtetërore)?

Në hulumtimet nacionale (shtetërore) mund të kontrollohen njohuritë, shkathtësitë

dhe kompetencat e nxënësve nga cilado lëndë mësimore.

Hulumtimet nacionale (shtetërore) janë veçanërisht të rëndësishme për:

Entin për Shkollim i cili do të fitojë informacionet mbi të arriturat edhe nga

ato lëndë të cilat nuk janë të definuara si lëndë të testuara në mënyrë të

obligueshme.

arsimtarët e lëndëve të testuara, sepse do të fitojnë informacionin

rikthyes mbi të arriturat e nxënësve në tërësi me qëllim që ta avancojnë

cilësinë e mësimdhënjes.

3.2.2. Cilat janë karakteristikat e hulumtimeve nacionale

(shtetërore)?

Karakteristikat e hulumtimeve nacionale (shtetërore):

detyrat dhe ecuritë janë të paratestuara përmes pilot testimeve

(testimeve provuese),

detyrat në test do të jenë të njëjta dhe/ose të krahasueshme,

nxënësit do të bëjnë detyra të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë, në kushte

të njëjta, në shkollë të vet,

mund të realizohen vetëm si hulumtime eksterne,

nxënësit nuk do t’i kenë informacionet mbi rezultatet individuale,

organizohen edhe me qëllim të hulumtimit të ndikimit të disa faktorëve

të jashtëm në rezultatet e mësimit.

3.2.3. Kush zgjidh teste në hulumtimet nacionale (shtetërore)?

Të gjithë nxënësit e shkollës fillore nëntëvjeçare dhe gjimnazit të përgjithshëm

mund të presin se do të testohen. Se nga cila lëndë mësimore do të bëjnë teste,

varet nga qëllimi i hulumtimeve nacionale (shtetërore).

3.2.4. Kur organizohen hulumtimet nacionale (shtetërore)?

Qendra e Provimeve do t’i realizojë ato varësisht nga kërkesa e institucioneve që

merren me përcjelljen dhe avancimin e arsimit.

3.2.5. A ndikojnë rezultatet e hulumtimeve nacionale (shtetërore)

në suksesin e nxënësve në shkollë ?

Rezultatet e hulumtimeve nacionale (shtetërore) nuk ndikojnë në suksesin e nxënësve

në shkollë.

3.3. PROVIMET NACIONALE (SHTETËRORE)

Provimet nacionale (shtetërore) janë forma të standardizuara të kontrollimit të

njohurive me të cilat maten arritjet individuale të nxënësve nga lëndët e caktuara

në fund të arsimimit fillor dhe arsimimit të mesëm, e në mënyrë të tërthortë

edhe të sistemit arsimor në tërësi.

3.3.1. Përse provimet nacionale (shtetërore)?

Provimet nacionale (shtetërore) janë me rëndësi të posaçme për gjimnazet, shkollat

profesionale dhe Universitetin, si dhe për nxënësit që dëshirojnë të arsimohen në

këto institucione.

Rezultatet e provimeve nacionale (shtetërore) janë posaçërisht të rëndësishme:

► për nxënësit - sepse suksesi në provimin ekstern në klasën përfundimtare të

shkollës fillore do të jetë njëri prej kritereve për regjistrim në shkolla të mesme,

- sepse suksesi në provimin e maturës do të vlerësohet me rastin

e regjistrimit në fakultet;

► për gjimnazet, shkollat profesionale dhe Universitetin që më lehtë të bëjnë

përzgjedhjen për regjistrim;

► për arsimtarët që në mënyrë sa më objektive të përcjellin dhe vlerësojnë punën

e vet dhe të nxënësit.

3.3.2. Cilat janë veçoritë e provimeve nacionale (shtetërore)?

Veçoritë e provimeve nacionale (shtetërore):

detyrat janë valide dhe të standardizuara,

ecuritë janë të paratestuara përmes pilot testimeve (testimeve provuese),

të gjithë nxënësit do të bëjnë detyra të njëjta, të njëjtën ditë, në të

njëjtën kohë, në kushte të njëjta,

mund të realizohen vetëm si kontrollime eksterne të njohurive,

nxënësit do t’i dijnë rezultatet nga provimi

shkalla e lartë e sigurisë së testeve.

3.3.3. Kush i shtrohet provimit ?

Nxënësit e japin “maturën e vogël” në fund të ciklit III të shkollës nëntëvjeçare,

provimin e maturës në gjimnazin e përgjithshëm dhe provimin profesional në

shkollat e mesme profesionale.

10

4.1. SI PËRGATITEN TESTET?

Përgatitja e testeve zhvillohet nëpër disa faza/hapa:

1. Programi i provimit

Hapi i parë në përgatitjen e materialeve për testimet nacionale (shtetërore) është

hartimi i programit të provimeve.

Programi i provimeve bëhet në bazë të standardeve të cilat janë të definuara me

planin dhe programin mësimor dhe në bazë të mendimit të ekspertëve të grupit

të punës se lëndës mbi njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të cilat duhet t’i kenë

nxënësit në fund të ciklit të caktuar.

Programi i provimeve përmban:

→ fushat e lëndës mësimore

→ listën e qëllimeve në kuadër të secilës fushë

Tani për tani janë marrë vetëm ato të arritura të cilat mund të kontrollohen me

anën e testit të tipit letër-laps.

4.

TESTET

2. Shkruarja e pyetjeve/detyrave të provimeve

Grupet e autorëve nga lëndët e veçanta e kanë krijuar bankën e ajtemave,

gjegjësisht të pyetjeve/detyrave të provimeve. Autorët e test-ajtemave janë

mësuesit dhe arsimtarët, si dhe ekspertët nga Enti për Shkollim, Enti për Tekste

dhe Mjete Mësimore, Inspektoriati i Arsimit dhe Universiteti. Ata janë zgjedhur në

konkurs dhe kanë kaluar stërvitjen gjegjëse.

3. Paratestimi ose pilot testimi i pyetjeve/detyrave

Ajtemat duhet paratestuar me qëllim që të kontrollohen veçoritë e tyre matëse,

për të cilën është i nevojshëm një numër i mjaftueshëm i përgjigjeve të nxënësve.

Me analizë statistikore fitohen të dhënat e besueshme mbi cilësinë e secilës pyetje/detyrë

dhe testit në tërësi. Vetëm pyetjet më të mira nga paratestimi hyjnë

në bankën e ajtemave dhe mund të shfrytëzohen në testimin kryesor. Tek matura

e vogël dhe provimi i maturës detyrat nuk do të paratestohen.

11

4.2. CILAT JANË TIPET E PYETJEVE/AJTEMAVE?

Detyrat e tipit të mbyllur

Këto janë pyetje të strukturuara të cilat nga nxënësit kërkojnë që nga pyetjet e

ofruara të zgjedhin të saktën. Llojet e pyetjeve janë:

→ zgjedhje alternative (e saktë/jo e saktë; po/jo),

→ zgjedhje e shumëfishtë,

→ lidhje,

→ plotësim.

Detyrat e tipit të hapur:

përgjigje e shkurtër,

plotësim,

përgjigje më e gjerë,

hartim.

12

4.3. SHEMBUJ DETYRASH

Gjuhë amtare dhe letërsi

. . Klasa III

Shikoje shenjën dhe pastaj bëje detyrën.

Shkruaje çfarë domethënjëje ka shenja e cekur.

13

► Shikoje ilustrimin. Në bazë të tij shkruaje një tregimi

mbi takimin e Fatmirës dhe Petritit. Tregimi duhet

të ketë 3 deri në 6 fjali.

. . Jepja tregimit titullin.

14

Gjuhë angleze

. . . Klasa VI

► Çka është shfaqur në ilustrimin? Rrethoje numrin

. . . . para përgjigjes së saktë

1. handball

2. baseball

3. volleyball

► Lexoje tekstin dhe përgjigju në pyetjen e parash-

. . . . truar. Përgjigjen shënoje duke rrethuar numrat

. . . . 1, 2 ose 3.

AMY: In summer people usually go to the seaside or to

the mountains, but I live in a small town at the seaside

and I like visiting big towns and cities during my holidays.

History and Art are my favourite subjects at school and

. . . I love visiting museums and art galleries. I also like visiting...

big zoos.

Where does Amy like spending her summer holidays?

. . . . . 1. At the seaside.

. . . . . 2. In the mountains.

3. In big towns and cities.

15

Matematika

Klasa VI

► Shtëpia e Agronit është 150m larg shkollës. Sa metra

. . ka kaluar Agroni gjatë ditës, nëse dy herë ka shkuar

deri tek shkolla dhe është kthyer?

Përgjigja:________________________________

Libri ka 60 faqe. Blerina i ka lexuar 3 — 5 e librit.

Sa faqe ka lexuar Blerina?

16

Klasa III

1.

2.

3.

4.

А B C D

Cili mjet i komunikacionit gjendet në fushën (C,3)?

1. aeroplani

2. anija

3. automobili

4. treni

RRETHO NUMRIN PARA PËRGJIGJES SË SAKTË

17

4.3. SI ARRIHET OBJEKTIVITETI NË VLERËSIM?

Të gjitha detyrat janë të koduara. Secilën detyrë e përcjellë skema për shfaqjen

e pikëve, e cila përpos përgjigjeve të sakta dhe përshkrimit të hollësishëm të

tyre, përmban edhe përshkrimin e hollësishëm të përgjigjeve jo të plota të mundshme.

Për secilën pyetje është caktuar numri gjegjës i pikëve.

Nxënësit nuk e shënojnë emrin e vet, sepse në secilin test gjendet bar kodi. Mbas

mbarimit të vlerësimit, kodi lidhet me emrin e nxënësit.

Përgjigjet në pyetjet e tipit të përgjigjeve të ofruara i regjistron lexuesi optik. Disa

detyra, të tipit të eseut e ngjajshëm, do t’i korrigjojnë vlerësuesit posaçërisht të

trajnuar sipas kritereve të verifikuara.

18

Kontrollimi nacional (shtetëror) i njohurive është formë e kontrollimit ekstern me

rregulla saktësisht të parashtruara. Ato rregulla mundësojnë që të kontrollohen

njohuritë e nxënësve në të gjitha shkollat, në kushte të njëjta. Këto kushte mund

t’i sigurojmë vetëm me një organizim të mirë dhe me një procedur saktësisht të

parashtruar.

5.1. SI REALIZOHET KONTROLLIMI I

NJOHURIVE NË SHKOLLË

5.

ECURIA

Testet me materiale përcjellëse të përgatitura dhe të paketuara në QP në shkollë

arrijnë ditën e testimit. Ato i merr koordinuesi i shkollës.

Koordinuesi i shkollës është një person i specializuar, i ngarkuar për organizimin

e testimeve, provimeve dhe hulumtimeve në shkollë. Ai ka bashkëpunim të

ngushtë me QP.

Roli i koordinuesit të shkollës është:

► të koordinojë zbatimin e testimit, provimeve dhe hulumtimeve në shkolë,

► të kujdeset për atë që shkolla t’i plotësojë kushtet për zbatimin e testimit,

provimeve dhe hulumtimeve,

► të koordinojë punën e test-administruesve,

► të organizojë dërgimin e materialit të provimeve në Qendrën e Provimeve.

Test-administruesit janë të ngarkuar për përcjelljen e testimeve në klasë. Kanë

bashkëpunim të ngushtë me koordinuesin e shkollës.

Roli i test-administruesit është:

► që të realizojë testimet, provimet dhe hulumtimet në mësonjëtore,

► që të organizojë kontrollimin e njohurive sipas ecurive dhe udhëzimeve

të parashtruara të cilat do t’i marrë nga QP.

Koordinuesit e shkollave dhe test-administruesit janë arsimtarë, psikologë dhe

pedagogë. Koordinuesit e shkollave zgjedhen në marrëveshje me drejtorin e

shkollës nga të punësuarit, gjersa test-administruesit zgjedhen përmes ankandit

publik, dhe nuk mund të jenë test-administrues në shkollën ku janë të punësuar.

Për të gjithë ata janë të shkruara udhëzimet e hollësishme dhe është organizuar

trajnimi në Qendrën e Provimeve.

19

Roli i drejtorit të shkollës është që së bashku me koordinuesin e shkollës t’i bëjë të

gjitha përgatitjet, ashtu që testimi, provimi ose hulumtimi të realizohet pa pengesa.

Drejtori dhe koordinuesi i shkollës janë përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e të

gjitha materialeve të testimit.

5.2. SI BËHET SIGURIA E TESTEVE ?

Testet në shkollë arrijnë në ditën e testimit të paketuara dhe nën shifër.

Ato i merr koordinuesi i shkollës, i cili është i obliguar që t’i respektojë

dispozitat dhe rregullat mbi fshehtësinë e materialit të provimeve dhe të

dhënave personale të nxënësve.

Testet janë në mirëbesim dhe nuk është e lejuar të fotokopjohen ose t’i

jepen dikujt që nuk është drejtpërdrejt i inkuadruar në testim, provim ose

hulumtim.

I gjithë materiali, i plotësuar dhe i paplotësuar, duhet të paketohet sipas

rregullave dhe të kthehet në QP.

Testet ruhen në Qendrën e Provimeve në hapësira posaçërisht të pajisura,

me të gjitha masat e sigurisë.

20

6.1. PILOT TESTIMI 2007

Në vitin 2007 në testimi kanë marrë pjesë vetëm nxënësit e klasave III dhe VI të

shkollës fillore nëntëvjeçare. Testimi ka patur karakter të paratestimit me qëllim të

fitimit të informacioneve mbi cilësinë e instrumenteve matëse dhe procedurës së

testimit. Mbas analizës së rezultateve, është formuar baza e detyrave të vlefshme.

Kjo ka mundësuar që nga viti 2008 të realizohen testimet nacionale (shtetërore).

Testimi është realizuar në 45 shkolla (shkollat e grupit A dhe B). Në testim kanë

pjesëmarrë 1456 nxënës të klasës së III dhe 4529 nxënës të klasës së VI. Janë testuar

edhe 139 nxënës të klasës së VI të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe. Për ta,

i gjithë test-materijali është përkthyer në gjuhë shqipe.

6.2. TESTIMI NACIONAL (SHTETËROR) 2008

Në testimin nacional (shtetëror) i cili do të mbahet me 27 dhe 28 maj 2008, do të pjesëmarrin

nxënësit e klasës së III dhe të VI të shkollës fillore nëntëvjeçare nga 75 shkolla.

Shfaqja tabelare e shkollave të cilat do të pjesëmarrin në testimin nacional(shtetëror):

Numri

rendorë Emri i shkollës Komuna Klasa

1. IP SHF „Bajo Jojiq” Andrijevicë III VI

2. IP SHF „Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” Tivar (Bar) III VI

6.

PLANI I AKTIVITETEVE

3. IP SHF „Serbia” Tivar (Bar) III VI

4. IP SHF „Jovan Tomasheviq” Tivar (Bar) III VI

5. IP SHF „Jugosllavia” Tivar (Bar) III VI

6. IP SHF „Radomir Mitroviq” Berane III VI

7. IP SHF „Mark Milani” Bijello Polë III VI

8. IP SHF „Dushan Koraq” Bijello Polë III VI

9. IP SHF „Njegosh” Cetinë III VI

10. IP SHF „Aradha partizane e Lovqenit” Cetinë III VI

21

Numri

rendorë

Emri i shkollës Komuna Klasa

11. IP SHF „Njegosh”

Danillovgrad

(Spuzh) III VI

12. IP SHF „Dasho Paviçiq” Herceg Novi III VI

13. IP SHF „Bataloni i orjenit” Herceg Novi III VI

14. IP SHF „Millan Vukoviq” Herceg Novi III VI

15. IP SHF „Risto Manojlloviq” Kolashin III VI

16. IP SHF „Her. i Popullit Savo Iliq” Kotorr III VI

17. IP SHF „Aleksa Gjillas Beqo” Mojkovac III VI

18. IP SHF „Milleva Llajoviq-Llallatoviq” Nikshiq III VI

19. IP SHF „Lluka Simonoviq” Nikshiq III VI

20. IP SHF „Vëllezërit Llabudoviq” Nikshiq III VI

21. IP SHF „Ratko Zhariq” Nikshiq III VI

22. IP SHF „Radoje Çizmoviq” Nikshiq III VI

23. IP SHF „Vëllezërit Ribar” Nikshiq III VI

24. IP SHF „Millija Nikçeviq” Nikshiq III VI

25. IP SHF „Ollga Golloviq” Nikšić III VI

26. IP SHF „Mirko Srzentiq”

Budvë

(Petrovac) III VI

27. IP SHF „Xhafer Nikoçeviq” Plavë III VI

28. IP SHF „Boshko Buha” Plevle III VI

29. IP SHF „Sallko Alkoviq” Plevle III VI

30. IP SHF „Sutjeska” Podgoricë III VI

31. IP SHF „Vlladimir Nazor” Podgoricë III VI

32. IP SHF „Boro Qetkoviq” Podgoricë III VI

33. IP SHF „Maksim Gorki” Podgoricë III VI

22

Numri

rendorë

Emri i shkollës Komuna Klasa

34. IP SHF „Vuk Karaxhiq” Podgoricë III VI

35. IP SHF „Pavlle Rovinski” Podgoricë III VI

36. IP SHF „Mark Milani” Podgoricë III VI

37. IP SHF „Vllado Milliq” Podgoricë III VI

38. IP SHF „Shtampar Makarije” Podgoricë III VI

39. IP SHF “Mustafa Peqanin” Rozhajë III VI

40. IP SHF „25 Maji” Rozhajë III VI

41. IP SHF „Kekec”

Tivar (Bar)

(Sutomore) III VI

42. IP SHF „Branko Briniq” Kotorr (Tivat) III VI

43. IP SHF „Drago Milloviq” Kotorr (Tivat) III VI

44. IP SHF „Bedri Elezaga” Ulqin III VI

45. IP SHF „Mark Nuculloviq” Ulqin III VI

46. IP SHF „Dushan Obradoviq” Zhablak III VI

47. IP SHF „Illija Kishiq”

Herceg Novi

(Zelenikë) III VI

48. IP SHF „Savo Pejanoviq” Podgoricë VI

49. IP SHF „Millorad - Musa Burzan” Podgoricë VI

50. IP SHF „Dr. Dragisha Ivanoviq” Podgoricë VI

51. IP SHF „Branko Bozhoviq” Podgoricë VI

52. IP SHF „Radojica Peroviq” Podgoricë VI

53. IP SHF „Oktoih” Podgoricë VI

54. IP SHF „29 Nëntori” Podgoricë VI

55. IP SHF „Jedinstvo” Podgoricë VI

56. IP SHF „Jagosh Kontiq” Nikshiq VI

23

Numri

rendorë

Emri i shkollës Komuna Klasa

57. IP SHF „Vlladisllav Sl. Ribnikar” Bijello Polë VI

58. IP SHF „9 Maji” Bijello Polë VI

59. IP SHF „Pavlle Zhizhiq” Bijello Polë VI

60. IP SHF „Njegosh” Kotorr VI

61. IP SHF „Nikolla Gjurkoviq” Kotorr VI

62. IP SHF „Vëllazërim-Bashkimi” Rozhajë VI

63. IP SHF „Dacaj” Rozhajë VI

64. IP SHF „Vuko Jovoviq” Danillovgrad VI

65. IP SHF „Meksiko” Tivar (Bar) VI

66. IP SHF „Vuk Karaxhiq” Beranë VI

67. IP SHF „Ristan Pavlloviq” Plevle VI

68. IP SHF „Boshko Strugar” Ulqin VI

69. IP SHF „Hajro Shahmanoviq” Plavë VI

70. IP SHF „Risto Ratkoviq” Bijello Polë VI

71. IP SHF „Vëllezërit Topalloviq” Pluzhinë VI

72. IP SHF „Boro Vukmiroviq” Cetinë VI

73. IP SHF „Dushan Bojoviq” Nikshiq VI

74. IP SHF „Janko Miqunoviq” Nikshiq VI

75. IP SHF „Ivo Visin” Kotorr (Prçanj) VI

24

Koha e testimit

Klasa III

më 27 maj, në ora 12 - testimi nga gjuha amtare dhe letersia,

më 28 maj, në ora 12 - testimi nga matematika.

Klasa VI

më 27 maj, në ora 9 - testimi nga gjuha amtare dhe letersia,

në ora 10:15 – testimi nga gjuha e parë e huaj,

më 28 maj, në ora 9 - testimi nga matematika,

......... . në ora 10:15 - plotësimi i pyetësorit për nxënës.

Pra, ky testim nuk ka për qëllim vlerësimin e punës individuale të nxënësve dhe

arsimtarëve, e as që të bëhen krahasime në mes të shkollave në bazë të rezultateve

të fituara.

Nuk do të ketë shpallje publike të të dhënave me të cilat mund të bëhet identifikimi

i cilit do nxënës, arsimtar apo shkollë. Shkollat do t’i marrin informacionet mbi

të arriturat e përgjithëshme të nxënësve të vet sipas lëndëve.

25

6.3. ÇKA MË TUTJE?

Në tabelën që vijon është i paraqitur plani i aktiviteteve të Qendrës së Provimeve

për periudhën e viteve 2008 - 2010.

Viti Cikli I Cikli II

Cikli III

- matura e

vogël

Provimi i

matures/

provimi

profesional

2008.

testimi

ekstern

testimi

ekstern

testimi

ekstern-pilot

projekti

2009.

testimi interno-ekstern

testimi interno-ekstern

testimi

ekstern-pilot

projekti

testimi

ekstern-pilot

projekti

2010.

testimi interno-ekstern

testimi interno-ekstern

testimi

ekstern-pilot

projekti

provimi

ekstern i

maturës

Shpresojmë se me këtë informator jua kemi ofruar qëllimet e futjes së kontrollimit

ekstern të njohurive në sistemin arsimor të Malit të Zi. Suksesi i këtij projekti të

komplikuar varet nga të gjithë pjesëmarrësit e procesit – Qendrës së Provimeve,

krijuesve të politikës së arsimit, drejtorëve, arsimtarëve, prindërve dhe vetë nxënësve.

Presim përkrahjen, ndihmën dhe angazhimin tuaj!

26

Qendra e Provimeve –institucion publik kompetent për zbatimin e kontrollimit

ekstern të njohurive.

Ajtemat – elementi themelor, pyetja si pjesë e detyrës/testit.

Banka e ajtemave – baza e ajtemave që mund të përdoren për kontrollimin e

njohurive.

Kontrollimi ekstern i njohurive - kontrollimi i njohurive përmes testeve të standardizuara

të cilat i përgatit dhe realizon Qendra e Provimeve – institucion jashtë shkolle.

Kontrolli eksterno-intern - kontrollimi përmes testeve të standardizuara të cilat i

përgatit Qendra e Provimeve. Ecurinë e testimit dhe vlerësimit të testeve e realizon

shkolla.

Kompetencat – aftësia e përdorimit të njohurive dhe shkathtësive në situata të reja

dhe rrethana të ndryshme.

Kurikulumi - të gjitha përmbajtjet, aktivitetet dhe proceset që ndodhin brenda

shkollës dhe ndikojnë në formimin e personalitetit të nxënësit. Nocioni kurikulum

përfshin: qëllimin e mësimit (përse mësohet); përmbajtjet e mësimit (plani dhe programi

mësimor); metodat e mësimit (si mësohet); mënyra e vlerësimit, etj.

Standardet nacionale (shtetërore) në arsim – janë të definuara me programin e

lëndës dhe tregojnë se çka duhet të dijë, të kuptojë ose të jetë i aftë të bëjë në

nxënësi fund të ciklit të caktuar të mësimit. Janë të definuara me programin e

lëndës ose me kurikulum.

Cikli i arsimit – periudhë në të cilën arrihet arsimimi gjatë tri klasëve të shkollës fillore

nëntëvjeçare dhe ato:

cikli I– klasa e parë, e dytë dhe e tretë,

cikli II– klasa e katërt, e pestë dhe e gjashtë dhe

cikli III – klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë.

Pilot testimi ose paratestimi – paraqet testimin provues me qëllim të fitimit të të

dhënave themelore mbi cilësinë e pyetjeve në test, objektivitetin e vlerësimit, mbi

problemet e mundshme gjatë zbatimit të testimit. Me këtë sigurohet zbatimi i testimit

kryesor me ndihmën e testeve të standardizuara dhe sipas procedurave unike.

Shkathtësia – aftësi e përdorimit efikas të njohurive në kontekst. Më parë nocioni

është lidhur me shkathtësitë psikomotorike, e sot, përpos tjerash, përdoret shpesh

në mësimin e gjuhës (shkathtësitë e leximit, shkrimit, dëgjimit dhe të folurit).

Njohuritë – sistem i fakteve, nocioneve dhe gjeneralizimeve të përvetësuara të

cilat janë të lidhura në tërësi logjike.

7.

SQARIM I NOCIONEVE

27

KONTROLLIMI EKSTERN I NJOHURIVE

Informator për arsimtarët

Botues

Qendra e Provimeve

Redaktor

Prof. dr. Zhelko Jaqimoviq

E përgatiti

Vesna Llazoviq

Redaksia

Divna Paleviq

Stana – Sanja Kallugjeroviq

Dragana Shubariq

Tatjana Vujosheviq

Ollga Polloviq - Llazoviq

Zorica Miniq

Disajni dhe përgatitja teknike

Svetllana Milliçkoviq

Përktheu

Fran Vulaj

Lektoroi

Anton Gojçaj

Shtypi

3M Makarije Podgoricë

Tirazhi

200 copë

Podgoricë 2008.

CIP - Katalogizacija u publikaciji

Centralna narodna biblioteka Crne Gore, Cetinje

371 . 275 ( 497 . 16 ) ( 036 )

EKSTERNA provjera znanja : informator za nastavnike :

[ prava mjera znanja ] / [pripremili Vesna Lazović] . - Podgorica :

Ispitni centar, 2008 ( Podgirica : 3M Makarije ) . - 28 str. : ilustr. ;

21 x 21 cm

Tiraž 1500.

ISBN 978-86-909421-2-1

a ) Eksterna provjera znanja - Crna Gora - Informatori

COBISS.CG-ID 12447504

28

MASA E

VËRTETË E

NJOHURIVE

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!