10.02.2015 Views

Ju flet Zëri i Amerikës - Lajme / News Albemigrant

Ju flet Zëri i Amerikës - Lajme / News Albemigrant

Ju flet Zëri i Amerikës - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nga Ajet Nuro

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...

Në studiot e Zërit të Amerikës

Ndoshta pas tre pikave mund të ishte

emri im. Pse jo, por nuk kanë rëndësi

emrat. Sepse e rëndësishme është “Ju

flet Zëri i Amerikës”. Me Zërin e

Amerikës është i lidhur çdo shqiptar.

Ndonëse, kjo radio, që në fakt mund

të quhet radio, televizion dhe internet,

sot ngelet e rëndësishme po të kemi

parasysh konkurrencën në fushën e

mediave, pjesa më e madhe e

shqiptarëve, besoj unë, e lidhin Zërin

e Amerikës me atë rol që ky stacion

ka luajtur në ngjarjet e fund viteve 80

fillimi i viteve 90 kur kjo radio luajti

një rol të rëndësishëm në zgjimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve se ekzistonte

një botë tjetër veç asaj që shqiptarët ishin të detyruar të njihnin. Askush në atë

kohë nuk e kishte shkuar në mendje dhe jo më të shqiptonte fjalë si “të drejtat e

njeriut”, “pluralizëm mendimesh dhe pluralizëm politik” apo terma të harruar si

prona private, avokatë etj etj.

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon Elez Biberaj

Kam qenë gjithmonë i dhënë pas shtypit dhe lajmeve. I kam lexuar dhe i

lexoj me zell gazetat por para 1990 tek gazetat e asaj kohe, më tërhiqte sidomos

faqa 4. Ndonjëri mund të mendoj se kisha qëllime diversive apo simpati për

perëndimin apo se prisja ndonjë përmbysje... jo, jo isha shumë larg një gjëje të

tillë. Thjesht, më pëlqente të dija çfarë bëhej në botë dhe mund të them se dija

emrat e të gjithë udhëheqësve botëror ashtu sikurse dija kryeqytetet e pothuajse

gjithë botës. Duhet të ketë qenë pranvera e vitit 1990 kur i dola përpara postierit të

fshatit për të marr gazetën dhe si duket biseda u soll rreth plenumeve të famshëm

të PPSH dhe demokratizimit të mëtejshëm të vendit sipas variantit Alia. Postieri

Faqja numër 1

http://TribunaShqiptare.com

më tha diçka që do të fillonte të ndërronte gjithçka tek unë. Gjithçka, kam parasysh

burimet e informacionit dhe një mënyrë tjetër të të parit të botës. Pa shiko se

ç’thotë Zëri i Amerikës, - më tha. E pash në sy se mos tallej. Jo, ai e kishte

seriozisht. Ktheje radion në valë të shkurtra, shko nga e majta dhe dëgjo. – Çfarë

ore –Në orën 6 (18). Nuk desha të tregohesha më entuziast nga ç’duhej por me

vehte mezi prisja. Ishte ende koha kur nuk mund të luhej me zjarrin. Unë dëgjoja

ndonjëherë radio Moskën apo Sofien por më shumë i tërhequr nga shqipja e

folësve sepse informacioni nuk dallonte nga radio Tirana. Por duhet thënë se nëse

dëgjimi i radiove të huaja përbënte një krim sipas ligjeve të kohës, pa mendo se si

duhej konsideruar radioja e armikut më të madh të Shqipërisë, Amerikës...

E pra, në orën e duhur ndoqa

udhëzimet por nuk munda ta gjej

menjëherë kanalin. Mu desh të

levizja majtas e djathtas butonin

që ndërronte kanalet për të rënë

në ...shqip. Zëri herë vinte e herë

ikte por lajmet i kapa. Përveç

programit të orës gjashtë ishte

dhe një tjetër në orën tetë e

gjysëm. Iu ktheva radios në orën

8 e gjysëm se doja ta dëgjoja që

nga fillimi. Çfarë thoshte në

fillim, si prezantoheshin folësit.

Nga radiot e tjera si radio-Moska,

Radio-Ankara apo dhe Radio-

Sofia, dija formulën “Të dashur

miq”... Por Zëri i Amerikës ishte i

veçantë. Sigla në anglisht që ruhet edhe sot “Welcome to the Voice of Amerika, in

Albanian” ndiqej nga “Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon Elez Biberaj”. Zëri i

Biberaj, ishte një zë i veçantë që ruante pak një farë aksenti dhe duke e dëgjuar aq

shpesh, isha në gjendje ta imitoja. Radha e rubrikave ishte lajme, opnioni i qeverisë

së Shteteve të Bashkuara, intervista, emisione informative nga kultura etj. Pak a

shumë struktura ruhet edhe sot. Në fund Biberaj jepte edhe numrin e telefonit të

Zërit të Amerikës duke qenë se Shqipëria ishte lidhur me rrjetin telefonik botëror

dhe ata që mundeshin mund të kontaktonin direkt radion. Është numri i parë që

kam mësuar për mendësh, 202 619 2223. Mos e provoni, se nuk është më në

shërbim...

Duke dëgjuar Zërin e Amerikës, ndihesha i privilegjuar sepse dëgjoja gjëra

që gjithësesi nuk mund ti dëgjoje në radio-televizionin shtetëror të Tiranës ku

Faqja numër 2

http://TribunaShqiptare.com

lajmet diktoheshin dhe kontrolloheshin nga lart. Është për tu çuditur por Biberaj

ishte siç i themi ne, shumë i futur. Ndonëse Shqipëria sapo ishte lidhur me rrjetin

botëror te telefonave, ai ishte në gjendje të bënte thirrje telefonike në Tiranë dhe të

zhvillonte intervista me personazhe me peshë në jetën politike dhe kulturore të

vendit. Në emisionet e Zërit të Amerikës kishte rubrika edukative dhe

bashkëpunëtorët e Biberajt ishin nga intelektualët më në zë të diasporës shqiptare

si Martin Camaj, Arshi Pipa, Nikolla Pano, Peter Prifti për të cituar disa nga emrat

që më vijnë sot në mendje. Ajo që më pëlqente veç lajmeve ishte rubrika “Opinion

i qeverisë së Shteteve të Bashkuara” sepse nga ajo rubrikë dëgjoja gjëra me të

vërtetë të reja por edhe të paimagjinueshme. Për ngjarjet e 2 korrikut 90, largimi e

Kadaresë në Perëndim dhe fillimi i lëvizjes studentore në dhjetor 1990, ishte Zëri i

Amerikës që jepte versionin e vërtetë të ngjarjeve. Atë, që bëri postieri i fshatit me

mua, e bëra unë me të tjerët, pra fillova të “ritransmetoj” lajmet e Zërit të

Amerikës. Komentet e Biberajt për zhvillimet politike në Shqipëri dukeshin të

pabesueshme po të shikoje fasadën që partia-shtet mundohej të ruante. Kështu,

Biberaj fliste për grindje në udhëheqjen e lartë shqiptare midis atyre që ishin pro

dhe atyre që ishin kundër demokratizimit të vendit. Në një krah gjendej Ramiz Alia

me klanin e vetë dhe në krahun tjetër Nexhmije Hoxha edhe ajo jo e vetme. Në

teorinë e tranzicionit që do ta mësoja më vonë, kjo është ndarja mes hardliners dhe

softliners apo e thënë shqip ndarja mes vijës së ashpër dhe vijës së butë në gjirin e

kastës së lartë të diktaturës. Në fakt, në janar të 1990, babai i ndodhur për vizitë në

Tiranë më kish thënë se, njerëz të panjohur, u thoshin kalimtarëve “Do shihemi tek

sheshi”. Ndoshta askush nuk kish guxuar të konkretizonte ndonjë veprim. Por nuk

mund të them se sot di diçka më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur apo që

pritej të ndodhte. Sidoqoftë rritja e dëgjueshmërisë së zërit të Amerikës përkon me

një fenomen tjetër atë, të asaj që do ta quaja periudhë derizioni ku, pas Shkodrës që

e kishte filluar shumë më shpejtë, edhe në pjesë të tjera të vendit sidomos në

Tiranë e Kavajë, kishin filluar batutat, shakatë, poezitë satirike ku në qendër ishte

skamja, injorantët e byrosë politike që drejtonin atë vend, familja e Hoxhës etj etj.

Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe rritja e guximit tek shqiptarët për të

kundërshtuar diktaturën duke filluar me rritjen e numrit të arratisurve, me ngjarjet e

dy korrikut 1990 dhe pastaj me ngjarjet që pasuan dhjetorin 1990. Zëri i Amerikës

ka pjesën e vetë në rritjen e kundërshtimit popullor ndaj diktaturës në Shqipëri. Për

të shprehur besimin e njerëzve tek Zëri i Amerikës mjafton të themi se një lajm

ishte i besueshëm nëse “e tha Zëri i Amerikës”. Madje kjo e dallon edhe sot Zërin

e Amerikës nga shumë media të tjera. Për rolin e Zërit të Amerikës në

demokratizimin e Shqipërisë është folur shumë dhe ka mendime nga më të

ndryshmet. Unë do të thosha, pa dashur të jap një vlerësim shkencor, se Zëri i

Amerikës shërbeu si katalizator i një procesi që ndoshta ishte i pashmangshëm në

kushtet historike që u gjend Shqipëria pas rënies së murit të Berlinit dhe ngjarjeve

Faqja numër 3

http://TribunaShqiptare.com

në Europën Lindore. Por, mund të ndodhte që Shqipëria si në rastin e pavarësisë të

zgjohej relativisht vonë. Zëri i Amerikës i shkundi shqiptarët për tu zgjuar

politikisht. Ndërsa roli i Elez Biberaj do ta përmblidhja në atë që ai, ishte personi i

duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Viti 1991, ishte viti i triumfit. Elez Biberaj, tashmë i mirënjohur nga të gjithë

shqiptarët ishte përkthyesi zyrtar i delagacionit amerikan me në krye Sekretarin e

Shtetit Xhejms Bejker. Pritja e jashtëzakonshme që shqiptarët i rezervuan Bejkerit

dhe takimi me krerët e shtetit shqiptar s'ka se si të mos ketë shkaktuar ndjenjë

triumfi tek Biberaj. Ai ishte një hero në sytë e shiptarëve. Por, merret me mend

reaksioni i Ramiz Alisë kur është gjendur përball përkthyesit – gazetar. Besoj se do

ketë marr hua shprehjen e shokut Perikli tek Pallati 176 “Ma more kalanë nga

brenda, o Jovan Bregu...( Elez Biberaj...)”

Pas viteve 1990-1991, viti 1997 më ka bërë ti rikthehem Zërit të Amerikës.

At'herë në fakt nuk besoja kurr se shteti do të binte ashtu siç ra. Nuk e di sepse

kisha besim se shteti ishte shtet, që askush nuk do të guxonte ta prekte. Pastaj,

ndoshta edhe nga dëshira për ta parë vendin tim në gjendje sa më normale, besoja

se do gjendej një zgjidhje, por kthesa që morën ngjarjet më kanë bërë të mendoj se

ajo klasë politike që e çoi Shqipërinë në atë ditë, nuk duhet të vazhdonte më të

qeveriste. Të paktën moralisht. Por ... morali dhe politika ndonjëherë nuk bëjnë të

njëjtën rrugë. E, që ti kthehem Zërit të Amerikës, në ditët që i paraprinë ngjarjeve

të marsit 1997, fillova të dëgjoj Zërin e Amerikës. Veç besimit që kisha se dëgjoja

lajme “safi” kisha dhe një besim se Zëri i Amerikës mund të ndikonte për mirë. Më

dukej se Biberaj do fliste me ndonjë në Tiranë për ti thënë një “Hej, thirrini

mendjes !” Në fakt, Zëri i Amerikës u tregua tejet aktiv. Por, gjërat precipituan aq

shpejt sa jam i bindur se edhe gazetarët e Zërit të Amerikës duhet ti ketë kapur në

befasi. Ndërsa unë në thellësi besoja se ashtu siç kisha dëgjuar lajme të mira dhe

shpresëdhënëse në vitin 1990 e 91 ndoshta përsëri do dëgjoja mrekullira. Por, kur

zbret në tokë, e kupton se Zëri i Amerikës është një radio-stacion që edhe pse me

një ekip profesionistësh...nuk bënë mrekullira. Edhe ata janë krijesa të gjalla me

mish, kocka dhe gjak si dhe ne të tjerët...

Rrjedhat e mëtejshme të jetës më shkëputën nga Zëri i Amerikës ashtu siç më

shkëputën edhe nga media të tjera. Shumë vite më vonë në Kanada do të rizbuloja

Zërin e Amerikës në internet. Ndërkohë Zëri i Amerikës ishte shndërruar në

televizion me rubrikën DITARI dhe ishte i pranishëm në internet me faqen e tij

zeriamerikes.com. Për prindrit e mi që kaluan mëse një vit në Amerikë rubrika

DITARI në internet ishte burimi i vetëm informimi. Dhe si ata ka mijëra shqiptarë

në botë.

Faqja numër 4

http://TribunaShqiptare.com

Stazh tek Zëri i Amerikës

Ndonëse tek web siti i Zërit të Amerikës e bëjnë të ditur se pranojnë stazhiera, nga

sa kuptova ata pranonin kryesisht inxhiniera pra teknikë. Në këto kushte, një stazh

tek Zeri i Amerikës mbetej ... një ëndërr. Për më tepër, nga ekipi i zërit të

Amerikës njihja me emër vetëm Astrit Lulushin që ishte i njohur në listat shqiptare

të diskutimeve në internet falë një sërë shkrimesh nga fusha e të rejave shkencore

në mjeksi. Vendosa dhe i shkruajta një mesazh zotit Lulushi që nuk vonoi të më

përgjigjej. Ndonëse, ai më tha se shef i shërbimit është Arben Xhixho, ndoshta e ka

menduar ngurrimin tim për t'iu drejtuar një të panjohuri. Kështu ai flet vetë me

zotin Xhixho dhe kështu vihemi në kontakt. I shkruaj zotit Xhixho dhe ...mrekullia

ndodhi. Zoti Xhixho më telefonon dhe më thotë se për ata nuk ka asnjë problem

dhe informatat e zakonshme...Aty fillon maratona e dokumetave mes meje,

univesitetit dhe Arbenit. Ky i fundit kishte goditur i duruar sepse në universitet më

kërkonin edhe qiqra në hell. Kështu, u vendos dhe janari 2009 u rezervua për

stazhin në Zërin e Amerikës.

Washington, Janar 2009

Janarin e zgjodha sepse ...vinte pas dhjetorit, fundit të sezonit të vjeshtës...dhe as

që e shkova në mendje se 20 janari ishte “i rezervuar” për betimin e presidentit që

do të dilte nga zgjedhjet e 4 nëntorit. Kështu më 4 janar që mbrrita në Washington,

mbrriti dhe presidenti i porsa zgjedhur. Mbrritja e tij dhe përgatitjet për

transferimin e pushtetin nga Bushi tek ai, ishin ngjarjet që do më shoqëronin ngado

në kryeytetin amerikan. E kam shkruar edhe në vend tjetër (ndonëse shkurt) që

Uashingtoni gjithë këtë muaj ka jetuar me këtë ngjarje. Ndonëse relativisht ftohtë,

zgjedhja e Barack Obamës dhe përurimi i tij si president i ka “ngrohur” disi

njerëzit dhe ka ngjallur shpresa tek ata që janë demoralizuar nga kriza financiare

dhe ekonomike që ka mbërthyer Amerikën dhe pazgjidhshmërisht edhe botën.

Mbase Obama nuk do bëjë mrekullira por dhe ana psikologjike ka rëndësinë e vetë.

Në fund të fundit, kriza ekonomike përkeqësohet me humbjen e besimit që

shkakton panik tek konsumatorët po edhe tek investitorët. Nëse ardhja e Obamës

në pushtet i qetëson njerëzit, ky është një fillim i mbarë. Për të tjerat ... kur të

mbijnë le ti shohim...

Si të duket Washingtoni

Pikërisht, para se të mbrrija në Washington, kisha bërë “Ekonomi urbane

dhe rajonale” dhe aty kisha lexuar se një shkencëtar që mundohej të ndante qytetet

Faqja numër 5

http://TribunaShqiptare.com

e mëdha në kategori, i vendoste qytetet sipas ndikimit që këto qyetet kishin tek

rrethinat dhe më tej dhe në kategorinë e parë futej vetëm një qytet, Nju Jorku (qytet

që i shërben gjithë botës, nga ana ekonomike por dhe organizmat që ndodhen në të

si OKB0-ja etj). Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë qytete si Uashingtoni, Gjeneva,

Brukseli (sepse u shërbejnë klientëve nga gjithë bota fal institucioneve të

vendosura aty...) dhe në kategorinë e tretë futen qytete si Montreali, Toronto, etj

(që u shërbejnë nevojave të territoreve që mbulojnë si psh Kanadasë angleze për

Toronton dhe Kanadasë franceze për Montrealin) Më tej vazhdojmë me qytete,

qyteza dhe fshatra. Pra, unë kisha ikur nga një qytet i kategorisë së tretë në një

qytet të kategorisë së dytë (ndonëse kategorinë parë e kam vizituar dhe më ka

pëlqyer...) E pra, pyetjes se si më duket Uashingtoni që mu bë nga koleg dhe miq,

iu përgjigja këtu pak gjatë dhe kur të bënë dikush një pyetje të tillë nuk besoj se do

kaloj ditëm me... kategoritë e mia. Shkurt, Uashingtoni është një qytet beton që ka

ndërtesa institucionale, zyrtarë dhe muzeume. Veçse, muzeumet janë falas. Si

është Uashingtoni - I mirë për të punuar se për të jetuar... është Montreali. Kjo

është përshtypja ime...

Uashingtoni do të ishte i vështirë për mua për tu vendosur duke parë dhe

kushtet e krijuara nga ceremonia e përurimit të presidentit, por po të kesh në vend

një mik si miku im i vjetër Aureli, çdo gjë bëhet e lehtë.

Në Washington, metroja është e madhe dhe trenat janë të rehatshëm. Të

jepet përshtypja se aty takon veç zyrtarë, zyrtarë që nxitojnë, zyrtarë “blackberry”.

Këta janë shefat sepse modelet poshtë blackberry duhet të jenë zyrtarë të thjeshtë

që i paguajnë vetë faturat. Çuditërisht, nuk pash “mister iPhone” që duhet të jenë

edhe më të sojshëm por mesa duket ata lëvizin me makinat e tyre... Siç e thash,

nuk e zgjodha janarin me qëllim por edhe sikur ta kisha planifikuar nuk do të ishte

keq. Një muaj i mbushur me aktivitete, këtu në

Uashington që, ia vlente barra qeranë të ndodheshe

aty. Fundja, do ngelet e shkruar si një shprehje që një

grua e kishte stamposur në kapelen e vetë “I was

there”, pra unë isha aty. Po, unë isha aty. Jo vetëm

unë që u ndodha për herë të parë në një ngjarje të

llojit por dhe kolegët e Zërit të Amerikës që kishin

marr pjesë në përurime të mëparshme më thanë se ky

përurim ishte i jashtëzakonshëm. Në fakt, nuk ka pse

të dyshohet në këtë drejtim. Obama arrinte të

mblidhte qindra e mijra mbështës në mitingje

përgjatë fushatës. Ngado që shkela në Uashington

para, në ditën e përurimit dhe më pas, të krijohej

përshtypja se po merrnim pjesë në një ngjarje që do

Një parrullë kundër presidentit

të ri Obama hyjë në histori. Nuk po përsëris psetë që i kam

Faqja numër 6

http://TribunaShqiptare.com

shkruar diku por mua nuk më pëlqejnë sloganet si ky i pjesmarrjes në shkruarjen e

historisë. Për mua historia vjen mbrapa. Ceremonia e transferimit të pushteteve nga

Bush tek Obama pa dyshim ishte madhështore. Obama ngjalli shpresën e

Amerikanëve dhe përmirësoi imazhin e amerikanëve në botë por e gjitha kjo do të

harrohet shpejt nëse administrata e re nuk realizon ndryshimet e aq premtuara.

Historia fillon tek ndryshimet, sigurisht për mirë.

E thash më sipër se Uashingtoni ka muzeume dhe galeri me të vërtetë klasi

por edhe institucionet më të rëndësishme si Shtëpia e Bardhë apo Kapitol Hill

(Kongresi) janë të vizitueshme. Në Capitol Hill shkova disa herë. Ishte me të

vërtetë një vend pelegrinazhi. Shtëpia e Bardhë për shkak të ndërrimit të

“qeraxhiut” kuptohet ishte e mbyllur për vizita brenda ndërtesës por, në rrethina

ishte e vizitueshme. Ngado tê krijohej përshtypja se kishe të bëje me mbështetës të

Obamës. Rreth Shtëpisë së bardhë kishte militantë kundër luftës apo thjesht

kundër-Bush dhe shumë shumë pak anti-Obama. Njëri prej tyre nuk kishte përtuar

të shkruiante një parrull për të kujtuar origjinën e tij myslimane...Është e paktë të

thuhet se Obama e kishte pushtuar Uashingtonin. Edhe në abonenë javore të

metrosë që bleva javën e parë ishte e shkruar “Le të festojmë përurimin e

presidentit Obama”

Në dyqanet e suvenirëve nuk kishte

veç produkete “Obama” që nga bluza,

filxhanë, libra, kalendarë për të

përmendur diçka nga ai numër i pafund

objektesh me portretin e Obamës.

Shumica e institucioneve por dhe

hotelet nuk kishin harruar të shkruanin

parrulla mirëseardhjeje për presidentin

e ri. Nuk bënte përjashtim as Kanadaja.

Në ambasadën e saj parrulla “Kanadaja

pêrshëndet presidentin Obama” ishte

Para Shtëpisë së Bardhë

shkruar në të dy gjyhët zyrtare, frëngjisht e anglisht. Tregtarët ambulant dhe

fotografët që të filmojnë “falas” por që ti vënë fotot në internet për ti blerë me një

im të kripur, përjetonin ditët e arta të biznesit të tyre. Vizitorët, me të cilët munda

të flisja ishin nga Franca, Montreali, Teksasi, Florida... por gjeografia e vizitorëve

të gjendur në ditën e përurimit, nuk kishte kufi...

Koncerti i organizuar të dielën para përurimit të

Barak Obamës si president ishte i jashtëzakonshëm. Mbi një

milion njerëz ishin mbledhur në sheshin e Monumentit për ta

ndjekur. Ishte ftohtë por entuziazmi ishte i tillë që nuk mund

Vizitorë fotografojnë

Shtëpinë e Bardhë

ta përshkruash. Njerëzit këndonin, kërcenin, fotografoheshin,

Faqja numër 7

http://TribunaShqiptare.com

duartrokisnin dhe bërtisnin në shenjë respekti sa herë kamerat drejtoheshin nga

Obama. Nuk mund të lihet mënjan fakti se Obama ështëi pari afro-amerikan

president i Shteteve të Bashkuara. Marrja e pushtetit nga ana e tij ishte festë e të

gjithë amerikanëve, por për Afrikano-amerikanët ishte paksa e veçantë. Ata

festonin Amerikën që tash do ta ndienë të gjithën të tyren, ata festojnë realizimin e

ëndrrës së Martin Luther Kingut. Mund të kuptohet pra, ajo ndjenjë gëzimi dhe

krenarie që ata manifestonin në ditët e festës së përurimit të njeriut të tyre që u bë i

pari i Amerikës. Edhe një gjë që më ka bërë përshtypje dhe që mu përforcua gjatë

qëndrimit në Uashington. Amerikanët i respektojnë shumë veteranët dhe gjithë ata

që kanë bërë diçka për vendin e tyre. Një parantezë për të kuptuar këtë traditë.

Amerika, ka një histori pak më shumë se 200 vjeçare. Dhe themeluesit e saj janë

kthyer në legjendë. Thëniet e tyre përbëjnë burim frymëzimi për kombin amerikan

sidomos në këto ditë të vështira të një krize ekonomike. Përgjatë koncertit të 18

janarit, aktorët e Hollivudit të ftuar në këtë ngjarje recituan thënie të figurave

historike si Linkoln, Washington etj. Në këtë kontekst pyetja që më vjen në mendje

është se, si mund të interpretohet dëshira e disa shqiptarëve për ta parë figurën më

të madhe të historisë së shqiptarëve, Skënderbeun, të çmistifikuar, si një njeri të

zakonshëm, të zhveshur nga legjendat!...Dhe pasi ta kemi zhveshur Skënderbeun

nga “Magjia”që na mban të bashkuar le ti turremi Nënë Terezës. Madje për ti

dhënë një emër çmendurisë, le ta quajmë Rilindja Çkombëtare...

Unë Barack ...

Data 20 janar ishte e jashtëzakonshme. Jo vetëm për mua,

por dhe për gjithë sa kishin mbërritur në Uashington për

ceremoninë e përurimit të presidentit të 44 të Sheteve të

Bashkuara. Ne që ishim dëshmitarë të kësaj dite të madhe do ta

ruajmë si kujtim gjithë jetën por le të mos e mohojmë faktin që

afrikano-amerikanët kishin një motiv më shumë nga ne të tjerët.

Shumë prej tyre e përjetonin në heshtje, por kam përjetuar skena

ku shumë prej tyre shpërthenin në delirë të vërtetë (që sigurisht Disa të rinjë duke

bënë pjesë në ato që mund ti konsiderojmë normale për shkak të shprehur gëzimin e

tyre më 20 janar

burimit që e shkaktonte). Ngado shihje ekipe xhirimi nga e

2009

gjithë bota që merrnin përshtypjet e të pranishmëve dhe

sigurisht afro-ameikanët ishin të privilegjuarit sepse ata ndienin gjerë në thellësi

këtë ndryshim që po pësonte Amerika dhe këtë ëndërr të largët të brezave të tërë që

u realizua me zgjedhjen e Obamës si president i vendit të tyre që ndoshta jo

gjithmonë e kishin ndierë si të tillë. Duke marr pjesë në një ceremoni të tillë nuk ka

se si të mos heqësh paralele, mos të bësh krahasime me vendin tonë Shqipërinë.

Duke parë ato turma të pafund që dyndeshin në qendër të Uashingtonit për të mar

pjesë në ngjarje historike si përurimi në post të pesidentit të vendit, me mendjen

Faqja numër 8

http://TribunaShqiptare.com

time i shkëmbeja këto turma me ... shqiptarë. Thosha me vehte, do të ishin ata aq të

bindur, do të dëgjonin udhëzimet për të shkuar në vendin e paracaktuar për

gjithësecilin. Në fakt krahasime të tilla janë të destinuara të ngelen krahasime

teorike sepse në realitet nuk mund të ndodhin por edhe ti mendosh duhet të jetë pak

e vështirë sepse që në fillim duhet thënë se ne shqiptarët nuk para na pëlqen të

marrim urdhra, sepse ... ne na pëlqen të japim urdhra...nejse, le ta lemë krahasimin

këtu sepse ne edhe kur bëjmë zgjedhje nuk mblidhemi pas saj për të festuar por për

të protestuar, ne nuk...hej, tham ta lem krahasimin këtu, sepse ndrushe nuk do ta

dalim dot të krahasojmë pasi edhe njësitë matëse do na dalin të ndryshme. Veç nga

20 janari duhet ruajtur ai kujtim i bukur i një feste për të gjithë që ndonëse edhe me

ndonjë dyshim se mos dikush do të tentonte ta prishte festën, ajo ishte e përsposur,

madhështore, në lartësin që gjithësecili do të donte ta shihte Amerikën.

Të gjitha rrugët të çojnë në ... Washington

Nga emisioni TOP STORY transmetuar nga

Zëri i Amerikës. Nga e majta në të djathtë

Sokol Balla, Avni Mustafaj dhe Arben Xhixho

Dikur, të gjitha rrugët të çonin në

Romë, por gjymsa e dytë e shekullit të

kaluar, bëri Uashingtonin qendrën e

politikës botërore. Aty vendoset fati i 50

shteteve amerikane por, po aty vendoset

edhe fati i pjesës tjetët të botës duke u

nisur nga ndikimi i Shteteve të Bashkuara

në mardhëniet ndërkombëtare. Ndoshta

edhe e shprehja se të gjitha rrugët të

çojnë në Romë duhet riparë... Në këtë

kontekst është i kuptueshëm interesimi i

botës përgjatë fushatës zgjedhore në

Amerikë dhe reagimi përgjithësisht

pozitiv ndaj zgjedhjes së Barack Obamës.

Edhe nëse nuk do ishte zgjedhur Obama,

dikush do përurohej më 20 janar, bile shumë ftesa për në ditën e betimit të

presidentit ishin dërguar para se të merrej vesh emri i fituesit, aty nga vera e vitit

2008. Sipas traditës së zgjedhjeve të pas 1990 edhe forcat politike në Shqipëri

marrin pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit amerikan. Dhe, politikanët që

mbërrijnë nga Shqipëria në Uashington nuk mund të mos kthehen në Shqipëri pa

kaluar edhe nga Zëri i Amerikës. Si Zëri i Amerikës edhe politikanët shqiptarë

duhet të transmetojnë mesazhe dhe kështu pas ceremonisë së betimit të presidentit

në mjediset e Zërit të Amerikës kaluan me radhë që nga Kryetarja e Parlamentit,

zonja Jozefina Topalli, ish kryeministri i Shqipërisë zoti Ilir Meta dhe

bashkëshortja e tij zonja Monika Kryemadhi, kryetari i G99 zoti Erjon Veliaj. Nuk

Faqja numër 9

http://TribunaShqiptare.com

mund të le pa përmendur kalimin e Kryetarit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-

Amerikane, ish kongresistir Joseph DioGuardi dhe bashkëshortes dhe këshilltares

për çështjet e Ballkanit zonjës Shirley Cloyes DioGuardi. Duke e parë nga afër

zotin DioGuardi nuk mund të mos “prekësh” atë entuziazëm dhe pasion që e

karakterizon këtë personalitet të shquar dhe luftëtar të çështjes shqiptare. Zëri i

Amerikës ka krijuar tash së fundi edhe një traditë të re në bashkëpunimin me

mediat kombëtare dhe lokale në Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu. Veç marrveshjeve që

shumë media kanë me Zërin e Amerikës për të ritransmetuar emisionet e Zërit,

shumë prej kanaleve televizive lidhen direkt me gazetarët e Zërit të Amerikës për

të marr të rejat më të fundit nga Uashingtoni. Kështu, zoti Ilir Konomi paraqet

pothuajse çdo natë të rejat më të fundit nga Uashingtoni në valët e Top Channel

ndërsa Ardita Dunellari transmetoi disa herë për News 24 lajmet më të fundit nga

kryeqyteti amerikan. Por për ngjarje madhore siç ishte ceremonia e transferimit të

pushtetit në Amerikë bashkëpunimi shkon edhe më tej si fjala bie transmetimi i

emisioneve të përbashkëta. Një nga këto bashkëpunime ishte edhe transmetimi

“live” i emisionit Top Story i Sokol Ballës. Në qendër të emisionit kuptohet ishte

zgjedhja e presidentit Obama dhe ndikimi i kësaj ngjarje mbi Amerikën, botën dhe

sigurisht, kryesorja, ndikimi mbi shqiptarët. Emisioni u transmetua direkt nga

studiot e Zërit të Amerikës dhe seksioni shqip përveç sigurimit të mbarëvajtjes së

transmetimit, që nuk është dhe aq i lehtë duke ditur se kemi të bëjmë me disa ekipe

që duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, “furnizoi” dhe njërin nga analistët e

emisionit. Kështu, krahas profesor Shenasi Rama që komentonte ngjarjen nga Nju

Jorku, në studio në Uashington krahas Erjon Velajt dhe kryetarit të Këshillit

Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj, që u alternuan me njëri-tjetrin, ishte

edhe shefi i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës zoti Arben Xhixho që iu përgjigj

pyetjeve të drejtuesit të emisionit Balla dhe pyetjeve të teleshikuesve. Zoti Xhxho

është një njohës i mirë i politikës amerikane dhe asaj shqiptare.

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...

Sot do të duhet të shkruaj rreth 15

emra. Ndonëse, fjala “në mikrofon”

duket pak arkaike pasi Zëri i Amerikës

sot nuk identifikohet veç me

mikrofonin. Programi më i

rëndësishëm dhe më ndjekur i Zërit të

Amerikës sot është rubrika televizime

Ditari, një rubrikë e përditëshme prej

gjysëm ore që transmetohet çdo ditë

në orën 18 me orën lokale të Tiranës,

Ekipi i seksionit shqip të VOA-së me zotin Joseph

Faqja numër 10

DioGuardi

http://TribunaShqiptare.com

Prishtinës apo Shkupit. Është rubrika më ndjekur sepse trajton lajme nga Shqipëria,

Kosova dhe treva të tjera shqiptare dhe sigurisht nga Shtetet e Bashkuara dhe bota.

Ekipi bënë një punë të jashtëzakonshme për të paraqitur një program dinjitoz dhe

me sa më shumë informacione, sa interesante dhe jetike për shqiptarët kudo që

janë. Por, transmetimet radiofonike tradicionale vazhdojnë. Nga shërbimi shqip i

Zërit të Amerikës, unë njihja shumë pak gazetarë. Njihja vetëm Astrit Lulushin,

edhe për atë e dija se ishte nga Tropoja... Dikush në internet i ishte tekur ta

“dënonte” duke i ndryshuar vendlindjen... prandaj informacionet në internet jo

gjithmonë duhen besuar... Por edhe njohja nga afër me Astritit, nuk të zhgënjen.

Është po ai gazetari interesant që flet për të rejat nga fusha e mjeksisë dhe mbi të

gjitha i kujdesshëm. I dyti që kisha njohur para mbritjes në Uashington ishte vetë

shefi i Zërit të Amerikës. Por, nëse para se të mbrrija, për mua ai ishte Zoti

Xhixho, në vend ai ishte thjesht Ben. Të paktën kështu e thërrasin të gjithë. Ai, më

shpjegoi se si funksionon Zëri i Amerikës. Arbeni, drejton gjithë funksionimin e

shërbimit shqip të Zërit të Amerikës dhe është një nga lexuesit e Ditarit. Me

përvojë në gazetari nga ai mësova shumë teknika gazetarie. Një ditë, dukej që ishte

tejet i zënë. E kishin kontaktuar nga Shqipëria dhe duhet të intervistonte

ambasadorin e OSBE në Shqipëri. Para se të nisej për intervistë, nuk harroi të vinte

të më merrte për ta shoqëruar. “Kjo të intereson ta mësosh”. Dhe vërtetë ishte

interesante. Por ajo që Beni më la të kuptohej gjatë qëndrimit aty ishte vetë

qëndrimi ndaj lajmit. Ne jemi të pa anëshëm, - më tha. Në ato ditë qëndrimi aty e

pash se jo rrallë që seksioni shqip i VOA duhet të verifikonte informacionin.

Ngjarjes së mbylljes së gazetës Tema, Zëri i Amerikës i kushtoi vëmendje por edhe

këtu, para një interviste me zotin Mero Baze, Arben Xhxho nuk harroi tu kujtonte

teleshikuesve se për hir të transparencës, zoti Baze dikur ka qenë korrespodent i

Zërit të Amerikës...

Nga sa kam parë, pjestarët e tjerë të seksionit shqip të Zërit të Amerikës i

ndajnë detyrat me njëri-tjetrin dhe kështu u përgjigjen një volumi të

jashtëzakonshëm pune për të respektuar oraret e transmetimit që për çudinë time

ishin “live”. Kjo për sa i përket rubrikës “Ditari”. Duhet shtuar këtij volumi, futjen

e materialeve në internet dhe transmetimet radiofonike.

Më i vjetri ndër punonjësit aktual është zoti Shaqir Salihu që ka rreth 30 vjetë tek

Zëri i Amerikës. I palodhur dhe nostalgjik për karrierën e tij, është pikërishtë ai që

më tregon për vitet '90. Amerika e ka dashur dhe e do Shqipërinë dhe shqiptarët, jo

më kot e hapi dhe e mbajti shërbimin shqip. Ishte interesimi i departamentit të

shtetit dhe sigurisht puna e shkëlqyer e Elez Biberaj që diti të shfrytëzonte

mundësit që ju ofruan në radio për të ndihmuar në rënien e komunizmit në

Shqipëri. Por, vëren ai, ardhja e televizionin dhe internetit e ka zbehur pak radion

që ndonëse ai nuk e shpreh, duket se ngelet më e preferuara e zotit Salihu.

Faqja numër 11

http://TribunaShqiptare.com

Pjesa më madhe e aktivitetit

të gazetarëve të Zërit të Amerikës

ngelet përkthimi i të rejave nga

Shtetet e Bashkuara dhe bota, lajme

këto që serviren nga qendra e

lajmeve apo “news room” siç quhet.

Kur dëgjon lajmet në radio apo kur

ndjek DITARI-n askujt nuk i shkon

në mendje se ajo gjysmë ore

program është një punë prej dhjetra

orësh. Aty në zyrat e Zërit të

Amerikës bëhen diskutimet më të

mëdha për gjuhën shqipe, gjithmonë

Astrit Lulushi dhe Rudina Dervishi në studiot e

DITARI-t

në përpjekje për ta ruajtur shqipen sa më të pastër. Duke diskutuar për një term me

zotin Xhixho, i them ¨unë jam bërë si shqiptarët jashtë atdheut” - Pse nuk je , - ma

ktheu ai me të qeshur. Fakti është se shumë terma në shqip nuk gjenden ose janë

disa koncepte që nuk ekzistojnë në jetën tonë. Dhe kështu, gazetarët e Zërit ë

Amerikës duhet të punojnë për tu shërbyer dëgjuesve dhe teleshikuesve materiale

sa më të kuptueshme.

Duke qenë për një muaj “insider” njoha nga afër (aq sa munda...) një ekip që

bashkëpunonte, që ndihmonte, që punonte së bashku. Aty gjeje nga të gjitha viset e

Shqipërisë dhe nga Kosova. Dy nga gazetarët më me përvojë punonin natën, por

munda ti takoj. Bëhet fjalë për Laura Konda dhe Ilir Ikonomi. Ky i fundit ishte një

poliglot i vërtet. Aty mësova se Iliri dinte dhe kinezçe. Ishte pikërisht Ilir Ikonomi

që bëri përkthimin e fjalimit të presidentit Obama në transmetimin direkt që Zëri i

Amerikës i bëri ceremonisë së betimit.

Realizimi i programeve (regjia) bëhej nga Astrit Lulushi, Shaqir Salihu dhe

Kastriot Haxhiaj. Ky i fundit gjendej kudo dhe ishte mjeshtër në montimin e

videove. Keida Kostreci ishte “fqinja” ime pasi posti i saj ishte pranë postit që më

përshtatën përgjatë qëndrimit tim në Zërin e Amerikës. Pra ishte Keida që i

drejtohesha për ndonjë konsultim. Në ekip ishin dhe dy shkodrane Ardita Dunellari

dhe Bardha Shpuza Azari Njërën prej tyre, Arditën, e kisha fiksuar nga një

intervistë që ajo kishte zhvilluar me liderin e G99 Veliaj. Më kishte pëlqyer

insistimi i saj si gazetare që rrallë e gjenë tek gazetarët shqiptarë. Në ditën e parë të

stazhit në Uashington, ditarin e prezantoi Rudina Dervishi. Kështu u njoha me një

nga folëset kryesore të rubrikës Ditari. Dy më të rinjtë në ekip ishin Alban Pruthi

nga Gjakova që njihte disa nga miqtë e mi gjakovarë këtu në Montreal si dhe Erion

Kruja, i diplomuar në Universitetit e famshëm Gergetown, një i ri ky që reflektonte

entuziazmine moshës së tij.

Faqja numër 12

http://TribunaShqiptare.com

Në Uashington unë njoha heronjë...

Kisha shkuar në

Uashington për një stazh,

por aty njoha dhe heronjë.

Po, heronjë të vërtetë.

Gazetat tona nuk lënë rast

pa na treguar për bëmat e

atyre që kishin shkruar

ndonjë varg me kuptim të

dyfisht dhe sot janë

desidentë. Heronjë për mua

ishin ata që sfiduan

diktaturën qoftë edhe duke

lënë atdheun duke rrezikuar

edhe jetën. Rastësisht, duke

pyetur se kur keni filluar

punë tek Zëri i Amerikës,

përgjigja e zonjës Izabela

Me zonjën Isabela Çoçoli

Çoçoli, më habiti dhe më

bëri kureshtar në të njëjtën

kohë. Ajo kishte filluar punë në vitin 1984. At'herë keni lindur në Amerikë - Jo,

ishte përgjigja. Dhe ajo që do të më zbulonte kjo zonjë e rrallë, ishte çudia më e

madhe që dëgjova në muajin janar në Uashington. Izabela, motra e saj, Zamira,

edhe ajo punonjëse në Zërin e Amerikës si dhe vëllai i tyre, të dëshpëruar nga ajo

jetë që u kishte rezervuar regjimi komunist në Shqipëri që i kishte internuar në

Savër të Lushnjës, vendosën të bëjnë një hap që mund ti kishte shndërruar në

tabelë qitje për kufitarët e regjimit të Hoxhës apo mund të dilte edhe me sukses

duke u shndërruar në liri veç, larg atdheut. Në fakt, akti i tyre heroik, kalimi i detit

me not, nga Saranda në Korfuz, do të ishte një fitore e hidhur. Jo vetëm se për të

fituar lirinë, do të duhet të linin atdheun me gjithçka, por edhe për faktin se dy

motrat humbën vëllain e tyre. Veç, -më tha Zamira, - të lutem nëse shkruan diku

për këtë ngjarje, shkruaj realitetin. Dhe më tregoi se dikush për ta bërë ndodhinë sa

më sensacionale, shkroi se vëllai i tyre ishte vrarë... Më erdhi keq që paska dhe

zhgarravinas të tillë. Jo për gjë por, regjimi komunist ishte i egër edhe pa i shtuar

një vrasje. Në këto raste respektimi i së vërtetës është respekt për të ikurin dhe për

ata që mbijetuan. Kështu, në një ditë gushti 1983, rreth orës 10 të mbrëmjes, dy

motrat dhe vëllai i tyre, filluan aventurën duke u nistur me not nga Saranda për në

Korfuz. Ky udhëtim i gjatë dhe rraskapitës i bëri që aty nga mëngjesi të hallakaten

afër brigjeve të Korfuzit. Zamira më thotë se ato e panë vëllain në mëngjes. Por pas

Faqja numër 13

http://TribunaShqiptare.com

kësaj ai zhduket. Dhe ajo thekson fjalën zhdukje. Kaq, vetëm kaq për të kuptuar

këtë akt. Nuk e di nëse kjo ngjarje ka kuptim për dikë që nuk e ka jetuar ferrin

komunist. Unë me mend kam përjetuar atë guxim për të vendosur të largohesh nga

Shqipëria, atë ankth përgjatë përgatitjeve, atë shqetësim se edhe mund të kapeshin,

burgoseshin, vriteshin e tërhiqeshin zvarr për të trembur të tjerët...

Çuditërisht Izabela dhe Zamira nuk ishin të vetmet heroina në atë ekip prej

pak a shumë 15 vetash. Edhe Astriti (Lulushi) kishte bërë të njëjtën gjë një vit më

vonë. Ndoshta, ndonjë ditë, ne si shoqëri, do të duhet tu kthehemi këtyre

“tradhëtarëve” që tu heqim atë epitet që ata nuk e meritonin. Epiteti që më shumë

do tu shkonte për shtat atyre është heronjë...Sodoqoftë, unë isha me fat, se gjatë

qëndrimit në Uashington takova edhe heronjë. Ata e sfiduan regjimin e Enver

Hoxhës, ata ishin desident të vërtetë.

Me zotin Elez Biberaj në zyrën e tij, 30

janar 2009

Ju flet Zëri i Amerikës !

Unë, para se të mbrrija në Uashington, nuk

e dija se Elez Biberaj ishte ende në

ndërtesën e Zërit të Amerikës. Kur zoti

Shaqir Salihu më tha se kishte 30 vjetë që

punonte tek Zëri i Amerikës, pyetja e parë

që më erdhi në mendje ishte: - Domethënë

ju e keni njohur Elez Biberaj - Po, më tha

ai, ai është këtu...është shef i divizionit të

Eurazisë, - shtoi. Dhe vërtet, pas disa ditësh

e takova në një nga korridoret e radios. Ai

vinte shpesh edhe tek seksioni shqiptar.

Ndonëse zoti Xhixho më kish thënë të mos

druhesha tu kërkoja ndihmë apo

informacione, më dukej se i bezdisja

ndërkohë që ata ishin tejet të zënë. Pra, nuk

i thash se doja të takoja zotin Biberaj. Por,

në ditën e fundit mendova se një vizitë në

Washington dhe sidomos tek Zëri i

Amerikës, pa takuar dhe përshëndetur zotin

Biberaj nuk do kishte kuptim. Përsëri Astriti nuk më la në baltë. Së bashku me

Keidën u interesuan të më siguronin një takim me zotin Biberaj. Kështu, mu dha

rasti të takoj një nga personalitetet e Zërit të Amerikës, një ndër personazhet më të

njohur të gazetarisë shqiptare, i mirënjohur prej gjithë shqiptarëve por që për mua

ka qenë një idhull dhe në farë mënyre ka reflektuar një nivel gazetarie që duhet të

synoj çdo kush. Le të kuptohemi, nuk duhet të jesh gazetar i Zërit të Amerikës për

Faqja numër 14

http://TribunaShqiptare.com

të tentuar ta shkundësh shoqërinë, ta shtysh të eci përpara. Kudo që të ndodhen

intelektualët shqiptarë, mund të bëjnë ndryshime. I qetë, i qeshur, tejet mikpritës,

në një zyrë të zbukuruar me simbole shqiptare ku në mur, në sfond bie në sy një

portret i madh i Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, zoti Biberaj me modesti më

thotë se ai ka qenë me fat. Po, ai ka qenë me fat ashtu siç janë me fat dhe gazetarë

të tjerë të Zërit të Amerikës. Pjesën tjetër po e plotësoj unë. Po, zoti Biberaj, keni

qenë me fat, ashtu si edhe ne shqiptarët kemi qenë me fat që kemi patur një Elez

Biberaj tek Zëri i Amerikës.

Një muaj në Uashington kaloi shpejt për më tepër që ky muaj ishte tejet, tejet i

ngjeshur me ngjarje.

Duke i dhënë fund qëndrimit, desha ti falenderoj miqtë e mi në Washington, ata që

i njihja dhe ata që i njoha aty. Në fakt, ndihem në atë zonë ku fjala faleminderit

nuk i shpreh dot të gjitha. Por ... le ta pranojmë këtë fjalë përderisa nuk kemi tjetër.

Faleminderit miq. Dhe më duket se ata vazhdojnë të flasin...

Ju flet Zeri i Amerikës. Në mikrofon një ekip i shkëlqyer. Rrini me ne, sepse

emisionet e Zërit të Amerikës vazhdojnë, në radio, televizion dhe internet

http://zeriamerikes.com

Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com

Uashington-Montreal, janar- shkurt 2009

Për çdo koment Tribuna Sqiptare Komente

© autori dhe TribunaShqiptare.com Shkrimi mund të ripublikohet me kusht që të

përmendet burimi

Faqja numër 15

http://TribunaShqiptare.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!