Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Detyrë shtëpie. Nxënësit ndahen në grupe dhe u jepet detyrë:

o Grupi i parë: Flisni me prindërit dhe sillni raste kur shtetasi ka nevojë për

ndihmën e gjykatës.

o Grupi i dytë: Intervistoni një punonjës policie se në cilat raste ata ndihmojnë

fëmijët në nevojë.

o Grupi i tretë: Sillni foto të ndryshme ku të tregohet se si bashkia apo

komuna juaj ka ndihmuar banorët e saj.

Tema 3. Edhe ne ndihmojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të diskutojë mbi figurat e dhëna në tekst.

• Të tregojë raste të punëve të dobishme në ndihmë të komunitetit.

• Të vlerësojë punën në komunitet si një cilësi të qytetarit/es së mirë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

ndihmë, dobi.

teksti i nxënësit.

të diskutuarit, të shprehurit, të vlerësuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetje-përgjigje

Ndërtimi i njohurive

Diskutim mbi figurat

Përforcimi

Veprimtari konkrete

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetje-përgjigje

- Si mund të ndihmojmë në komunitet

- Çfarë punësh mund të kryejmë ne fëmijët

Nxënësit japin idetë e tyre.

Mësuesi/ja i prezanton temën e re mësimore, ku ata do të mësojnë mbi punët që kryejnë moshatarët e tyre

në komunitet.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim mbi figurat

Nxënësit ndahen në 4 grupe. Çdo grup duhet të komentojë 2 figura. Nxënësit mund të shkruajnë komentet

e tyre në një letër dhe më pas të prezantojnë punën e tyre.

- Mësuesi/ja kërkon që ata të krahasojnë veprimtaritë e fëmijëve në figura me veprimtaritë e tyre.

Përforcimi: Veprimtari konkrete

Gjatë kësaj ore mësuesi/ja mund të iniciojë një punë të thjeshtë në komunitet.

P.sh.: ujitja e pemëve në trotuarin afër shkollës ose përgatitjen e posterave për mbajtjen pastër të qytetit.

Për përgatitjen e posterave puna mund të fillojë gjatë kësaj ore dhe të vazhdojë dhe në orën tjetër, që mund

të jetë një orë e lirë.

Gjatë kësaj ore mund të planifikohet dhe një vizitë në Shtëpinë e të moshuarve të qytetit.

E rëndësishme është që nxënësit të ndjenë kënaqësinë që sjell puna në ndihmë të komunitetit dhe njerëzve

në nevojë.

111