21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema. Takim me mjekun e shkollës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë disa sëmundje ngjitëse bazuar në informacionin e dhënë.

• Të përshkruajë 2-3 rregulla për higjienën e trupit dhe të gojës.

• Të vlerësojë punën e mjekut si të dobishme dhe të domosdoshme për njerëzit.

Mjete:

Orë e lirë

postera të ISHP-së, të cilat mjeku i shkollës i ekspozon në shkollë,

letra, lapostila, gërshërë, ngjitëse.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Një vizitë në dhomën e mjekut të shkollës. Njohja me veglat që përdor mjeku, si: stetoskopi,

termometri, luga për të parë grykët, monoskopi për të parë veshin etj.

Hapi II. Improvizimi i vizitave nga mjeku për 2-3 fëmijë.

Hapi III. Ardhja e mjekut në klasë.

Drejtimi i pyetjeve të përgatitura më parë nga nxënësit me ndihmën e mësuesit/es.

- Si ka rritur të bëhet mjeke

- Çfarë shkolle ka studiuar

- A është profesion i vështirë A gjen kënaqësi te profesioni i zgjedhur

- Ç`janë bakteret

- Cilat janë sëmundjet ngjitëse

- Pse quhen ngjitëse

- Si mund të mbrohemi nga këto sëmundje

- Pse duhet të rrimë shtrirë kur jemi të sëmurë

- Pse nuk duhet të pimë ujë shumë të ftohtë

- Pse nuk duhet të hamë shumë ëmbëlsira

Lista mund të shtohet me shumë pyetje të tjera. Kjo listë pyetjesh mund t’i jepet mjekut bashkë me ftesën

që ju i bëni për të qenë me ju në një ditë mësimi.

Hapi IV. Përgatitim një poster për shëndetin dhe kujdesin që duhet të tregojmë.

Nxënësit mund të mos e mbarojnë punën këtë orë. Mund të shfrytëzohet një orë tjetër e lirë për të

mbaruar punën e nisur me temë: “Shëndeti ynë është i çmuar”.

Posterat (vizatimet) dhe mesazhet ngjiten në muret e korridoreve të shkollës. Kjo do ta bënte më entuziaste

dhe të vlerësuar punën e fëmijëve.

131

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!