21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Nxënësit punojnë në fletore në dyshe ose në etiketa të fotokopjuara nga mësuesi/ja që të kursehet kohë.

Lexojnë disa nxënës.

Mësuesi/ja i prezanton me temën e re.

Sot do të mësojmë më shumë për nevojat dhe dëshirat. Çdo vit shkollor ne kemi diskutuat për to. Sot do të

krahasojmë nevojat dhe dëshirat tona.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje, diskutim situatash

Lexohet rubrika “Çfarë do të mësoj”. Lexohet nga një nxënës rubrika ku jepet informacioni i ri. Nxënësve iu

drejtohen pyetje mbi mënyrën e të kuptuarit të informacionit.

- Çfarë nevojash ka njeriu

- Çfarë nevojash kanë fëmijët

- Cilat janë përgjegjësitë e fëmijëve

Punohen situatat problemore.

Në situatën e parë nxënësit diskutojnë mbi një nevojë të rëndësishme për shëndetin e tyre fjetja gjumë herët.

Të shikuarit e një filmi është një dëshirë, por që duhet plotësuar në kohën e caktuar.

Në situatën e dytë nxënësit diskutojnë mbi nevojën për shtëpi dhe dëshirën e madhe për të pasur një shtëpi të

madhe të mobiluar bukur, me hapësira. Për të arritur këtë duhet që të gjithë anëtarët e familjes të punojnë shumë.

Në situatën e tretë diskutojnë për detyrën shoqërore të ndihmuar.

Nxënësit sjellin dhe përvoja të tyre pozitive në këtë drejtim.

Përforcimi: Mendo-krahaso

Ndërtoni bashkësinë e nevojave të njerëzve dhe nevojave të kafshëve. Gjeni ndryshimet që ekzistojnë.

Nevojat e njeriut

Nevojat e kafshëve

Ushqimi

Ushqimi

Veshja -

Banesa

Kanë banesa natyrore

Të mësuarit

Nuk shkojnë në shkollë por mësojnë instinktivisht

Shoqëria

Jetojnë në grupe

Nxënësit diskutojnë për ndryshimet në nevojat e njeriut dhe kafshëve.

Detyrë shtëpie. Listoni nevojat dhe dëshirat nga më e rëndësishmja deri te më pak e rëndësishmja.

Nevojat e mia

Dëshirat e mia

Tema 3. Kursimi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë mënyrën e krijimit të të ardhurave në familjen e tij/saj bazuar në

njohuritë e tij/saj.

• Të diskutojë për vlerën pozitive të kursimit të të ardhurave në familje nga të gjithë

anëtarët duke u bazuar në situata problemore.

• Të diskutojë për vlerën pozitive të të ardhurave në plotësimin e nevojave dhe

dëshirave në familjen e tij/saj.

• Të renditë disa funksione të bankave bazuar në informacionet e dhëna.

Fjalë kyç: kursim, të ardhura, detyrime, domosdoshmëri.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletëpalosje të bankave të ndryshme.

Aftësitë:

të përshkruarit, të diskutuarit.

128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!