21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 3. Rregullat në klasë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë rregulloren e klasës së tij/saj dhe të zbatojë rregullat e shkruara në të.

• Të argumentojë pse duhen zbatuar rregullat në mjediset e klasës dhe të shkollës.

• Të shtojë rregulla të reja në rregulloren e klasës së tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

rregull, rregullore e brendshme.

teksti, rregullorja e klasës.

Aftësitë: të diskutuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Plotësimi i rregullores dhe diskutim

Përforcimi

Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve: Sot do të vendosim një rregullore të brendshme të klasës. Bashkëbisedohet

për çdo rregull me nxënësit dhe vendoset që t`i respektojnë dhe t`i zbatojnë ato.

- Çfarë është klasa për ju Pse duhet t’i zbatojmë rregullat në klasë

Përgjigje: klasa është vendi ku të gjithë nxënësit vijnë që të mësojnë dhe të edukohen. Ata janë tipa të

ndryshëm: njeri i urtë, tjetri çapkën, i pavëmendshëm etj., njëri mëson shumë tjetri më pak etj.

Nxënësit duhet t’u binden disa rregullave të vendosura nga shkolla dhe nga vetë nxënësit. Duke zbatuar të

gjithë nxënësit këto rregulla ka një bashkëpunim dhe mirëkuptim midis nxënësve e mësuesve të shkollës.

Ndërtimi i njohurive: Plotësimi i rregullores dhe diskutim

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të thonë nga një rregull për klasën.

Pas grumbullimit të rregullave plotësohet rregullorja e brendshme e klasës:

1. Të vijmë në orarin e caktuar në klasë.

2. Të mbajmë pastër klasën dhe shkollën.

3. Të hedhim mbeturinat në koshin e

mbeturinave.

4. Të respektojmë shokun apo shoqen e klasës

apo të shkollës.

5. Të respektojmë mësuesit tanë.

6. Të dëgjojmë me vëmendje mësuesen/in në orën

e mësimit.

7. Të mos flasim me zë të lartë.

8. Të përdorin fjalë të kulturuara.

9. Të ruajmë dhe të kujdesemi për objektet e klasës.

10. Të ruajmë dhe të mbajmë pastër librat tanë.

11. Të mos shkarravisim mbi bankë.

Pra, rregullorja e klasës plotësohet nga vetë nxënësit duke u ndihmuar nga mësuesi/ja.

- A ka ndonjë rregull që nuk ju pëlqen

- A ka ndonjë rregull që nuk e zbatoni dot

- Pse është e rëndësishme rregullorja e klasës

Të gjitha rregullat në klasë diskutohen dhe vendosen nga nxënësit në bashkëpunim me mësuesen/in.

Ata duhet të zbatohen me përpikëri nga vetë nxënësit dhe mësuesi/ja.

Përforcimi: Shkrim i shpejtë

Në figurën në faqen 19 të tekstit është paraqitur një nxënës që duhet të zbatojë disa rregulla. Shkruani në

fletoren tuaj këto rregulla.

Lexohen shkrimet e nxënësve.

106

Detyrat tona. Të zbatojmë praktikisht çdo ditë rregullat në klasë e në shkollë. Të kritikojmë

dhe edukojmë shokun ose shoqen e klasës që nuk i zbaton rregullat si në

klasë dhe në shkollë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!