21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Individi

KAPITULLI I

INDIVIDËT DHE GRUPI

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë individin nga veçoritë e tij/saj morale dhe shoqërore.

• Të diskutojë për situatat e dhëna duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse.

• Të dallojë se ku ndryshojnë individët nga njëri-tjetri.

Fjalë kyç:

Mjetet:

individ, sjellje individuale.

teksti, pamje të fëmijëve në klasë dhe familje.

Aftësitë: të dalluarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim problemor

Përforcimi

Veprimtari praktike

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Bashkëbisedohet me nxënësit.

Çdo njeri ka cilësitë e veta.

- Pse Altini dhe Jona, megjithëse janë motër e vëlla ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri Nxënësit japin

mendimet e tyre, duke lexuar një nga fragmentet e faqes 4 të tekstit, p.sh.:

Altini i zgjuar, i pëlqen kompjuteri, ha shumë frutat;

Jona punëtore, i pëlqejnë librat, ha shumë ëmbëlsirat.

Nxënësit arrijnë në një përfundim: edhe pse ata janë motër e vëlla janë të ndryshëm, sepse janë dy njerëz

të ndryshëm. Çdo njeri dallohet nga gjinia, pamja, sjellja dhe shijet e tij.

Çdo njeri është një individ. Ai ka cilësitë e tij vetjake, që e dallojnë nga të tjerët. Ai dallohet nga pjesëtarët e

tjerë të familjes dhe të shoqërisë së tij. Ndonëse njerëzit janë të ndryshëm ata duhet ta respektojnë njëri-tjetrin.

Sjellja e zbukuron njeriun. Ajo e bën atë të mirë ose të keq, të bukur ose të shëmtuar. Kjo quhet sjellje

individuale.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim problemor

Situata problemore:

- Altini i tregon Jonës ato që ndodhin në klasën e tij. Jona e dëgjon me vëmendje të vëllanë, por nuk

bën të njëjtën gjë si ai. Altini mërzitet.

Pyetje: - Si e shpjegoni sjelljen e Jonës Po ti si vepron në situata të tilla

- Altini e Jona jetojnë në një pallat afër Shtëpisë së të moshuarve. Ata shkojnë shpesh në shtëpinë e

të moshuarve: u recitojnë vjersha, u këndojnë këngë, tregojnë gazmore dhe u çojnë dhurata.

Pyetje: - Cila mendoni ju se është dhurata më e bukur për të moshuarit (Dhurata më e bukur që bëjnë

fëmijët për të moshuarit është sjellja e tyre e mirë. Fëmijët ua bëjnë jetën më të bukur atyre me sjelljen e tyre

të kulturuar.)

Përforcimi: Veprimtari praktike në klasë

Lexoni në tekst disa cilësi dhe i gruponi në dy shtylla. P.sh.: i kujdesshëm - e çrregullt; i zhurmshëm

- i vëmendshëm etj.

Sipas cilësive që grupove diskuto me shokët se cilat tregojnë sjellje të mirë dhe cilat sjellje jo të mirë.

99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!