21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 2. Kur unë kam nevojë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë 2-3 institucione në shërbim të qytetarëve, duke u bazuar në

materialin e dhënë.

• Të diskutojë për barazinë në shërbimin që ofrojnë këto institucione si një e drejtë

e qytetarëve.

• Të ofrojë zgjidhje të situatave problemore, duke u bazuar në përvojat e tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

shërbim, institucione, barazi në shërbim.

teksti i nxënësit, foto të institucioneve në komunitet.

Aftësitë: të përshkruarit, të diskutuarit, të shprehurit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive

Punë në grupe

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

- Për çfarë kanë nevojë njerëzit në një lagje (ambulancë, shkollë, çerdhe, gjelbërim, lulishte, park

lodrash, farmaci, dentist, stacion policie, shitore)

- A gjenden këto shërbime në lagjen tuaj

- Cili i siguron ato

Nxënësit japi mendimet e tyre. Mësuesi/ja vazhdon t’iu prezantojë atë ç’ka do të mësojnë në këtë temë mësimore.

- Sot do të mësojmë se shumë nga këto institucione, shërbime që ju përmendët më sipër, qytetarëve

ia siguron shteti dhe në këtë rast institucionet quhen institucione publike dhe në disa raste këto institucione

mund të jenë private.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

Mësues/ja i orienton nxënësit të lexojnë në faqen 26 informacionin mbi institucionet dhe më pas iu kërkon të

numërojnë nga 1-4. Njëshat do të paraqesin në mënyrë të përmbledhur shërbimet që ofron policia, dyshat për

zjarrfikëset, treshat për ndërmarrjet e gjelbërimit, katrat për ndihmën e shpejtë ose urgjencën. P.sh.:

1. Zjarrfikëset: shuajnë zjarret, në raste përmbytjesh, aksidentesh, ecin shumë shpejt, ndezin sirenat, në

mënyrë që rruga të jetë e lirë.

2. Policia: mbron njerëzit nga keqbërësit, iu krijon qetësi qytetarëve.

Nxënësit lexojnë punët e tyre.

Punohen situatat problemore në grupe sipas ndarjeve të realizuara më lart. Nxënësit ofrojnë zgjidhjet e tyre. Sigurisht

mësuesi/ja shton informacione për ujësjellësin, për ndihmën sociale, për shërbimin arsimor shtetëror dhe atë privat.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit

Mësuesi/ja ndërton në tabelë rrjetin e diskutimit:

Po Pyetja Jo

A mendoni se në shkollë mësuesit i trajtojnë të gjithë

nxënësit njëlloj

Nëse nxënësit japin përgjigje pozitive, atëherë mësuesi/ja i nxit me pyetjet Pse mësuesit iu trajtojnë në

mënyrë të barabartë të gjithëve (Sepse të gjithë jemi të barabartë dhe një shtet demokratik ka qëllimin e tij

kryesor që të gjithë shtetasit të jenë të barabartë.)

110

Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen dhe mendimet që dhanë gjatë kësaj ore mësimi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!