Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Parashikimi

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Ndërtimi i njohurive

Lojë në role, diskutim

Marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe

Përforcimi

Pesëvargjësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë në role, diskutim

• Situata e parë.

Miri: - Mami më duhen para për të blerë fletore se m’u mbarua.

Mami: - Patjetër shpirti i mamit. Merri.

Miri: - “Sa mirë, tani do të blej letrat me Jugi On”, - thotë ai me vete.

Nxënësit diskutojnë për këtë situatë. Ata duhet të dallojnë se kush veproni mirë dhe kush nuk veproi ashtu si duhet.

• Situata e dytë.

Mami: - Era sot në pushim do të blej një akullore 100-lekëshe.

Era: - Faleminderit mami.

Kur shkon në shkollë Era blen një akullore 50-lekëshe.

Era: - Me paratë që më mbetën nesër do të blej një akullore tjetër.

Nxënësit diskutojnë për veprimet e dy fëmijëve.

Këto situata mësuesi/ja i shpërndan në dy-tri grupe nxënësish që aktrojnë bukur dhe i fton të luajnë, dhe më

pas zhvillohet diskutimi.

Mësuesi/ja i prezanton nxënësit me temën e re. Sot do të mësojmë më shumë për të ardhurat, kursimin.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe

Altini do të na tregojë se çfarë i dhuroi atij gjyshi për Vitin e Ri.

- Çfarë mendoni ju se mund të jetë dhurata

Nxënësit japin idetë e tyre. Lexohet tregimi nga një nxënës.

Lexohet informacioni i ri dhe diskutohet për të qartësuar nxënësit.

Punohen situatat problemore. Në situatën e parë nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se të kursesh do të

thotë të menaxhosh paranë në mënyrë të zgjuar, duke blerë gjëra të nevojshme, cilësore që të jetojnë gjatë.

Nxënësit sjellin përvoja të kursimeve të tyre dhe për çfarë i kanë përdorur këto kursime. Kursimet e familjes.

Nëse janë përdorur për t`u ardhur në ndihmë personave të sëmurë, që kanë nevojë etj.

Lexohet fletëpalosjet nga mësuesi/ja mbi informacionet dhe shërbimet e shumta që ofrojnë bankat si

institucione ku depozitohen, ruhen të ardhurat. Një funksion tjetër i tyre është marrja e rrogës mujore, marrja e

kredive për të plotësuar nevojat e familjes, hapja e depozitave të së ardhmes, ku prindërit mund të hapin llogari

për fëmijët e tyre që në moshë të vogël.

Mësuesi/ja mund të nxitë diskutimin se për çfarë do t’i shpenzojnë këto të ardhura kur të rriten. Është mirë

që nxënësve t’u drejtohet dëshira drejt përdorimit të të ardhurave për t’u shkolluar.

Përforcimi: Pesëvargësh

Banka

e madhe e sigurt

depozitoj tërheq siguroj

Banka na siguron paratë.

siguri

Nxënësit lexojnë pesëvargëshat e krijuar dhe përgëzohen për punën e tyre.

Detyrë shtëpie. Pyesni prindërit mbi faturat e energjisë elektrike, ujit dhe

telefonit për dy muajt e fundit. Bëni krahasimin e shpenzimeve

dhe arsyet që nuk janë kursyer për të ulur shpenzimet.

129