21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Mjedisi që na rrethon

KAPITULLI VI

SHËNDETI DHE MJEDISI

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të japë përkufizimin e fjalës mjedis bazuar në materialin e dhënë.

• Të diskutojë për ndryshimet mbi mjedisin bazuar në figura dhe vëzhgimet e tij/saj.

• Të diskutojë për rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Fjalë kyç:

Mjetet:

mjedis, natyrë, gjelbërim.

teksti i nxënësit, materiale dhe botime të edukimit mjedisor.

Aftësitë:

të diskutojë, të reflektojë.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Stuhi mendimesh

Vëzhgo-diskuto

Studim rasti

Zhvillimi i mësimit

Ju e keni dëgjuar fjalën mjedis. - Si e kuptoni ju atë

Nxënësit japin përgjigjet e tyre, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

shtëpia klasa shkolla

uji

Mjedis

ajri

deti liqeni pema lulet

Mësuesi/ja prezanton temën e re.

- Sot do të mësojmë më shumë për mjedisin, ndryshimet që pëson ai si pasojë e punës së njeriut.

Ndërtimi i njohurive: Vëzhgo-diskuto

Lexohet informacioni për mjedisin, duke e ilustruar me figurat përkatëse.

Nxënësit komentojnë figurat dhe dallojnë ndryshimet që ka pësuar mjedisi natyror nga ndërhyrja e njeriut.

Diskutohet mbi ndotjet e mjedisit nga tymrat e fabrikave, ndërtimet e shumta. Nxënësit japin idetë e tyre mbi

mjedisin në komunitetin e tyre.

Punohen situatat problemore. Nxënësit diskutojnë për dy sjelljet e vajzës dhe vlerësojnë sjelljen pozitive të saj.

Diskutohen pyetjet.

Nxënësit në bashkëpunim me mësuesin/en diskutojnë për ligjet dhe rregullat që vendos shteti, në mënyrë që

mjedisi të jetë i pastër dhe i shëndetshëm për qytetarët e tij.

Secili nga ne duhet të punojë për mbajtjen pastër të mjedisit.

Nxënësit japin mendimet e tyre mbi mënyrat si veprojnë ato për ruajtjen e mjedisit.

120

Përforcimi: Studim rasti

Mësuesi/ja jep një studim rasti. Nxënësit nxiten të diskutojnë në grupe, duke iu përgjigjur pyetjeve

Ela po pushon në plazhin e Durrësit me prindërit e saj. Duke vrapuar në rërë papritur ajo çan këmbën me

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!