Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas Edukata shoqërore 3 - Albas

21.01.2015 Views

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3” Tema 3. Jam përdorues i rrugës Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të tregojë jo më pak se dy rregulla të ecjes në rrugë. • Të dallojë shenjat e dhëna. • Të diskutojë për rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit në rrugë. • Të analizojë situatat problemore, duke u ndihmuar nga ilustrimet. Fjalë kyç: Mjetet: Aftësitë: përdorues i rrugës, kalimtar. shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve. të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit. Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha Parashikimi Ndërtimi i njohurive Përforcimi Lapsat në mes Lexim zinxir dhe koment E vërtetë apo e gabuar Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Lapsat në mes Nxënësit ndahen në grupe. Iu kërkohet që secili prej tyre të shkruajë nga një rregull të ecjes në rrugë. Nxënësit kanë mësuar dhe në klasën e dytë rregulla të tilla. Mësuesi/ja afrohet në grupet e nxënësve dhe i drejton lapsin një nxënësi. Nxënësi lexon rregullin që ka shkruar. Pasi mbaron veprimtaria mësuesi/ja i prezanton nxënësve se çfarë do të mësojnë sot. Ndërtimi i njohurive: Lexim zinxhir dhe koment Lexohen rregullat zinxhir dhe diskutohet rreth tyre. Nxënësit mund t’i konkretizojnë rregullat me fotot e rrugëve që kanë sjellë. Më pas komentohen shenjat paralajmëruese. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit t’i komentojnë ato. Shpesh në klasë ka nxënës që kanë njohuri të mira për këto shenja. Mësuesi/ja i lavdëron dhe i inkurajon për njohuritë e tyre, vëmendjen që ata kanë treguar gjatë ecjeve në rrugë të ndryshme. Komentohen dhe shenjat e spitalit, restorantit dhe telefonit, të cilat gjenden në rrugë të ndryshme ose në qytete. Ilustrohen dhe diskutohen figurat ku nxënësit japin idetë e tyre të ecjes në rrugë. Punohen situatat problemore në dyshe. Nxënësit diskutojnë mbi këto situata. Përforcimi: E vërtetë apo e gabuar Nxënësit në dyshe punojnë thëniet, të cilat janë shkruar në një fletë muri nga mësuesi/ja. V G Këmbësorët ecin në rrugë. V G Makinat duhet të ecin në trotuar. V G Në rrugët pa vija të bardha kalohet në pjesën më të gjerë të saj. V G Ne jemi përdorues të mirë të rrugës kur respektojmë semaforin, shpejtësinë dhe largësinë midis automjeteve. Detyrë shtëpie. Shkruani një mesazh që ti more në mësimin e sotëm. 115

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3” Tema 4. Kujdes! Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të listojë jo më pak se dy pasoja që vijnë nga aksidentet. • Të diskutojë për rregullat e ecjes duke u ndihmuar nga ilustrimet e dhëna. • Të krijojë mesazhe të kujdesit të ecjes në rrugë. Fjalë kyç: Mjetet: Aftësitë: përdorues i rrugës, kalimtar. shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve. të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit. Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha Parashikimi Ndërtimi i njohurive Përforcimi Punë në dyshe Punë në grupe Shkrim i lirë Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Punë në dyshe Listoni pasojat e një aksidenti në rrugë, p.sh.: Njerëz të aksidentuar. Automjete të shkatërruara. Ndalim i qarkullimit. Krijim i trafikut. Nxiten nxënësit të lexojnë punën e tyre. Mësuesi/ja iu prezanton temën e re nxënësve. - Në mënyrë që të shmangen aksidentet të gjithë duhet të themi “Kujdes!”. Në figurat më poshtë ne do të diskutojmë se për çfarë duhet të kemi kujdes. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe Nxënësit ndahen në grupe. Çdo grupi i jepen dy figura, të cilat duhet t’i komentojnë dhe të diskutojnë për rregullat që përcjellin figurat. Këto rregulla do të na i mësojnë personazhet e filmave. Nxënësit me ndihmën e mësuesit/es komentojnë figurat. Në një tabak të bardhë letre nxënësit shkruajnë rregullat që diskutuan dhe i vendosin në një pjesë të klasës. Ose mund të animohen figurat nga nxënësit. P.sh., një nxënës imiton lëvizjen me biçikletë. Nxënësit duhet të thonë njëzëri rregullën Respekto tabelat dhe kur ecën me biçikletë. Sigurisht mësuesi/ja iu lë kohën e nevojshme nxënësve që do të realizojnë animimet. Mendojmë se kjo mënyrë e bën interesante orën e mësimit. Përforcimi: Shkrim i lirë Shkruani një mesazh për mamatë dhe baballarët që i japin shpejt makinës. P.sh.: Respektoni rregullat e shpejtësisë. Ne ju duam shumë dhe kemi nevojë për ju! Fëmijët tuaj. Detyrë shtëpie. Lexojuani prindërve tuaj rregullat që mësuam sot. Sillni foto të udhëtimeve dhe mjeteve të udhëtimit. 116

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 4. Kujdes!

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të listojë jo më pak se dy pasoja që vijnë nga aksidentet.

• Të diskutojë për rregullat e ecjes duke u ndihmuar nga ilustrimet e dhëna.

• Të krijojë mesazhe të kujdesit të ecjes në rrugë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

përdorues i rrugës, kalimtar.

shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve.

të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Punë në dyshe

Punë në grupe

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Punë në dyshe

Listoni pasojat e një aksidenti në rrugë, p.sh.:

Njerëz të aksidentuar.

Automjete të shkatërruara.

Ndalim i qarkullimit.

Krijim i trafikut.

Nxiten nxënësit të lexojnë punën e tyre.

Mësuesi/ja iu prezanton temën e re nxënësve.

- Në mënyrë që të shmangen aksidentet të gjithë duhet të themi “Kujdes!”.

Në figurat më poshtë ne do të diskutojmë se për çfarë duhet të kemi kujdes.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

Nxënësit ndahen në grupe. Çdo grupi i jepen dy figura, të cilat duhet t’i komentojnë dhe të diskutojnë për

rregullat që përcjellin figurat. Këto rregulla do të na i mësojnë personazhet e filmave.

Nxënësit me ndihmën e mësuesit/es komentojnë figurat.

Në një tabak të bardhë letre nxënësit shkruajnë rregullat që diskutuan dhe i vendosin në një pjesë të klasës.

Ose mund të animohen figurat nga nxënësit. P.sh., një nxënës imiton lëvizjen me biçikletë. Nxënësit duhet

të thonë njëzëri rregullën Respekto tabelat dhe kur ecën me biçikletë.

Sigurisht mësuesi/ja iu lë kohën e nevojshme nxënësve që do të realizojnë animimet. Mendojmë se kjo

mënyrë e bën interesante orën e mësimit.

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruani një mesazh për mamatë dhe baballarët që i japin shpejt makinës. P.sh.:

Respektoni rregullat e shpejtësisë.

Ne ju duam shumë dhe kemi nevojë për ju!

Fëmijët tuaj.

Detyrë shtëpie. Lexojuani prindërve tuaj rregullat që mësuam sot.

Sillni foto të udhëtimeve dhe mjeteve të udhëtimit.

116

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!